By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze
January 28, 2026
Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash
January 28, 2026
Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake
January 28, 2026
Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë
January 28, 2026
Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: FFK: Prishtina e organizoi keq ndeshjen, Batatina me një “mal” shkeljesh
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > FFK: Prishtina e organizoi keq ndeshjen, Batatina me një “mal” shkeljesh
Sport

FFK: Prishtina e organizoi keq ndeshjen, Batatina me një “mal” shkeljesh

Kosova Times
Last updated: 2024/09/03 at 10:29 PM
Kosova Times Published September 3, 2024
Share
SHARE

Komisioni i Garave në Albi Mall Superligën e Kosovës, ka iniciuar masa disiplinore ndaj akterëve që nuk u sollën konform rregullave të FFK-së, në xhiron e katërt.

Në fokus është ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, e fituar nga vendasit me rezultat 3-2.

Sipas FFK-së, nikoqiri bëri lëshim në organizim.

“Gjatë gjithë ndeshjes lejohen disa persona të qëndrojnë prapa bankinës mysafire, të cilët ofendojnë dhe pengojnë në kryerjen e detyrës kreytrajnerin e ekipit mysafir. Në min. 3 dhe 65 shikuesit vendas “Plisat“, hedhin mjete piroteknike brenda rrethojave të fushës. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes dhe xhirimit televiziv në ndeshjen Prishtina -Llapi”, thuhet në vendimin e komisionit të garave.

Por sipas këtij organi të FFK-së edhe më të shumta janë shkeljet e klubit mysafir, duke nisur nga veprimet e trajnerit të Llapit, Tahir Batatinës.

“Pas përfundimit të ndeshjes është vërsulur disa herë në drejtimin të gjyqtarit kryesor dhe të kolegëve të tij në mesin e fushës, duke përdorur gjuhë vulgare ofenduese dhe kërcënuese, pastaj duke shkuar në drejtim të bankinës bie në provokimin e shikuesve të cilëve ju tregon gishtin e mesit të dorës, i fyen shikuesit e pranishëm duke provokuar një eskalim të mundshëm të masës.

Për këto sjellje jo sportive dhe vulgare ndëshkohet me karton të kuq direkt. I njëjti pas ndëshkimit ka tentuar ta sulmojë fizikisht gjyqtarin kryesor, por falë intervenimit të policisë është evituar sulmi. Po ashtu edhe në tunelin e stadiumit dukshëm i frustruar ka tentuar ta sulmojë fizikisht gjyqtarin, por sërish është penguar nga policia. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes, Genc Nuza dhe xhirimit televiziv”.

Po ashtu përmendet edhe ekonomi i KF Llapit, Besart Hoti, i cili thuhet se pas përfundimit të pjesës së parë tka kaluar rrethojat e stadiumit dhe është futur në fushën e lojës, në drejtim të gjyqtarëve ofendon dhe kërcënon, për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt edhe pse nuk ishte i evidentuar në protokolin zyrtar të ndeshjes, raporton Klankosova.tv.

KF Llapi, sipas KG të FFK-së, bëri shkelje edhe pas ballafaqimit të skuadrave.

“Pas përfundimit të ndeshjes lëshon komunikatë për media, përmes së cilës akuzon gjyqtarin kryesor Genc Nuza, e ofendon dhe kërcënon të njëjtin se nuk do t’i ofrojnë siguri nëse delegohet në ndeshjet kur KF “Llapi“ i zhvillon ndeshjet në Podujevë”, thuhet në vendim.

Ndërkohë inicime disiplinore janë ngritur edhe ndaj disa skuadrave të tjera, në duelet që u zhvilluan në fundjavë.

Ato janë:

“Ndaj: KF” Feronikeli 74“. Motivi: Lëshim në organizim të ndeshjes Feronikeli – Dukagjini. Prej fillimit të ndeshjes tifo grupi vendas “Tigrat e zi”, në tribuna ndezin mjete piroteknike disa nga të cilat i hedhin në fushën e lojës. Kulmin e arritin në min 28 të ndeshjes ku hidhet një shishe qelqi në fushë, një copë nga e cila godet portierin vendas dhe e lëndon me këtë rast ju dha ndihma mjekësore nga stafi ekipit. Përfaqësuesit zyrtar të KF “Feronikeli 74” bashkë me disa zyrtar shkojnë për t’i qetësuar tifozët, mirëpo hasin në rezistencë, fillojnë verbalisht e pastaj edhe konfrontimet fizike ku dy – tre simpatizues tentojnë t’i kalojnë rrethojat dhe të futën në fushë. Si pasojë e gjithë kësaj gjyqtari kërkon zbrazjen e tribunës për çka ndeshja ndërpritet për 12 minuta. Sipas raportit të delegatit dhe xhirimit televiziv të ndeshjes Feronikeli 74 – Dukagjini”

“Ndaj: Trajnerit të portierëve të KF “Feronikeli 74”, Avni Hasani. Motivi: Në min 28 pas konfrontimit verbal dhe fizik me tifo grupin “Tigrat e zi” ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Feronikeli 74-Dukagjini”

Ndaj: Lojtarit të SC “Gjilani“, Oltion Bilalli nr. fanelle 7. Pas përfundimit të ndeshjes Suhareka 23 – Gjilani i pakënaqur me rezultat ka shkelmuar dhe dëmtuar derën e zhveshtores. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes dhe xhirimit të kamerave të sigurisë së stadiumit në ndeshjen Suhareka 23 – Gjilani”.

You Might Also Like

Komiteti Olimpik i Kosovës prezanton ekipin olimpik për Milano Cortina 2026

Ylli arrin fitoren e pestë radhazi në Superligë

Ademi viziton klubet kosovare në Turqi: Pranvera premton futboll të fortë

FFK mohon se është dënuar nga UEFA

Promovohet libri për trajnerin e boksit, Lah Nimani

TAGGED: #FFK, #Prishtina, #Tahir Batatina
Kosova Times September 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia e Kosovës me angazhime konkrete në luftimin e krimit të organizuar

Kosova Times Kosova Times July 9, 2024
Shqipëria i bashkohet IRMIS-it
Cilët janë njerëzit që regjimi i Putinit i konsideron “armiq të Rusisë” dhe si “përfundojnë”?
Serbia pretendon se shqiptarët nuk janë fshirë prej listave të votuesve
Haradinaj: Kurti t’i përfillë këshillat e vendeve mike, mund të ketë pasoja për vendin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?