By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 18 shtator
September 18, 2025
Axhenda ndërkombëtare
September 18, 2025
Moti ne Shqipëri me diell , temperatura deri në 33°C
September 18, 2025
Arabia Saudite dhe Pakistani nënshkruan një marrëveshje për mbrojtje të përbashkët, përfshirë armët bërthamore
September 18, 2025
Mbahet shqyrtimi fillestar ndaj nënkryetarit të Listës Serbe, Slavko Simiq
September 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Koci: ShBA-të nuk po i kundërvihen Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Koci: ShBA-të nuk po i kundërvihen Kosovës
Lajme

Koci: ShBA-të nuk po i kundërvihen Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/09/03 at 10:38 PM
Kosova Times Published September 3, 2024
Share
SHARE

“Në veri problemi është politik dhe policia ka bërë punë të jashtëzakonshme, edhe në rastin e Banjskës edhe më vonë, dhe e ka shtrirë sovranitetin në disa segmente. Por sa gjatë mund të mbahet kjo gjendje pa zgjidhje politike, dhe cili është çmimi për këtë? Kështu u shpreh në emisionin “Prime” në RTK Melazim Koci-politolog, duke folur për përplasjet për veriun dhe Urën e Ibrit.

Është legjitime që Kosova të tentojë të shtrijë sovranitetin, të ushtrojë funksionin e shtetit, por duhet pasur parasysh se vështrimi i NATO-s është më i gjerë, tha mes tjerash politologu Koci.

“Ky vështrim fillon në Ukrainë, vazhdon në Lindjen e Mesme ku ekziston një rrezik real i luftës Iran-Izrael, shkon në Tajvan ku mund të ketë një konflikt Kinë-Tajvan, kthehet në Ballkan që do të thotë se bëhen katër vatra latente të krizës. Se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ekspertet ushtarak tash e 30 vite debatojnë sa luftëra mund t’i zhvillojnë ShBA-të njëkohësisht, dy i përballojnë pa problem, diskutohet e treta në këtë kontekst ka qenë edhe vizita e shefit të CIA-së William Burns”, tha mes tjerash ai.

Koci tha se Burns mesazhet kryesore i ka dhënë në Beograd sepse sipas tij Prishtina dhe Sarajeva nuk janë faktorë që mund të shkaktojnë konflikte ose konkretisht luftë.

“Është Beogradi ai që mund të shkaktojë probleme në Ballkan. Supozoj që Beogradit i është bërë e qartë se pavarësisht faktit që ShBA-të futen edhe në garë zgjedhore për zgjedhjet presidenciale, ku Serbia në periudhën e kalume 20-30 vjeçare ka shfrytëzuar fazat e zgjedhjeve në ShBA për të goditur të tjerët në hapësirat e Ish-Jugosllavisë. Supozoj se ShBA ka dyshuar se Serbia bashkë me Rusinë kanë bërë plan që në prag të zgjedhjeve atje të ketë goditje në Bosnjë apo në Kosovë, prandaj ne duhet ta shikojmë edhe këtë aspekt”, tha Koci.

Ai tha se misioni i Burns ka qenë që Rusia e Serbia mos të lejohen të diktojnë kur do të ketë konflikte në Ballkan, por të jenë ata kontrollues të situatës, duke theksuar që për këtë është kërkesa e SHBA-së për koordinim.

Tutje Koci theksoi është i sigurt se ShBA-të nuk kanë asgjë kundër shtrirjes së sovranitetit të Kosovës në veri, por që siç tha ai kanë drojën që Serbia mund ta instrumentalizojë ndonjë konflikt rreth urës ose në veri për qëllime të tjera që i bëhen nga Rusia.

Ai citoi edhe gjeneralin Wesley K. Clark që ka deklaruar në CNN se “Serbia pret sinjal nga Rusia që ta godet Kosovën”.

“Pra ShBA-të nuk po i kundërvihen Kosovës”, tha Melazim Koci.

You Might Also Like

Moti ne Shqipëri me diell , temperatura deri në 33°C

Mbahet shqyrtimi fillestar ndaj nënkryetarit të Listës Serbe, Slavko Simiq

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Dyshohej për një mjet shpëthyes në Prishtinë, policia jep detaje

Rainer Rudolph është Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë

TAGGED: #Kosova, #Melazim Koci, #ShBA
Kosova Times September 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Personat në jahtin e fundosur në Sicili po festonin pafajësinë e miliarderit britanik Mike Lynch

Kosova Times Kosova Times August 20, 2024
Superliga e hendbollit rikthehet me disa sfida interesante
Pse e humbi durimin presidenti i Serbisë pas fjalimit të Denis Beqiroviqit dhe çfarë tentoi të fshihte…
Aktakuzë kundër një personi për veprën penale vrasje
OBSh shpreh shqetësim për përhapje të sëmundjeve në Gazë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?