By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 6 qershor
June 6, 2025
‘Mos e bëj. Nuk duhet ta bësh’, Trump thotë se i tha Putinit për hakmarrjen, ndërsa Merz i kërkon të ushtrojë presion mbi Rusinë
June 5, 2025
Rusët në panik: Pas veprimit spektakolar të ukrainasve, ata po i fshehin bombarduesit e tyre “në fund të botës”
June 5, 2025
Lufta e hapur midis Musk dhe Trump
June 5, 2025
Ambasada e SHBA-së:`Defender 25`, stërvitja më e madhe e ushtrisë amerikane
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjykata federale refuzon të marrë përsipër çështjen e zotit Trump në Nju Jork
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Gjykata federale refuzon të marrë përsipër çështjen e zotit Trump në Nju Jork
Uncategorized

Gjykata federale refuzon të marrë përsipër çështjen e zotit Trump në Nju Jork

Kosova Times
Last updated: 2024/09/04 at 8:10 PM
Kosova Times Published September 4, 2024
Share
SHARE

Një gjykatës federal refuzoi të martën kërkesën e paraqitur nga ish-Presidenti Donald Trump për të ndërhyrë në çështjen penale të ngritur ndaj tij për pagesat e bëra, përpara zgjedhjeve të vitit 2016, për të siguruar heshtjen e ish-aktores së filmave pornografikë, Stormy Daniels, e cila thotë se ka pasur një marrëdhënie intime me ish-presidentin. Kjo ishte përpjekja më e fundit ligjore e zotit Trump për të rrëzuar vendimin e jurisë në Manhatan, që e shpalli atë fajtor në muajin maj nën akuzat për falsifikim të dokumenteve, si pjesë e një skeme për të ndikuar në zgjedhje si dhe për të shtyrë dhënien e masës së dënimit ndaj tij.

Gjykatësi Alvin Hellerstein refuzoi kërkesën e avokatëve të ish-presidentit ku i kërkohej gjykatës së rrethit të Manhatanit të merrte në dorë këtë çështje gjyqësore. Gjykatësi u shpreh se nuk ishin paraqitur provat e nevojshme që gjykata federale të ndërhynte duke marrë përsipër çështjen.

Me këtë vendim, dosja gjyqësore ndaj ish-Presidentit Trump do të vazhdojë të qëndrojë në gjykatën e shtetit të Nju Jorkut, ku më 18 shtator pritet të jepet masa e dënimit.

Avokatët e ish-Presidentit Trump ishin përpjekur ta kalonin çështjen tek gjykata federale, ku do të mund të kërkonin në vazhdim rrëzimin e vendimit dhe pushimin e çështjes, pasi Gjykata e Lartë vendosi për një imunitet të gjerë për ish-presidentët, për veprimet e ndërmarra gjatë detyrës.

Gjykatësi Hellerstein pati refuzuar edhe vitin e kaluar një kërkesë të ngjashme për ta transferuar çështjen tek një gjykatë federale. Duke mos komentuar për ndikimin e vendimit të 1 korrikut të Gjykatës së Lartë, gjykatësi shprehet se për sa i përket çështjes së pagesave të bëra nga zoti Trump, ato “ishin veprime private, jozyrtare, jashtë kufijve të autoritetit ekzekutiv”.

Gjykatësi Hellerstein shmangu argumentet e avokatëve se zoti Trump ishte bërë viktimë e “anshmërisë, konfliktit të interesit dhe imazhit të veprimeve të papërshtatshme” me një çështje të drejtuar nga gjykatësi Juan M. Merchan në gjykatën e shtetit të Nju Jorkut.

“Kjo Gjykatë nuk ka juridiksionin për të dëgjuar argumentet e zotit Trump në lidhje me papërshtatshmërinë e gjyqit të Nju Jorkut”, shkruan gjykatësi Hellerstein në një vendim prej katër faqesh.

Gjykatësi Hellerstein vë në dukje se ish-Presidenti Trump duhet të apelojë në shkallët gjyqësore të shtetit të Nju Jorkut dhe se më pas mund t’i drejtohet edhe Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara.

“Do të ishte shumë e papërshtatshme që kjo Gjykatë të vlerësojë çështje anshmërie, padrejtësie apo gabimesh në sistemin gjyqësor të shtetit”, shkruan gjykatësi Hellerstein. “Këto janë çështje për gjykatat e apelit të shtetit”.

Vendimi i tij u dha disa orë pasi avokatët e ish-Presidentit Trump paraqitën kërkesën për ndërhyrje nga gjykata federale. Avokatët patën paraqitur një kërkesë edhe javën e kaluar, dokumentacioni për të cilën u refuzua pasi nuk ishin ndjekur procedurat e duhura.

Më herët të martën, prokurorët e Manhatanit shprehën kundërshtitë e tyre ndaj përpjekjeve të ish-Presidentit Trump për të shtyrë procedurat pasi është gjendur fajtor. Në një letër drejtuar gjykatësit të shtetit të Nju Jorkut, prokurorët thonë se gjykatësi nuk ka asnjë detyrim ligjor për të shtyrë procedurat. Ata i kërkuan gjykatësit Juan M. Merchan që të mos vonojë marrjen e vendimit për dy kërkesat kryesore të avokatëve mbrojtës: për kërkesën e ish-Presidentit Trump për ta shtyrë dhënien e masës së dënimit deri pas zgjedhjeve të nëntorit, si dhe për kërkesën për ta rrëzuar vendimin dhe për ta pushuar çështjen, pas vendimit të marrë nga Gjykata e Lartë në lidhje me imunitetin.

Gjykatësi Merchan ka thënë se do të vendosë më 16 shtator në lidhje me kërkesën e ish-Presidentit Trump për rrëzimin e vendimit të fajësisë. Edhe vendimi për ta shtyrë masën e dënimit pritet të merret në ditët në vazhdim.

Ish-Presidenti Trump u gjend fajtor në muajin maj për 34 akuza penale në lidhje me falsifikim të të dhënave të biznesit, për të fshehur pagesat prej 130 mijë dollarësh për aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels, marrëdhënia me të cilën mund të dëmtonte kandidimin e tij në zgjedhjet e vitit 2016. Ish-Presidenti Trump ka mohuar pretendimin e saj për një marrëdhënie mes tyre dhe ka deklaruar se nuk ka bërë asnjë shkelje.

Falsfikimi i të dhënave të biznesit dënohet me deri në katër vite burgim. Dënimet e tjera të mundshme variojnë që nga dënimi me kusht dhe deri në gjobitje.

You Might Also Like

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Viktima të Agresionit

Letonia dhe Kosova ndahen baras

Misteret në Bosnjë dhe Hercegovinën: Cilët ishin njerëzit që ndërtuan anijet e gjetura thellë nën ujë mijëra vjet më parë?

Shembet ura në Rusi u shemb dhe ra mbi një tren, të paktën 7 të vdekur. “U hodh në erë”

Ai e tradhtoi gruan e tij me një dado, iku nga vendi me të dhe u shtir si një burrë i pikëlluar: 20 vjet më vonë, u zbulua e VËRTETA E TMERRSHME

TAGGED: #Donald Trump, #Gjykata federale, #Nju Jork
Kosova Times September 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Britania, Italia dhe Japonia nisin punën në krijimin e një aeroplani të ri luftarak

Kosova Times Kosova Times December 9, 2022
Nga zjarri në një magazinë në qendër të Moskës vdiqen shtatë persona
Mediat ruse kanë reagojne ndaj kërkesës së ministrit serb që kërkon sanksione ndaj Rusisë…
Putini gënjen qytetarët e tij se Evropa nuk ka as energji elektrike dhe as ngrohje (VIDEO)
Gërvalla takoi ambasadorin amerikan, diskutojnë për ngjarjet aktuale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?