By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
SHBA-të dhe Ukraina nuk arritën të bien dakord për një “zonë të demilitarizuar” në Donbas
December 15, 2025
BE-ja vendosi sanksione kundër anëtarëve të Klubit të Diskutimit Valdai dhe “lëvizjes Rusofile”
December 15, 2025
Familja e heroit që shpëtoi hebrenjtë flet hapur
December 15, 2025
Kurti sot në Prizren, prezanton kandidatët për deputetë
December 15, 2025
35 vende do të marrin pjesë në Eurovision 2026
December 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lëshohet fletarrestim për ish-kandidatin për president në Venezuelë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Lëshohet fletarrestim për ish-kandidatin për president në Venezuelë
Rajon / Botë

Lëshohet fletarrestim për ish-kandidatin për president në Venezuelë

Kosova Times
Last updated: 2024/09/03 at 9:59 AM
Kosova Times Published September 3, 2024
Share
SHARE

Një gjykatës në Venezuelë ka lëshuar një fletarrestim për ish-kandidatin e opozitës për president, Edmundo Gonzalez. Fletarrestimi është pjesë e një hetimi lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të mbajtura në korrik, që partia në pushtet, por edhe opozita, pretendojnë se i kanë fituar.

Fletarrestimi u lëshua me kërkesë të autoriteteve, të cilat e akuzojnë Gonzalezin, ish-diplomat, për një sërë akuzash përfshirë për konspiracion, falsifikim të dokumenteve dhe uzurpim të pushtetit. Kjo lëvizje është e fundit në mesin e masave shtypëse kundër opozitës, pasi një muaj më parë zyrtarët zgjedhorë e shpallën presidentin Nicolas Maduro, fitues të zgjedhjeve presidenciale, duke i dhënë mandatin e tretë gjashtëvjeçar.

Autoritetet thanë se lëshuan fletarrestimin pasi Gonzalez dështoi që tri herë të paraqitej për marrje në pyetje nga prokurorët. Gonzalez, 75 vjeç, nuk ka bërë asnjë paraqitje publike që nga dita kur u mbajtën zgjedhjet.

Ekipi i fushatë së tij ende nuk ka reaguar për këtë ngjarje.

Autoritetet zgjedhore, besnike të presidentit e shpallën Maduron fitues të zgjedhjeve disa orë, pasi u mbyllën vendvotimet më 28 korrik. Por, zyrtarët zgjedhorë nuk kanë publikuar të dhënat për secilin vendvotim, siç kishin bërë në të kaluarën. Këshilli Kombëtar Zgjedhor ka pretenduar se nuk ka publikuar informacione të detajuara sepse ueb-faqja e tij është hakuar.

Sipas ligjit, çdo parti pjesëmarrëse në zgjedhje ka të drejtë të marrë informacione për çdo kuti votimi. Mbështetësit e Qeverisë kanë tentuar të bllokojnë përfaqësuesit opozitarë nga posedimi i kopjeve të votave për secilin vendvotim, por opozita ka arritur të marrë dokumentet për më shumë se 80 për qind nga kutitë e votimit.

Gonzalez dhe liderja opozitare, María Corina Machado, befasuan mbështetësit dhe kundërshtarët e tyre kur njoftuan se dokumentet tregonin se Maduro kishte humbur zgjedhjet me një diferencë të madhe ndaj ish-diplomatit. Ata i kanë publikuar këto të dhëna në internet.

Teksa është rritur presioni ndërkombëtar për publikimin e rezultateve të detajuara, Maduro i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të Venezuelës që të hetojë procesin zgjedhor, duke nxitur kritika nga vëzhguesit e huaj, të cilët kanë thënë se kjo gjykatë është shumë e afërt me Qeverinë dhe nuk mund të kryejë një hetim të pavarur.

Gjykata tha më 22 gusht se dokumentet lidhur me votat, që u publikuan nga opozita, ishin false dhe certifikoi fitoren e Maduros.

Mungesa e transparencës dhe arrestimet e protestuesve kundër opozitës në ditët pas zgjedhjeve, kanë nxitur dënime nga e mbarë bota ndaj Maduros dhe aleatëve të tij. Në mesin e të arrestuarve janë udhëheqës opozitarë, gazetarë, punëtorë të kompanive të sondazheve e të tjerë.

You Might Also Like

SHBA-të dhe Ukraina nuk arritën të bien dakord për një “zonë të demilitarizuar” në Donbas

BE-ja vendosi sanksione kundër anëtarëve të Klubit të Diskutimit Valdai dhe “lëvizjes Rusofile”

Familja e heroit që shpëtoi hebrenjtë flet hapur

Dokumentari për korrupsionin në sistemin gjyqësor qe solli mijëra rumunë në protestë

Djali vret regjisorin e “A Fund Burra të Mirë”. Policia: Po marrim në pyetje një anëtar të familjes

TAGGED: #Edmundo Gonzalez, #Fletarrest
Kosova Times September 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sveçla për heroinën e kapur: Po i eliminojmë strofullat e drogës

Kosova Times Kosova Times April 7, 2024
Daçiq nesër me ambasadorin rus pas lajmit se do të jetë kryeministër
Arrestohet avokati në Kiev për rekrutim të spiunëve në Moskë
Një alien pesë metra para qendrës tregtare? Rrjetet sociale në flakë, asnjëherë më shumë policë rreth objektit! (VIDEO)
Burri mban gruan 13 vjet rresht mbyllur, shokuese çfarë i bënte çdo ditë që nga viti 2011
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?