By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Senati Amerikan miraton me shpejtësi projektligjin dypartiak për ta etiketuar Rusinë si sponsor shtetëror të terrorizmit
September 18, 2025
Horoskopi ditor për 18 shtator
September 18, 2025
Macron do t’i ofrojë gjykatës amerikane prova shkencore për të vërtetuar se Brigitte është grua
September 18, 2025
Axhenda ndërkombëtare
September 18, 2025
Moti ne Shqipëri me diell , temperatura deri në 33°C
September 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia sulmon Kievin me raketa balistike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rusia sulmon Kievin me raketa balistike
Rajon / Botë

Rusia sulmon Kievin me raketa balistike

Kosova Times
Last updated: 2024/09/02 at 10:19 AM
Kosova Times Published September 2, 2024
Share
SHARE

Rusia ka kryer sulme me dronë, me raketa lundruese dhe balistike ndaj Kievit mëngjesin e 2 shtatorit, tha kryetari i kryeqytetit ukrainas.

Të paktën dy persona janë plagosur, ndërkaq zjarri, që u shkaktua nga rënia e copëzave të raketave, ka dëmtuar shtëpi dhe infrastrukturë.

Një ndërtesë e një impianti të ujit, që shërbente si strehimore ndaj bombardimeve në Kiev, është dëmtuar pjesërisht, tha kryetari i kryeqytetit ukrainas, Vitaliy Klitschko.

Ai tha se dy persona u plagosën gjatë sulmit, duke shtuar se ekipet emergjente kanë intervenuar në disa qarqe të Kievit, pas rënies së copëzave të raketave.

Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, tha se mbi 10 raketa lundruese, 10 raketa balistike dhe një dron që u gjuajtën, nga Rusia ndaj Kievit u shkatërruan nga mbrojtja ajrore ukrainase.

Për rreth dy orë, në mbarë Ukrainën u lëshuan alarmet për sulme ajrore, ndërkaq më pas autoritetet thanë se qiejt e Ukrainës ishin të sigurt. Polonia fqinje, shtet anëtar i NATO-s, sipas agjencisë Reuters, ngriti në ajër avionët e saj dhe të aleatëve për të mbajtur të sigurt hapësirën e saj ajrore gjatë këtyre sulmeve.

Ndërkaq, në Harkiv – qytetin e dytë më të madh në Ukrainë – dy dronë goditën një ndërtesë banimi dhe një shkollë, raportuan mediat ukrainase. Nga këto sulme nuk është raportuar për viktima.

Sulmet vijnë një ditë pasi ushtria e Rusisë tha se ka shkatërruar 158 dronë të Ukrainës që ishin lëshuar drejt rajoneve ruse. Ky është cilësuar si një prej sulmeve më të mëdha të kryera nga Ukraina që kur Rusia nisi pushtimin e shtetit fqinj në shkurt të vitit 2022.

Po ashtu, ky sulm u krye disa javë, pasi forcat ukrainase nisën një ofensivë në rajonin rus të Kurskut.

You Might Also Like

Macron do t’i ofrojë gjykatës amerikane prova shkencore për të vërtetuar se Brigitte është grua

Axhenda ndërkombëtare

Arabia Saudite dhe Pakistani nënshkruan një marrëveshje për mbrojtje të përbashkët, përfshirë armët bërthamore

Një statujë e madhe e Donald Trump është ngritur përpara Kapitolit në Uashington.

Tre oficerë policie të vrarë, dy të plagosur në Pensilvani, i dyshuari i vrarë

TAGGED: #Kiev, #Raketa balistike, #Sulme ruse
Kosova Times September 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjermania arreston dy persona nën dyshimin se spiunonin për Rusinë

Kosova Times Kosova Times April 18, 2024
Flasin për angazhimin e ekspertëve, mbledhja shtyhet për të hënën
Gjykata Ndërkombëtare në Hagë kërkoi zhbllokimin e korridorit të Laçinit
Aliyev ngre flamurin e Azerbajxhanit mbi rajonin e Karabakut
Papa Françesku bën shqiponjën, Edi Rama publikon foton
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?