By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aktakuzë për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik
December 31, 2025
Qengj i skuqur, me bazë vere, me lëng shege dhe kumin
December 31, 2025
Presidentja Osmani uron pjesëtarët e FSK-së për suksese në vitin 2026
December 31, 2025
Osmani viziton fëmijët në Klinikën e Pediatrisë në prag të Vitit të Ri
December 31, 2025
Kurti prezanton 10 zhvillimet më të mira të vitit 2025 për Kosovën
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqetësimet për integritetin e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shqetësimet për integritetin e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara
Rajon / Botë

Shqetësimet për integritetin e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara

Kosova Times
Last updated: 2024/09/04 at 6:26 PM
Kosova Times Published September 4, 2024
Share
SHARE

Dy partitë kryesore politike në Shtetet e Bashkuara po shprehin shqetësimin për “integritetin e zgjedhjeve” përpara votimeve të nëntorit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Herman, shqetësimet janë në lidhje me procesin e regjistrimit të votuesve, hedhjen e votës, numërimin e votave dhe certifikimin e rezultatit.

Demokratët i akuzojnë republikanët për kufizimin e qasjes në qendrat e votimit dhe se po planifikojnë zvarritjen e procesit të certifikimit të rezultateve. Republikanët dyshojnë se përfaqësues të Partisë Demokrate manipulojnë fletëvotimet që dërgohen me postë, makineritë e numërimit të votave dhe se vazhdojnë të mbajnë në listat e votuesve emra personash që nuk duhet të jenë aty.

Kandidati republikan, ish-Presidenti Donald Trump, përballet me akuza penale për përpjekjet për të përmbysur humbjen në zgjedhjet e vitit 2020.

“Mendova se zgjedhjet ishin të manipuluara, të vjedhura…”, tha ish-Presidenti Trump.

Kandidatja demokrate, Nënpresidentja Kamala Harris, e akuzon zotin Trump për dëmtimin e besimit te zgjedhjet, ndërsa zotohet të ruajë parimet themelore amerikane.

“Që nga funksionimi i shtetit ligjor. Te zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Tek transferimi paqësor i pushtetit”, tha Nënpresidentja Harris.

Agjencitë federale po përgatiten duke patur parasysh situatat e krijuara në 6 janar 2021, kur mbështetësit e zotit Trump, të pakënaqur me humbjen e presidentit në zgjedhje, sulmuan Kapitolin.

A po forcohet integriteti i zgjedhjeve nga këto masa përgatitore?

Kjo është shpresa e aktivistëve, si drejtuesja e organizatës 104-vjeçe Lidhja e Grave Votuese.

“Mbetet për t’u parë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë, cili do të jetë rezultati i zgjedhjeve, si do të ndjehen njerëzit, çfarë protestash do të ketë dhe nëse ato bëhen të dhunshme. Shpresa ime është që të mos bëhen të tilla”, thotë Celina Stewart.

Deri më tani sistemi është mbajtur mirë, thotë kryetari i Komisionit federal për Ndihmën Zgjedhore, Ben Hovland.

“Kemi pasur tashmë shumë zgjedhje paraprake, për zgjedhjet presidenciale, për ato të shteteve. Pra zyrtarët zgjedhorë kanë pasur goxha praktikë këtë sezon dhe mendoj se jemi në formë të mirë ndërsa afrohet nëntori”, thotë zoti Hovland.

Në Qarkun Champaign në Illinoi, dega lokale e Partisë Republikane bëri përpjekje në vitin 2020 që gjykata ta ndalte numërimin e votave të dërguara me postë.

“Gjykatësi e rrëzoi kërkesën dhe mundëm të vazhdonim numërimin. Por e provuan, ashtu siç po e provonin në pjesë të tjera të vendit”, thotë Aaron Ammons, nga bashkia Champaign.

Ai thotë se për shkak të kërcënimeve, frikësimit dhe padive, janë larguar shumë zyrtarë zgjedhorë dhe vullnetarë në mbarë vendin.

“Është e dëmshme dhe dekurajon njerëzit që e bëjnë këtë punë, nëse nuk marrin mbështetjen që nevojitet për të qenë në vijën e parë të demokracisë”, thotë zoti Ammons.

Është e rëndësishme që të ftohen kandidatët, zyrtarët e partive dhe publiku që ta ndjekin sistemin në funksionim, thotë drejtori për zgjedhjet në Bashkinë St. Louis, në Misuri.

“Hapja e votave të dërguara me postë, tabulimi, testimi i pajisjeve të votimit, rinumërimi manual, auditi pas zgjedhjeve – janë të gjitha procese që mund të vëzhgohen nga publiku”, thotë Eric Frey.

Drejtuesit republikanë në Senat kërkojnë të miratohet një legjislacion i ri sipas të cilit personat që regjistrohen për të votuar, duhet të paraqesin edhe dokument për të provuar se janë nënshtetas. Shumica e ligjvënësve demokratëve thonë se ligjet në fuqi ndalojnë votimin e joshtetasve në zgjedhjet federale dhe se nuk ka të dhëna për të mbështetur pretendimet se ka votime në nivele domethënëse nga emigrantë të paligjshëm.

You Might Also Like

Aktakuzë për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik

Turqia arreston 357 anëtarë të dyshuar të ISIS-it

Një qytet i tërë suedez po zhvendoset për shkak të metaleve të rralla tokësore

Preteksti i Valdait: Putini i hedh çelësin Trumpit në përpjekjen për paqe

Erdogan dhe Putin perseri se bashku: “Midis tyre u vendos…!”

TAGGED: #Integriteti, #ShBA, #Zgjedhje presidenciale
Kosova Times September 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Janjiq analizon: “Lidhja AKS me Republika Srpska ishte gabim”

Kosova Times Kosova Times November 8, 2022
Ja si shkojnë fëmijët në shkollë në Kinë: Një shkallë e rrezikshme që të çon drejt “reve”
Axhenda ndërkombëtare
Zëvendës kreu i Khersonit u arrestua me dyshimin për bashkëpunim me Rusinë
Rrudhani i jep fitoren Young Boys
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?