By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Plagoset një person tek Komuna e Parisit
May 18, 2025
Austria fituese e Eurovisionit 2025, Shqipëria e 8-ta
May 18, 2025
Osmani me Macron e Erdogan: Mbështetje për Kosovën
May 17, 2025
Si po u merret prona ukrainasve në Krime
May 17, 2025
Dy helikopterë u përplasën në Finlandë, biznesmenë nga Estonia humbën jetën
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Harris shpreson të përfitojë nga mbështetja e Presidentit Biden
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Harris shpreson të përfitojë nga mbështetja e Presidentit Biden
Rajon / Botë

Harris shpreson të përfitojë nga mbështetja e Presidentit Biden

Kosova Times
Last updated: 2024/09/02 at 7:18 PM
Kosova Times Published September 2, 2024
Share
SHARE

Nënpresidentja Kamala Harris dhe Presidenti Joe Biden do të bëjnë fushatë së bashku të hënën në Pensilvani, teksa zonja Harris bën përpjekje të paraqes kandidaturën e saj si “një rrugë të re përpara”. Ajo megjithatë i mbetet besnike Presidentit Biden dhe politikave të tij.

Dyshja do të marrin pjesë në paradën e Ditës së Punës në Pittsburgh dhe do të mbajnë fjalime. Kjo do të jetë hera e parë që të dy do të ndajnë tribunën së bashku, që nga tërheqja e Presidentit Biden nga gara për t’u rizgjedhur, duke u zëvendësuar nga zonja Harris, gjë që rriti entuziazmin demokrat.

Ekipi i fushatës së zonjës Harris ka thënë se votuesit e Pensilvanisë ndihen me energji të shtuar që kur Nënpresidentja mori emërimin e partisë gjashtë javë më parë. Ekipi ka njoftuar se janë regjistruar dhjetëra mijëra vullnetarë të rinj për të ndihmuar atë dhe guvernatorin e Minesotës, Tim Walz, kandidatin demokrat për Nënpresident. Pjesëmarrja e zonjës Harris dhe Presidentit Biden në paradë, një nga më të mëdhat të tilla në vend, është pjesë e fushatës zgjedhore në shtetin fushëbetejë ndërsa kanë mbetur më shumë se dy muaj deri në ditën e zgjedhjeve. Nënpresidentja Harris fillimisht shkon në Detroit të hënën për një tubim fushate përpara se të takohet me Presidentin Biden në Pensilvani.

Zonja Harris ka kërkuar të tërheqë votuesit duke e pozicionuar veten si një shkëputje nga politika me fjalor ofendues, duke hedhur poshtë retorikën e ashpër të kundërshtarit të saj republikan, ish-presidentit Donald Trump. Ajo gjithashtu po bën përpjekje të shkojë përtej epokës së Presidentit Biden. Megjithatë, ndërsa fjalimet e saj mund të jenë të ndryshme nga ato të zotit Biden, agjenda e zonjës Harris është plot me të njëjtat çështje që ai ka mbrojtur: kufizimi i kostos për ilaçet me recetë, ekonomia dhe ndihma për familjet për të përballuar kujdesin për fëmijët.

“Ne luftojmë për një të ardhme ku të ndërtojmë atë që unë e quaj një ekonomi që krijon mundësi që çdo amerikan të ketë mundësinë të zotërojë një shtëpi, të fillojë një biznes dhe të ndërtojë pasuri midis brezave. Të kemi një të ardhme ku ne ulim koston e jetesës për Amerikën”, tha ajo në një tubim të fundit, duke i bërë jehonë thirrjeve të ngjashme të Presidentit Biden.

Nënpresidentja Harris u shfaq shkurtimisht në skenë me Presidentin Biden pasi ai mbajti fjalimin e tij në natën e hapjes së Kuvendit Kombëtar Demokratik të muajit të kaluar. Por të dy nuk kanë mbajtur fjalime në të njejtën ngjarje politike që kur vetë zoti Biden po kandidonte për postin e Presidentit. Në atë kohë, ekipi i zotit Biden e përdorte zonjën Harris kryesisht si zëdhënësen e fushatës për të drejtat e abortit, një çështje që ata besojnë se mund t’i ndihmojë të fitojnë në nëntor.

Dyshja me raste janë shfaqur edhe në ngjarje zyrtare dhe janë takuar së bashku në Shtëpinë e Bardhë që nga tërheqja e zotit Biden nga gara për tu rizgjedhur.

Për më shumë se 3 vjet e gjysmë, Nënpresidentja Harris ka qenë një nga mbështetëset kryesore të zotit Biden. Tani gjërat kanë ndryshuar, pasi zonja Harris duket se mbështetet tek zoti Biden, i cili ka lindur në qytetin Scranton, në Pensilvani – për ta fituar shtetin potencialisht vendimtar për rezultatin e zgjedhjeve. Presidenti Biden, nga ana e tij, është tërhequr jo pak nga jeta publike që nga dhënia fund e garës zgjedhore. Ai ishte për herë të fundit në Shtëpinë e Bardhë më 19 gusht dhe që atëherë ka qenë me pushime në Kaliforninë Jugore dhe Delauer.

Por, edhe pse ajo ka marrë përsipër udhëheqjen e Partisë Demokratike, zonja Harris ka qëndruar e palëkundur në anën e Presidentit Biden. Në intervistën e saj të parë prejse Partia Demokratike ndryshoi kandidatët, zonja Harris e mbrojti me pasion punën dhe aftësinë e Presidentit Biden për të kryer punën, përkundër ngjarjeve të dy muajve të fundit që përfunduan me kandidimin e saj për Zyrën Ovale.

Presidenti 81-vjeçar u tërhoq nga gara për tu rizgjedhur në korrik pas një debati me ish Presidentin Trump ku paraqitja e tij u vlerësua shumë e dobët. Pas debatit pati një trysni të pashembullt brenda partisë së tij që ai të linte vend për një brez të ri. Zonja Harris dhe rivali republikan Trump do të debatojnë më 10 shtator.

“Ai kujdeset shumë për popullin amerikan. Ai është kaq i zgjuar dhe besnik ndaj popullit amerikan. Unë kam kaluar orë të tëra me të. Ai ka inteligjencën, përkushtimin dhe prirjen që mendoj se populli amerikan me të drejtë e meriton t’i gjej tek presidenti i tij”, tha ajo në intervistën e javës së kaluar.

Ajo shtoi për zotin Trump: “Në të kundërt, ish-presidenti nuk ka asgjë nga këto.”

Nënpresidentja Harris tha gjatë intervistës në rrjetin amerikan CNN se puna me zotin Biden ishte “një nga nderet më të mëdha të karrierës sime” dhe ajo tregoi momentin kur ai i telefonoi për t’i thënë se po largohej.

“Ai më tha se çfarë kishte vendosur të bënte dhe … e pyeta: ‘A je i sigurt?’ dhe ai më tha, ‘Po’, dhe kështu mësova për këtë vendim.”

Zëvendëspresidentja tha se nuk kishte nevojë t’i kërkonte Presidentit Biden mbështetjen e tij sepse “ai ishte shumë i qartë se do të më mbështeste”.

Zonja Harris gjithashtu e ka mbrojtur rezultatin e punës për kufirin jugor dhe imigracionin, një nga problemet më të vazhdueshme dhe shqetësuese të administratës së Presidentit Biden. Ajo tha se ishte caktuar me detyrë të përpiqej të kuptonte “shkaqet rrënjësore” të imigracionit në vendet e tjera prej nga vinin emigrantët, megjithëse republikanët e kanë etiketuar atë si “personi përgjegjës për trajtimin e problemit të kufirit”.

“Ne kemi ligje që duhen ndjekur dhe zbatuar, që merren me njerëzit që kalojnë kufirin tonë ilegalisht dhe duhet të ketë pasoja”, tha Nënpresidentja Harris.

Ndonëse ajo ka përdorur fjalor më të ashpër ndërsa ka folur për gjendjen e rëndë të civilëve në Gazë, Nënpresidentja ka mbështetur gjithashtu përpjekjet e Presidentit Biden për të armatosur Izraelin dhe për të arritur një marrëveshje pengjesh dhe për armëpushim.

Izraeli njoftoi të dielën se kishte gjetur trupat e gjashtë pengjeve të kapur gjatë sulmit të Hamasit të 7 tetorit që ndezi luftën në Gazë. Në mesin e gjashtë pengjeve të vrarë ishte edhe izraelito-amerikani Hersh Goldberg-Polin. Njoftimi bëri që dhjetëra mijëra izraelitë të demonstrojnë në rrugë duke kërkuar një marrëveshje armëpushimi.

Zonja Harris iu bashkua Presidentin Biden të hënën në Shtëpinë e Bardhë për t’u takuar me ekipin negociator amerikan për të diskutuar mbi përpjekjet e tyre të vazhdueshme për një marrëveshje që do të siguronte lirimin e pengjeve të mbetura.

You Might Also Like

Si po u merret prona ukrainasve në Krime

Dy helikopterë u përplasën në Finlandë, biznesmenë nga Estonia humbën jetën

Çelësa fikës u gjetën në panelet diellore kineze të shitura në SHBA

FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump

Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi

TAGGED: #Joe Biden, #Kamala Harris
Kosova Times September 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Laçi e Muçi njëzëri: Tani duam vendin e parë në grup!

Kosova Times Kosova Times October 15, 2023
Joseph: Vizita e shefit të CIA-s sinjal i brengës në Uashington për Ballkan
Dy aksidente me disa të lënduar në autostradën ‘Ibrahim Rugova’
Laura Fazliu, kampione evropiane
Power: Të zbatohen detyrimet nga marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?