By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Almir Ajzeraj ‘Ylli i Javës’
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Almir Ajzeraj ‘Ylli i Javës’
Sport

Almir Ajzeraj ‘Ylli i Javës’

Kosova Times
Last updated: 2024/09/03 at 11:24 AM
Kosova Times Published September 3, 2024
Share
SHARE

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, po vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”.

 

Ky çmim për javën e katërt në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Drita, Almir Ajzeraj.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit në përbërje: Sunaj Keqi dhe Fatmir Mehmeti.

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e katërt t’i takojë Ajzeraj, i cili, ndonëse u aktivizua në pjesën e dytë të ndeshjes, arriti ta zhbllokojë ndeshjen me golin e tij dhe po ashtu asistoi në një tjetër gol, duke qenë lojtari më i vlefshëm i ekipit të tij.

Almiri ishte vendimtar në arkëtimin e tri pikëve të para të FC Drita në këtë edicion të Albi Mall Superligës, ku mposhtën FC Ferizajn me rezultat 3:1

Pasi mori këtë çmim, Ajzeraj u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës.

“Fillimisht është një start i mirë për ekipin tonë, Drita, meqë është ndeshja e parë në kampionat pas ndeshjeve në Evropë. Një ndjenjë mjaft e mirë që shpallem ‘Ylli i Javës’. Falenderoj bashkëlojtarët e mi, sepse është edhe meritë e tyre. Është e rëndësishme që kemi filluar me 3 pikë dhe do të vazhdojmë ndeshjet një pas një. Sa i përket nivelit të Superligës, çdo vit ka rritje dhe mendoj se sivjet ka akoma më shumë cilësi. Çdo vit gara për titull është më e vështirë dhe më konkurruese. Si çdo vit, FC Drita ka pretendimet të dalë kampion dhe të fitojë Kupën e Kosovës. Do të shkojmë ndeshjet pas ndeshjes. Do të futemi në çdo ndeshje vetëm për fitore”, tha Ajzeraj për faqen zyrtare të FFK-së.

You Might Also Like

FFK mohon se është dënuar nga UEFA

Promovohet libri për trajnerin e boksit, Lah Nimani

FFK ndan stemat e FIFA-s për gjyqtarët kosovarë për vitin 2026

DKRS në Ferizaj intensifikon përgatitjet për Lojërat Mesdhetare

Të enjten promovohet libri ‘Lah Nimani-emblemë e përjetësisë’

TAGGED: #Almir Ajzeraj, #Ylli i Javës
Kosova Times September 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ekspertët e sigurisë: Konkursi për rekrutimin e policëve mund të dështojë

Kosova Times Kosova Times January 17, 2023
BE po përgatit një ndalim për tranzitin e mallrave përmes Rusisë
Haradinaj: Raporti i DASh-it demistifikon kursin e mashtrimit të Qeverisë
Krasniqi fillon takimet në Washington DC
Kosova nderon heroin Afrim Bunjaku, kërkohet ekstradimi i Radoiçiqit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?