By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump
May 17, 2025
Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi
May 17, 2025
Më shumë se 150 delegacione do të shkojnë në inaugurimin e Papës
May 17, 2025
Mediat ukrainase: Një nga krijuesit e Iskander u vra në Rusi
May 17, 2025
Shqiponja përkujton çlirimin,26 vjet nga fitorja mbi forcat pushtuese serbe
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pse samiti Kinë-Afrikë është vendimtar për ambiciet globale të Pekinit?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Pse samiti Kinë-Afrikë është vendimtar për ambiciet globale të Pekinit?
Rajon / Botë

Pse samiti Kinë-Afrikë është vendimtar për ambiciet globale të Pekinit?

Kosova Times
Last updated: 2024/09/04 at 3:19 PM
Kosova Times Published September 4, 2024
Share
SHARE

Teksa presidenti i Kinës, Xi Jinping, mirëpret këtë javë në Pekin udhëheqësit afrikanë, për një samit të profilit të lartë, ai pritet të nxjerrë në pah industrinë në rritje të energjisë së gjelbër të vendit të tij.

Pekini thotë se Forumi për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë (FOCAC), që zhvillohet nga data 4 deri më 6 shtator, do të jetë ngjarja më e madhe diplomatike e tij që nga pandemia COVID-19.

Aty do të marrin pjesë udhëheqës dhe zyrtarë të tjerë të lartë të secilit vend afrikan, përveç Esvatinit.

Në dekadën e fundit, Kina i ka zgjeruar gjithnjë e më shumë lidhjet me vendet afrikane.

Pekini është bërë huadhënësi, investitori dhe partneri më i madh tregtar i këtij kontinenti, pjesërisht falë nismës Brezi dhe Rruga.

Ky është një projekt masiv infrastrukturor i Xisë, që ka synim zgjerimin e ndikimit të Kinës jashtë shtetit. Përmes tij, Kina u ka dhënë vendeve miliarda dollarë kredi, që i kanë ndihmuar në ndërtimin e infrastrukturës dhe për të pasur rritje ekonomike. Por, projekti ka shkaktuar edhe polemika, pasi i ka ngarkuar vendet me borxhe të mëdha.

“Çështja e borxhit do të vazhdojë të jetë e madhe”, thotë për Radion Evropa e Lirë Mandira Bagwandeen, eksperte për lidhjet e Kinës me Afrikën dhe pedagoge në Universitetin Stellenbosch në Afrikën e Jugut.

“Se si mund të punojë Kina me vende të tjera dhe me organe shumëpalëshe, për të arritur marrëveshje për lehtësimin e borxhit, do të jetë një temë kryesore e samitit”, shton ajo.

Analistët thonë se ngadalësimi ekonomik i Kinës e ka bërë këtë vend të hezitojë gjithnjë e më shumë të shpenzojë shuma të mëdha parash, siç ka bërë në të kaluarën, duke preferuar në vend të kësaj të shesë teknologji të avancuara dhe të gjelbra, në të cilat firmat kineze janë duke investuar shumë.

Kina ka filluar, po ashtu, t’i rregullojë kushtet për huat e saj ekzistuese për shtetet afrikane, duke ndarë më shumë për fushat diellore, impiantet e automjeteve elektrike dhe pajisjet WiFi 5G, dhe duke i reduktuar paratë për urat, portet dhe hekurudhat.

Kina ka nevojë për më shumë blerës të produkteve të teknologjisë së gjelbër edhe për faktin se Perëndimi u ka vendosur kufizime eksporteve kineze. Këto kufizime, sipas Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, janë vënë për shkak të kapaciteteve të mjaftueshme të veta, por edhe subvencioneve që u shpërndan Kina kompanive vendase, të cilat, siç thuhet, u japin atyre avantazh të padrejtë në treg.

“Teknologjia e gjelbër është në krye të agjendës si për palët afrikane, ashtu edhe për atë kineze”, thotë për Radion Evropa e Lirë Alex Vines, drejtor i kërkimeve për Afrikën në Chatham House, me qendër në Londër.

“Furnizimi me energji është kyç për trajektoren e zhvillimit të Afrikës. Kështu që investimi në burimet e rinovueshme do të mirëpritet”, sipas tij.

Çfarë është në agjendën e samitit?

Fokus i Pekinit në samit është riafirmimi i lidhjeve politike që ka krijuar në të gjithë Afrikën.

Ai, po ashtu, do të përpiqet të angazhohet në tema si: investimet në bujqësi, zhvillimi i industrive shëndetësore afrikane dhe gjetja e tregjeve të reja për burimet e rinovueshme të Kinës.

Por, qeveritë afrikane mund të jenë tani më pak të hapura ndaj këtyre synimeve, marrë parasysh se Kina nuk e ka përmbushur ende një premtim nga samiti i fundit i Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë, në vitin 2021, për blerjen e mallrave me vlerë 300 miliardë dollarë nga shtetet afrikane.

Udhëheqësit afrikanë pritet të kërkojnë, gjithashtu, garanci për përfundimin e projekteve të nisura infrastrukturore – të financuara nga Kina. I tillë është një projekt i diskutueshëm në Kenia për një hekurudhë prej 5 miliardë dollarësh, që lidh kryeqytetin Nairobi me qytetin port të Mombasës. Faza e dytë e tij, me të cilën synohej vazhdimi i linjës hekurudhore për në Ugandë, nuk është materializuar kurrë dhe të dyja vendet janë në hall për shlyerjen e borxheve.

Kina i ka rezistuar ofrimit të lehtësimit të borxheve deri më tani.

Pse Afrika ka rëndësi për Kinën?

Gjatë dekadave, qasja e Pekinit në Afrikë është zhvendosur nga fokusimi në eliminimin e mbështetjes politike për Tajvanin në synimin për ta bërë kontinentin afrikan një vend mikpritës për kompanitë kineze.

Kjo ka marrë hov me nismën Brezi dhe Rruga gjatë viteve 2010, pasi Kina ka dërguar qindra mijëra punëtorë në Afrikë për t’i çuar përpara mega-projektet e saj dhe për t’i shfrytëzuar burimet e mëdha natyrore të kontinentit.

Afrika është një kontinent i ri dhe në rritje, i cili, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, përfshin nëntë nga 20 ekonomitë me rritjen më të shpejtë në botë në vitin 2024. Dhe, Kina e sheh këtë si një treg jetik për produktet e saj dhe për rritjen e saj ekonomike.

Por, firmat kineze kanë synuar edhe sigurimin e qasjes në pasuritë e rralla minerale të Afrikës, shumë prej të cilave janë të nevojshme për produktet që përdoren në teknologjinë e energjisë së rinovueshme.

Vetëm rajoni Moanda i Gabonit përmban deri në një të katërtën e rezervave të njohura globale të manganit, ndërsa Afrika e Jugut përbën 37 për qind të prodhimit global të këtij metali.

Minierat e kobaltit – një metal i rëndësishëm për prodhimin e baterive të rinovueshme për produkte si telefonat inteligjentë – gjenden në Republikën Demokratike të Kongos. Ajo përbën 70 për qind të totalit në botë.

Gara për t’i blerë këto burime të rëndësishme strategjike ka shkaktuar edhe konkurrencë gjeopolitike në Afrikë mes firmave kineze dhe atyre amerikane.

Çfarë mësimesh u japin lidhjet e Kinës me Afrikën rajoneve të tjera?

Investimet kineze në Afrikë kanë arritur kulmin rreth vitit 2016, por, nga ajo kohë, huat e Pekinit për qeveritë afrikane kanë rënë ndjeshëm – nga 28.4 miliardë dollarë në 1.9 miliardë më 2020.

Të dhënat nga Qendra e Politikave të Zhvillimit Global e Universitetit të Bostonit tregojnë se vlera e kredive është rritur në 4.2 miliardë dollarë në vitin 2023, por se ajo përfshin vetëm 13 kredi për tetë vende dhe dy banka rajonale.

Për Vinesin, kjo tregon se si “modeli i vjetër i ofrimit të kredive për projekte të mëdha infrastrukturore dhe për industrializim të shpejtë” i Pekinit e ka humbur vrullin, për shkak të ngadalësimit të ekonomisë së Kinës dhe vështirësive që disa vende afrikane kanë pasur me shlyerjen e kredive.

Por, Vines shton se disa vende afrikane nuk kanë vetëm kredi të mëdha kineze dhe, rrjedhimisht, probleme me borxhin jashtë kontrollit.

Kenia dhe Zambia, për shembull, i kanë menaxhuar keq borxhet e tyre ndaj të gjithë kreditorëve.

Kjo dinamikë në ndryshim reflekton pjesërisht kontrollin në rritje të Kinës për mënyrën se si jep kredi, por pasqyron edhe një kontinent afrikan që është politikisht dhe ekonomikisht tërheqës për shumë fuqi të jashtme.

“Shtetet afrikane po lundrojnë në një botë më shumëpolare dhe po përpiqen të mos mbesin si prokineze apo proamerikane. Ndryshe nga 20 vjet më parë, ka shumë më tepër zgjedhje”, përfundon Vines.

You Might Also Like

FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump

Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi

Më shumë se 150 delegacione do të shkojnë në inaugurimin e Papës

Mediat ukrainase: Një nga krijuesit e Iskander u vra në Rusi

Pluhuri i Saharasë mbuloi Athinën

TAGGED: #Afrika, #Kina
Kosova Times September 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pse Presidenti Trump po tërhiqet nga OBSh dhe çfarë mund të ndodhë? 

Kosova Times Kosova Times January 26, 2025
Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor takim joformal sot në Tiranë, Kurti dërgon Besnik Bislimin
Perëndimi dënon festën antikushtetuese në Republikën Sërpska
Tejkaloi shpejtësinë në zona urbane, 500 euro gjobë shoferit
Dokumentet sekrete: Prigozhin i ofroi Ukrainës informacione për pozicionet ruse ne kembim…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?