By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Drejtori Zeqiri: Stadiumi do të përfundojë brenda 24 muajve
May 20, 2025
Kurti: PDK-së i duhet minimalisht edhe një mandat në opozitë
May 20, 2025
Kurti: Glauku po vjen në ekzekutiv, Albulena po kthehet në legjislativ
May 20, 2025
Kurti: Do t`i kemi 61 vota për qeveri, por më parë konstituimi i Kuvendit V.S|RTKlive
May 20, 2025
Ngrihet aktakuzë për shtatë zyrtarë komunal në Prizren
May 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zgjedhjet e 9 shkurtit, këndellje apo mbytje e pakthyeshme e shpresës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Zgjedhjet e 9 shkurtit, këndellje apo mbytje e pakthyeshme e shpresës
Opinion

Zgjedhjet e 9 shkurtit, këndellje apo mbytje e pakthyeshme e shpresës

Kosova Times
Last updated: 2024/09/03 at 3:11 PM
Kosova Times Published September 3, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Behxhet ShALA

Toleranca dhe urrejtja: Baca Adem Demaçi ishte i vetmi politikan shqiptar që i bindesha duke pasur parasysh kapitalin e madh politik dhe kombëtar e që nuk e kishin thuaja të gjithë këta politikanët e sotit që, pa fije turpi deklarohen se merren me politikë. Të gjithë të burgosurit politikë shqiptar që ishin bashkë me Bacën Adem në llogorin e Stara Gradishkës i kam dëshmitarë që Bacën e kam respektuar shumë, por se qëndrimet politike i kam mbrojtur edhe në raste kur nuk jam pajtuar me Bacën. Isa Mustafa ka qenë politikan i rryer, i cili të ka dëgjuar me kujdes dhe edukatë edhe, kur nuk je pajtuar me atë. Hashim Thaçi përveç se ka qenë politikan i sofistikuar që kurrë nuk keni mundur ta hidhni në shpinë, ai ka qenë një burrështetas që me vendimet, në disa raste edhe kundër bindjeve të tija ka bërë që Kosova të pavarësohet dhe të njihet me më shumë se 110 shtete sikur që ka ndërtuar infrastrukturën rrugore më të mirën në Ballkan. Si Feniksi, nga një vend i shndërruar në gërmadha, shkrumb dhe hi e ka bërë të jetueshëm dhe me ardhmëri. Në përpjekje timen, si një kokërr injoranti ta mbrojë Albin Kurtin dhe VV- ë, për më shumë se katër vite me shkrime e kam pushkatuar publikisht Hashim Thaçin e që, botërisht e pranoj se ka qenë gabim. Jo se Hashim Thaçi nuk e ka merituar të kritikohet, por se Albin Kurti nuk e ka merituar të përkrahet pa asnjë kriter vlerësues. Kurrë dhe asnjëherë për shkrimet kundër Hashimit nuk më ka thirrur askush që ta ” ndali dorën “, kurse Hashim Thaçi asnjëherë nuk më ka thënë pse po shkruaj kundër tij, përkundrazi e ka marrë shumë seriozisht kur i pata propozuar që një psikopat dhe bukëpërmbysës, e që nuk kam besuar se është i tillë, ta zgjedhë në një pozitë të lartë në fushën e të drejtave të njeriut. Pas Bacës Adem Demaçi, personi që më së shumti e kam përkrahur, në të gjitha mënyrat dhe me të gjitha mundësitë ishte Albin Kurti. Dhe po del se nuk kam pasur fort të drejtë. Në momentin e parë kur nuk jam pajtuar me te, kundër meje, familjes dhe KMDLNj – së e ka ndërsyer, po e shpërdoroj në këtë rast Pjetër Bogdanin, “Çetën e Zagarëve Fizikë dhe Virtual”. Albin Kurti, pa asnjë emocion, korrektësi,  ndershmëri dhe njerëzillëk, ka bërë llogari si të arrijë majat e pushtetit gjë që edhe e ka realizuar. Pretendimet ishin të bëhet si Hasan Prishtina, realiteti është se është shndërruar në Neron që flet shqip, serbisht dhe anglisht. Mjedisin e ka të përshtatshëm, me kabinet qeveritar ku gara bëhet se kush është hajn më i madh dhe injorant më përfaqësues dhe më i pëlqyer për Diktatorin. Ka deputetë që përveç mercenarizmit dhe servilizmit, tjera kualitete nuk kanë, janë të padenjë edhe për Kuvendin e Hajkobillës. Nderin intelektual dhe parlamentar ua shpëtojnë dy koka gjeniale të mendimit politik, Halil Thaçi dhe Dimal Basha të ndihmuar nga mentorët, Bajçinovci dhe Akademik Dragoviqi, më falni, Bahtiri. Plus minus , aty diku janë. Si të pakorruptuar janë Hajnrulkah Çeku, Baca Martin Cubi, ekstazitë hajna të Perzerenit dhe dëshmitari i Hagës. Për trimëri janë të njohur  Xhelal Culla , Lenka Quko dhe Faraoni i Mitrovicës. Po të kushte një opozitë, qoftë edhe vetëm simbolikisht aktive, Albin Kurti moti do t’i ruante irvasët fjordeve të Norvegjisë, Hekuran Pramilitari do të shiste tabela të shumëzimit para Universitetit të Prishtinës “Qerim Qerimi”, kjo nusja e Panxhabit do të punonte në ndonjë autoshkollë , Donika Katean Gërvalla do ta vazhdonte trajtimin e filluar shumë vite më parë, Besnik Bislimi do të certifikohej si rrenc dhe mashtrues dhe do të ligjëronte lëndën nga alkimia: “si rrenci dhe mashtruesi bëhet negociator i suksesshëm..”. Me këtë opozitë fantome Albin Kurti i fiton zgjedhje, pa ndonjë problem ndonëse përqindja do të tëkurret dukshëm. Do të martohet, a me LDK – në, a me PDK – në, LDK – në e shkërdhen më lehtë, i dorëzohet vullnetarisht, PDK ka dëshirë të mos jepet lehtë, por, në fund edhe ajo i lëshon poturet. LDK, falë Sherife Osmanit që e përgjysmoi partinë, për një bythë karrike dhe të qenit rrogëtare e Albinit, do të forcohet dukshëm. Votat e humbura nga LVV do të shkojnë edhe te PDK, ndonëse më pak. AAK nuk do ta ketë asnjë problem me pragun, ka ndryshuar arkitektura politike, me te edhe pragu. E forcuar me një njohëse të jashtëzakonshme të teorisë politike, më e fortë se Mario Adorno, Xheva Hizmaku, me një parashikues të proceseve integruese si Arbakër Namani, AAK doli nga udhëkryqi i pragjeve. LDK dhe PDK nuk kanë bërë koalicione as me anëtarësinë e vet, lëre më me ndonjë parti tjetër. Në anën tjetër LVV ka bërë koalicion me prostitutat informative të RTK – së dhe me prostitutat politike të Lëvizjes Alternativa dhe “partisë” GUXO. Prandaj edhe fiton.

Albin Kurti po luan ruletën rus, në territorin e Kosovës, duke mos e rrezikuar me asgjë Serbinë dhe Rusinë dhe duke e rrezikuar me çdo gjë Kosovën dhe Serbinë. Urën e Ibrit kurrë nuk do ta hapte sepse :” kafshatë e pakërdishme është or vëlla pushteti.”dhe sikur që dikur komunistët jugosllavë thonin: “prst damo., Trst ne damo., gishtin e japim, Trieshtën nuk e japim..” edhe Albini do të thotë : “Kosovën dhe shqiptarinë e jap, pushtetin jo..”. Po, në fund do ta humbë pushtetin, pa iu dhimbur askujt, mësa që Donika Katran Shvarcit po i dhimbet Sherife Osmani.

A i sjellë veriu vota ” sovranistit ” Kurti: për votuesit që Albini i ka quajtur analfabetë funksionalë e që janë afërsisht 90 përqind të LVV, pa asnjë dyshim se Kurti e ka çliruar veriun, dhe se sovranitetin e ka shtrirë përmes ish proserbit Atiq, Lulëzim Adidasit, Pecit dhe Zeqirit që janë të PDK-së, por të certifikuar nga LVV., policisë së Kosovës. Krejt këta kërkojnë që këtë sovranitet ta mbrojë KFOR – i. Mendoj që pikërisht me veriun, lojën mjeshtërisht po e luan Aleksandar Vuçiq, që i ka vonuar serbët në gjumë për t’i zgjuar atëherë kur i duhen. Dhe shpejt do t’i duhen. Fijasko më e madhe politike e Kurtit është pikërisht Veriu i Kosovës ku nuk ka as sovranitet e as integritet. Kurti ka rënë në kurth të kancelarit Sholc, që tani në Gjermani është lojtar rezervë. Albin Kurti po luan në karta të djegura të mbetjeve mortore politike si Sonja Biserko dhe Nenad Çanak që qartazi e dezinformojnë Kurtin… për një pjatë gullash dhe një sutliash. Kurti duhet të flasë me opozitën për Kosovën e jo me dinosaurët, në zhdukje e sipër që vijnë nga Serbia apo Llapje Sello.

Duhet të bëjë kujdes se ika për lesh: Një hajn i dikurshëm i KEK – ut, plakarush në pubertet më ka sharë pse kam shkruar kundër Albin Kurtit, andartes greke Dejona  Mihali dhe të manipuluarit me vullnet të tij, Avni Deharit. Besoj se do t’i kthehë përgjigje, pas së cilës nuk do ta gjejë rrugën as në oborrin e vet. Kështu do të veprojë edhe me Pozharnin, Kretenin, nipin e Arkanit, hajnit të parave të Bacë Adem Demaçit, Lenja Qukos dhe Vajit në Tepsi. Asgjë nuk mbetet për atë dynja!

Udbashët dhe pushteti: Asnjëri nga udbashët që kanë torturuar të burgosura dhe të burgosur politikë shqiptarë e që po rrëfehen në ” Debat Plus “, asnjëri nga prokurorët dhe gjykatësit që kanë dënuar me shekuj dhe shekuj burg, nuk kanë kërkuar falje. Madje as Veton Surroi nuk ka kërkuar falje, si udbash politik i Jugosllavisë dhe Serbisë. Janë vlerë e shtuar e demokracisë së Albin Kurtit, po mbrohen nga ai dhe pushteti, vet dhe me kotillën e tyre bastarde. Kanë gjetur ngrohtësinë nën bythët e majmura të Albin Kurtit. Në emër të Flamurit dhe të Bashkimit Kombëtar.

Avdi Latifi – Monolli, përmendore e amshueshme e shqiptarisë: Sa shpejt po ikin vitet, sidomos për mbijetuesit josakrifikues. U bënë 33 vite e kalimit në përjetësi të Atdhetarit të Paepur, Trimit Sypatrembur, Shokut të Urtë, Nacionalistit Ekzemblar, Ushtarit të Gjon Serreqit dhe Marie Shllakut, Jahja Fushës,  Rifat Berishës dhe Shaban Polluzhës, Azem Bejtës dhe Kamer Loshit, Tahir dhe Nebih Mehës , Ahmet Delisë dhe Adem Jasharit sikur edhe Kryekomandantit, Bacë Adem Demaçi, Hyjnorit, Bacë Avdi Latifit – Monollit. Zë i Lirisë në Llap dhe Gollak, Mal të Zi, Maqedoni dhe Shqipëri , Luginë dhe Çamëri, gjithkund ku ka shqiptari, para 33 viteve, heshtur iku në parajsë dhe përjetësi. Në burg e hidhëronim, ai na deshte, në liri e respektonim, ai na admironte. Në burg iu bënim të tepërt, në liri na mungonte tepër. Ai e siguroi përjetësinë, ne as mbijetesën. Ishte idealist, iku si idealist, mirë që nuk e priti Kohën e Zhgënjimit të Madh. Zoti i nderon dhe shpërblen trimat dhe patriotët duke i kursyer nga zhgënjimet e mëdha, duke mos ua trazuar ëndrrat. Neve, mbijetuesve, me çdo kusht dhe nê të gjitha rrethanat na ka dhënë atë që e meritojmë! Baca Avdi, më mirë e ke atje me ata shpirtrat që të shoqërojnë se ne në këtë moçal ku mbijetojmë. RESPEKT DHE PËRKULJE

You Might Also Like

Çipa kujton Ukshin Hotin

Kosovës i duhet një kulturë paraqitjesh, që bëhët stil i jetesës dhe civilizimit

“Odisejada” e talljes së deputetëve edhe sot në seancën e 18…

A është demokracia në Kosovë iluzion që vetëm të privilegjuarit mund ta rezervojnë?

Edi Rama; si një “Ajatullah” i ri “enverian” i shqiptarëve!

TAGGED: #Behxhet Shala
Kosova Times September 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sveçla e Bozhinoviç dakordohen për thellim të raporteve shtetërore

Kosova Times Kosova Times December 1, 2023
Shtyhet afati i procesit të regjistrimit të popullsisë
Saraçini: Rugova ishte “babai i shoqërisë”
Dënohen dy serbët që sulmuan KFOR-in, policinë dhe mediat
Hill: Marrëveshja e Brukselit ka të bëjë me Kosovën, jo me çështjen e pakicës shqiptare në Serbi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?