By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Makthi Strategjik i Evropës: I bllokuar midis Trumpit, Putinit dhe luftës që nuk mund ta përfundojë
January 28, 2026
Sot mot i vranët e me intervale me diell
January 28, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 28, 2026
Moti në Shqipëri me reshje shiu në formë shtrëngatash, dëborë në lartësitë mbi 900 metra
January 28, 2026
Horoskopi ditor për 28 janar
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Ndërmjetësimi ofron zgjidhje efikase në rastet e mosmarrëveshjeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Ndërmjetësimi ofron zgjidhje efikase në rastet e mosmarrëveshjeve
Lajme

Kurti: Ndërmjetësimi ofron zgjidhje efikase në rastet e mosmarrëveshjeve

Kosova Times
Last updated: 2024/09/04 at 10:38 PM
Kosova Times Published September 4, 2024
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti, ka theksuar rëndësinë e ndërmjetësimit si një mjet sipas tij efikas dhe i shpejtë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Ai ka ftuar qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

Në një postim në ‘Facebook’, kryeministri Kurti tha se në kohën kur gjykatat tona përballen me një numër të madh të lëndëve të pazgjidhura, ‘Ndërmjetësimi’ ofron një zgjidhje efikase dhe të shpejtë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

“Në Republikën e Kosovës, nga viti 2021 deri në vitin 2023, shifrat e rasteve në Ndërmjetësim kanë shënuar rritje të dukshme, aq sa vetëm nga gjykatat, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në Ndërmjetësim, janë referuar 5,424 raste penale dhe 6,633 raste civile”, ka shkruar Kurti, duke shtuar se statistikat tregojnë se rreth 90% e rasteve të ndërmjetësimit në Kosovë përfundojnë me sukses, duke ofruar një alternativë efektive ndaj proceseve të gjata dhe të kushtueshme gjyqësore.

“Ky progres karakterizohet sidomos me rastet civile. Përderisa në vitin 2021 në ndërmjetësim ishin referuar 864 raste civile, ky numër ishte rritur në 1673 raste të kësaj natyre në vitin 2022, ndërsa ishte shumëfishuar në 4096 raste në vitin 2023. Thënë në përqindje i bie që viti 2022 ka shënuar rritje të referimit të rasteve civile për 93.6 për qind në raport me vitin 2021, ndërsa viti 2023 rritje të referimit të rasteve civile prej 144.8% në raport me vitin 2022, ose 374% në raport me vitin 2021. Kurse trendi i rritjes së rasteve të referuara në Ndërmjetësim gjatë këtij viti pritet të tejkalojë edhe më shumë vitet paraprake”, ka potencuar i pari i ekzekutivit.

Sipas tij, ky progres i Ndërmjetësimit është rezultat i politikave të zbatuara nga Ministria e Drejtësisë, të cilat kanë siguruar një procedurë të shpejtë dhe me kosto të ulët për qytetarët tanë.

“Ndërmjetësimi është zgjedhja e mençur për një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme”, ka shkruar Kurti. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Sot mot i vranët e me intervale me diell

Moti në Shqipëri me reshje shiu në formë shtrëngatash, dëborë në lartësitë mbi 900 metra

Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë

Ambasadori Dugolli pret Sekretarin e Shtetit të Iowas në Uashington

Vdes i mituri i gjetur në lumin Gadime, në QKUK u dërgua pa shenja jete

TAGGED: #Albin Kurti
Kosova Times September 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

YIHR: Kërkojmë shkarkimin e Baljes dhe Demi Murtezit

Kosova Times Kosova Times February 9, 2024
Punimet në rrugën “Agim Ramadani”, Komuna thotë se të hënën do të jetë gati
Aktakuzë ndaj 23 personave, dyshohen për mashtrim në një Call Center
Të enjten bëhet varrimi i 59 viktimave të tragjedisë së Koçanit
Kurti po merr pjesë në Forumin e Bratislavës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?