By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 gusht 2025
August 9, 2025
Pse korridori i cili i është dhënë SHBA-së llogaritet nyja me e rendesishme gjeostrategjike
August 9, 2025
Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!
August 8, 2025
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hoxhaj: Çmontimi i shtetit serb në veri, çmontoi Kosovën ndërkombëtarisht
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hoxhaj: Çmontimi i shtetit serb në veri, çmontoi Kosovën ndërkombëtarisht
Lajme

Hoxhaj: Çmontimi i shtetit serb në veri, çmontoi Kosovën ndërkombëtarisht

Kosova Times
Last updated: 2024/09/04 at 10:27 PM
Kosova Times Published September 4, 2024
Share
SHARE

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se politika e çmontimit të pranisë së shtetit serb në veri, është duke shkuar paralelisht me politikën e çmontimit të Kosovës, ndërkombëtarisht.

I ftuar në ‘RTKPrime’ Hoxhaj ka folur për situatën politike dhe të sigurisë në vend, për politikën e jashtme, dhe për aktivitetin e PDK-së si parti opozitare karshi zhvillimeve në vend.

Duke folur për diskutimet për hapjen e urës mbi lumin Ibër, ai tha se në kohën kur ka qenë ministër i Punëve të Jashtme, ndonëse jo i involvuar drejtpërdrejt, ka qenë në dijeni se në marrëveshjen e vitit 2016 është paraparë që ura të hapet në janar të vitit 2017, duke shtuar se sot nuk është kundër hapjes së urës.

“Kurti ka premtuar që deri në fund të verës do të hapet, dhe mbetet ta shohim”, tha Ai.

“Por debatet për urën dhe për shumë tema në veri, në fakt tregojnë se një përpjekje e kryeministrit Kurti, gjoja për të çmontuar strukturat paralele në veri të vendit, strukturat e Serbisë që janë të pranishme dhe kanë qenë të pranishme, që një pjesë të madhe i kemi shpërbërë sa kemi qenë në qeveri, kjo politika e çmontimit të pranisë së shteti serb në veri, është duke shkuar paralelisht me politikën e çmontimit të Kosovës, ndërkombëtarisht”, tha Hoxhaj.

Ai tha se mbi lumin Ibër janë edhe dy ura të tjera që janë më funksionale në qarkullimin e njerëzve dhe mallrave.

“Si PDK kemi atë qëndrim që kemi pasur më 2016”, shtoi Hoxhaj, duke theksuar se me veprimet e qeverisë kemi humbur mbështetjen e ndërkombëtarëve.

“Nëse në të kaluarën, si pengesë në integrimin e vendit në sistemin ndërkombëtar kemi pasur kundërshtarët politik të vendit, sot pengesë kemi kryeministrin Kurti dhe qeverinë e tij”, deklaroi Hoxhaj.

Ai mes tjerash çështjen e urës e cilësoi si pjesë e një serie filmike.

“Si tabelat, reciprocitetin dhe të gjitha ato aktet simbolike të një triumfalizmi të rrejshëm në një kohë të mashtrimeve, qytetarët e Kosovës i kanë parë për katër vjet”, tha ai.

“Përtej shtrirjes së rolit edhe kontrollit të policisë në veri të vendit, cila është përmasa e shtrirjes së pushtetit civil”, shtroi pyetjen Hoxhaj.

Ai theksoi se është pro për të gjitha marrëveshjet që janë arritur, dhe që ti qëndrojmë edhe pranë Kushtetutës.  Hapja e urës sipas Hoxhajt, do të duhej të konsiderohej si fitore e të gjithëve, fitore e qytetarëve që jetojnë në atë vend, por edhe si fitore e partnerëve tanë ndërkombëtar.

Lidhur me dialogun në Bruksel, Hoxhaj tha se BE do ta rimendojë procesin e dialogut Kosovë- Serbi.

Tutje, ai përmendi vizitën e shefit të CIA-s në Kosovë, që sipas tij, vendi ynë është konsideruar si problematik për sigurinë rajonale, së bashku me Serbinë e Bosnjën e Hercegovinën.

E duke folur për koordinimin me ndërkombëtarët, ai mes tjerash tha se sovraniteti i shteteve të vogla pa partneritet nuk mund të ushtrohet.

“Ne mund të koordinohemi, nëse respektojmë kontratën që është ndërtuar që nga 2008-ta, që është Pakoja e Ahtisaarit”, deklaroi Hoxhaj, teksa shoti se duhen respektuar marrëveshjet e arritura në dialog.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme theksoi se pas luftës në Ukrainë, Kosova ka pasur shansin që të arrinte marrëveshjen për Partneritetin për Paqe.

“Ideja e pavarësisë së Kosovës është e paplotë, nëse ne nuk jemi pjesë e BE-së”, theksoi ai.

Hoxhaj: Berlini, Parisi e Roma mos ta bëjnë gabimin me Serbinë, sikurse që kanë bërë me Rusinë

Hoxhaj tha se Kosova do të mund të kishte marrë njohje nga shtetet tjera, derisa përmendi Spanjën e cila ka njohur Palestinën në udhëheqjen e Hamasit. Sipas tij, po të negociohej mirë, Kosova do të merrte njohje nga tri shtetet evropiane, që ende nuk na kanë njohur, e do të arrihej Partneriteti për Paqe.

Më tej, ai tha se në kohën sa ishte në qeveri, në BE është përmendur litiumi, që mbase ka bërë që Serbia të jetë më joshëse për vendet evropiane.  Ai kritikoi qasjen e Romës, Berlinit dhe Parisit në raport me Serbinë, që sipas tij po e ledhatojnë atë.

“Prandaj lus kolegët në Berlin, Paris e Romë që mos ta bëjnë gabimin me Serbinë, sikurse që kanë bërë me Rusinë”, u shpreh Hoxhaj.

Duke folur për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Hoxhaj tha se do të duhej të insistohej që Kosova të merrte njohjen nga Serbia.

“Prandaj ne nuk kemi bërë draft, derisa Kurti ka pranuar draftin e statutit të Asociacionit”, deklaroi Hoxhaj.

Hoxhaj: PDK nuk do të duhej të hynte në qeveri, nëse nuk e ka kryeministrin

Lidhur me bashkëpunimet ndërpartiaka, në spektrin politik në Kosovë, Hoxhaj tha se janë pro bashkëpunimeve me të gjitha partitë politike në vend. Por sipas tij, PDK është shkollë tjetër politike për dallim nga LVV.

Duke folur për kandidatin e PDK-së për kryeministër të vendit, Bedri Hamza, tha se ai është kandidat me përvojë politike e profesionale.

“PDK nuk do të duhej të hynte në qeveri, nëse nuk e ka kryeministrin”, theksoi Hoxhaj.

You Might Also Like

Një i ri lirohet, një tjetër ndalohet pas incidentit në festivalin në veri të qytetit të Mitrovices

BE: Përmbajuni vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gjeni kompromis

Kurti kujton heroizmin e zjarrfikësit Osmanaj në përvjetorin e rënies

LVV: Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijojë norma të reja juridike

KQZ fton diasporën në takime për zgjedhjet nga 11 deri 29 gusht

TAGGED: #Enver Hoxhaj, #Ndërkombëtarët, #Veriu
Kosova Times September 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Ata që vranë dhe varrosën shqiptarët sot po shtiren si viktima: Serbia duhet t’i hapë varrezat masive!

Kosova Times Kosova Times June 22, 2025
OEK dhe ambasadori Turqisë biseduan për rritjen e bashkëpunimit ekonomik
100 biçikleta pritet të funksionalizohet për prishtinasit në tetor
Arrestohen 6 persona për falsifikim parash, sekuestrohen 85 mijë euro
Një dron shpërtheu mbi rajonin e Kaluga
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?