By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Raporti i UN Tourism, Kumbaro: Shqipëria kryeson në rritjen e flukseve turistike në Europë me +136%
June 6, 2025
Von der Leyen mbështeti Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi SHBA-të vendosën sanksione ndaj katër gjyqtarëve
June 6, 2025
Dronët godasin bazat ajrore ruse, depot e naftës dhe uzinën e raketave ndërsa Moska sulmon Ukrainën
June 6, 2025
Sabotim i pajisjeve të telekomunikacionit në Suedi: Nuk dihet se kush qëndron pas serisë së sulmeve
June 6, 2025
Norvegjia vendos taksën turistike për shkak të fluksit të madh të turistëve
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PD kërkon ndërprerjen e mandatit, deputeti i PS Sinaj mohon përfitimet nga fondet publike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > PD kërkon ndërprerjen e mandatit, deputeti i PS Sinaj mohon përfitimet nga fondet publike
Rajon / Botë

PD kërkon ndërprerjen e mandatit, deputeti i PS Sinaj mohon përfitimet nga fondet publike

Kosova Times
Last updated: 2024/09/04 at 4:56 PM
Kosova Times Published September 4, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri, parlamenti nisi sot shqyrtimin e mocionit të paraqitur nga 1/10 e deputetëve, përfaqësues të Partisë Demokratike për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj dhe dërgimin e këtij mocioni në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Sinaj.

Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, kreu i grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi, deklaroi se nga të dhënat zyrtare të grumbulluara rezulton se sipas tij, kompani në pronësi apo ku është aksioner zoti Sinaj, kanë përfituar nga fonde të buxhetit. Zoti Sinaj është pronar i një rrjeti të njohur supermarketesh “Big Market”, por që me zgjedhjen e tij si deputet, ka kaluar në një status pasiv, duke mos pasur të drejtën e menaxhimit të shoqërive.

Sipas zotit Bardhi, gjatë periudhës që zoti Sinaj ushtronte mandatin e deputetit “vetëm përmes 9 transkasioneve të verifikuara nga ana jonë, ka përfituar përmes 9 kompanive të tij, të ardhura nga buxheti i shtetit, në shumën totale 3.68 milionë lekë”, ose afërsisht 37 mijë euro. Përfaqësuesi demokrat theksoi se statusi pasiv, nuk i ka ndaluar deputetit socialist që të marrë fitimet e kompanisë sipas kuotave të aksioneve që ai zotëron.

Kushtetuta i ndalon një deputeti ushtrimin e funksioneve të tjera si dhe e konsideron të papajtueshëm me mandatin, ushtrimin e “veprimtarësisë fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit, ose e pushtetit vendor dhe as të fitojë pasuri të këtyre”.

I pranishëm në mbledhjen e Këshillit të mandateve zoti Sinaj foli për një ‘farsë të madhe. E gjitha kjo është qesharake”, u shpreh ai, duke shpjeguar se nga 3.6 milionë që pretendohen si përfitime, 3.2 milionë janë rimbursime të marra nga drejtoritë tatimore për tatimfitime apo TVSH, të disa kompanive që kanë qenë në fazë mbylljeje “pra këto nuk janë para nga buxheti, por të parapaguara nga biznesi e që u janë thyer pas”. Ai shpjegoi po ashtu se vetëm pak më shumë se 300 mijë lekë, i përkasin mandatit aktual si deputet, pasi pjesa tjetër përkon me periudhën e mandatit të parë, 2017-2021. Sipas tij bëhet fjalë për blerje që intitucione të ndryshme kanë kryer në supermarketet e kompanisë së tij. “Nuk bëhet fjalë as për tendera, as për koncensione. Kanë shuar e kanë blerë mallra konsumi në supermarket, dhe arkëtarja nuk mund të dijë se kush dhe cfarë përfaqëson blerësi”, nënvizoi ai.

Por zoti Bardhi, replikoi duke theksuar se “për kushtetutën nuk ka rëndësi se sa para merr. Mjafton dhe 0.5 lekë dhe je në kushtet e papajtueshmërisë së mandatit”.

Mbledhja e Këshillit, do të vijojë me një tjetër seancë pas disa ditësh, duke qenë se deputeti Sinaj, tha se i duhet kohë që të shqyrtojë dokumentacionin, e për të mbajtur një qëndrim dhe nga pikëpamja juridike.

You Might Also Like

Von der Leyen mbështeti Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi SHBA-të vendosën sanksione ndaj katër gjyqtarëve

Dronët godasin bazat ajrore ruse, depot e naftës dhe uzinën e raketave ndërsa Moska sulmon Ukrainën

Sabotim i pajisjeve të telekomunikacionit në Suedi: Nuk dihet se kush qëndron pas serisë së sulmeve

Rusia sulmoi Kievin. Kremlini: Është hakmarrje për aktet terroriste të Ukrainës

Merz për Trump: Nuk jemi miq, por kolegë të mirë

TAGGED: #PD, #PS, #Vullnet Sinaj
Kosova Times September 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia e Kosovës parandalon dhe zbulon mallra të kontrabanduara

Kosova Times Kosova Times April 24, 2023
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell, mund të ketë edhe vërshime
Rama u bën thirrje qytetarëve që të mos dalin nëse nuk e kanë të nevojshme
Koalicioni për Familjen premton vende të reja pune me paga konkurruese
Arrestohen tre të dyshuar për dy vjedhje në Gjakovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?