By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Abdixhiku për Kushtetuesen: LDK e tha nga dita e parë, Kosova humbi kohë
August 8, 2025
Cakolli: Deputetët edhe 30 ditë të tjera për ta konstituar Kuvendin
August 8, 2025
Shoqëria civile e shqetësuar që Specialja pranoi prova nga Serbia
August 8, 2025
Kurti me përfaqësuesit e QUINT-it dhe BE-së diskutojnë zhvillimet në Kuvend
August 8, 2025
Kushtetuesja: Kuvendi duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA, mijëra punonjës hotelesh futen në grevë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA, mijëra punonjës hotelesh futen në grevë
Rajon / Botë

ShBA, mijëra punonjës hotelesh futen në grevë

Kosova Times
Last updated: 2024/09/02 at 9:12 PM
Kosova Times Published September 2, 2024
Share
SHARE

Greva e më shumë se 10 mijë punonjësve të 25 hoteleve në Shtetet e Bashkuara, të cilët zgjodhën ‘Ditës së Punës’ për të vënë theksin tek kërkesat e tyre, vazhdoi edhe të hënën.

Ata kërkojnë paga më të larta, volum më të drejtë pune dhe që numri i punonjësve në një hotel të kthehet siç ishte para shkurtimeve për shkak të pandemisë COVID-19.

Sindikata ‘Bashkohuni këtu’, e cila përfaqëson pastruesit që janë futur në grevë dhe pjesën tjetër të personelit të hoteleve, tha se 200 punonjësit e ‘Hilton Baltimore Inner Harbor’ janë më të fundit që iu bashkuan grevës.

Gati gjysma e punonjësve që u futën në grevë, ose rreth 5 mijë, janë në Honolulu të Hauait. Në grevë janë edhe mijëra punonjës hotelesh në Boston, San Francisco, Siatëll dhe dy qytetet e Kalifornisë, San Diego dhe San Jose. Greva, që ka në qendër të pakënaqësive hotelet Marriot, Hilton dhe Hyatt është planifikuar të zgjasë nga 1 deri në 3 ditë.

Sindikata “Bashkohuni këtu” tha se një total prej 15 mijë punonjësish votuan në mbështetje të grevës, e cila së shpejti mund të përhapet edhe në qytete të tjera si në Nju Heven të Kënektikatit; Oakland të Kalifornisë dhe Providence të Rode Ajllëndit.

Presidentja e kësaj sindikate, Gwen Mills tha se greva është pjesë e një beteje të gjatë për të siguruar paga të qëndrueshme për punonjësit, në një nivel të njëjtë me industritë që tradicionalisht dominohen nga burrat.

“Puna në hotelieri në përgjithësi është e nënvlerësuar dhe nuk është një rastësi që kjo punë bëhet kryesisht nga gratë dhe personat me ngjyrë”, tha zonja Mills.

Ekipi i pastruesve në hotele kërkon rikthimin e praktikës së pastrimit e përditshëm të dhomave në rrjetet kryesore të hoteleve. Ata ankohen se janë të mbingarkuar me shumë punë, ose se u kërkohet të punojnë pak orë dhe se kjo ndikon në pagën që marrin. Shumë hotele kanë kufizuar shërbimet gjatë pandemisë së koronavirusit dhe ende nuk i kanë rikthyer ato.

Por hotelet thonë se klientët nuk po kërkojnë pastrimin e përditshëm të dhomave dhe shërbime të tjera.

Udhëheqësi i zyres së çështjeve të punëtorëve në zinxhirin e hoteleve Hyatt, Michael D’Angelo, tha në një deklaratë të hënën se rrjeti i tyre ka një plan për të minimizuar ndikimin e grevave në operacionet e hotelit.

“Jemi të zhgënjyer me sindikatën ‘Bashkohuni këtu’ që zgjodhën grevën, ndërsa Hyatt mbetet i gatshëm të negociojë”, tha zoti D’Angelo. “Ne presim që të vazhdojmë të negociojmë kontrata të drejta dhe të vlerësojmë konbrituton e punonjësve të Hyatt-it”.

Agjencia e lajmeve Associated Press dërgoi të hënën kërkesa për komente edhe tek hotelet Marriott dhe Hilton.

You Might Also Like

SHBA paralajmëron Kosovën: Ngërçi politik po rrezikon investimet amerikane

Kritika në Holandë për pushimet e gjata të familjes mbretërore në Greqi

Kurth diplomatik? Ish-ambasadori paralajmëron Trumpin kundër dhënies së fitores së propagandës së Putinit

Kryeministri britanik kundërshtoi me forcë Izraelin: Një veprim krejtësisht i gabuar, çon në gjakderdhje të re

Parlamentarët italianë befasojnë botën: Të veshur me ngjyra palestineze, ata kritikojnë qeverinë për heshtjen e saj

TAGGED: #grevë, #Punonjës hotelesh, #ShBA-ja
Kosova Times September 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Ja si duket një sanduiç 14 euro në stadiumin e West Ham

Kosova Times Kosova Times October 8, 2024
Sarkozy qortoi Mbappen për mënyrën se si u largua nga PSG: Nuk do ta harrojë këtë
Trupi filloi ti shembet, hudhra dhe uji i thjeshtë e shpëtuan (recetë)
A po shpërbëhet aleanca që mbron shpinën e Putinit?
Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?