By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ministrja finlandeze dhe Kurti folën për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe integrimin evropian
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ministrja finlandeze dhe Kurti folën për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe integrimin evropian
Lajme

Ministrja finlandeze dhe Kurti folën për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe integrimin evropian

Kosova Times
Last updated: 2024/09/05 at 6:51 PM
Kosova Times Published September 5, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen në një takim bilateral, që u zhvillua në ndërtesën e Qeverisë. 

Diskutimi gjatë takimit, në njërën anë u përqendrua në marrëdhëniet dypalëshe, të cilat janë të bazuara në vlera dhe bindje të përbashkëta, bashkëpunimin në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimeve tregtare pas themelimit të Odës Ekonomike Kosovë-Finlandë në vitin 2023 dhe Odës Ekonomike Nordike në vitin 2023, ndërkaq, në anën tjetër, në zhvillimet rajonale dhe në kontinent, nevojën për një BE dhe NATO sa më të fuqishme në dritën e invazionit dhe agresionit ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë.

Kryeministri shprehu falënderimin e tij dhe të shtetit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës, duke përfshirë këtu përkrahjen në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe integrimin evropian, kontributin në siguri dhe sundim të ligjit nëpërmjet pjesëmarrjes në misionin e NATO-s, KFOR dhe misionin e BE-së, EULEX, si dhe në zhvillimin social dhe ekonomik në vend përmes agjencisë zhvillimore të saj, FINNIDA.

“Është një nder dhe kënaqësi e madhe që ju mirëpresim sot në Prishtinë, në Republikën e Kosovës, e cila ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me vendin tuaj. Ne e vlerësojmë lart vizitën tuaj dhe mezi presim që të zgjerojmë bashkëpunimin në fushat ekzistuese por edhe në fusha të reja”, u shpreh kryeministri.

Ai e uroi ministren Valtonen, shtetin e Finlandës dhe popullin finlandez për anëtarësimin në NATO në prill të vitit të kaluar, duke theksuar se anëtarësimi në këtë organizatë dhe aleancë veri-atlantike është po ashtu qëllim i Republikës së Kosovës, që sikurse Finlanda kufizohet me një fqinj autokrat dhe agresiv që rrezikon paqen dhe sigurinë rajonale.

Kryeministri Kurti dhe ministrja Valtonen gjithashtu biseduan edhe për diasporën tonë në Finlandë dhe për potencialin që ajo ka për të luajtur një rol edhe më të madh në fuqizimin e lidhjeve ndërmjet vendeve tona. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj

Kurti: KEK-u në moment historik transformimi

Nesër Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin e Kosovës

Begaj: Krenar për shërbimin e ushtrisë në misionet ndërkombëtare

AUV alarmon për Acrylamide në kafen “Caffe Monaco”

TAGGED: #Albin Kurti, #Elina Valtonen
Kosova Times September 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Lajme

Reagon PDK, Gjoshi: Djegia e zyrave të këtij instituti është fatkeqësi

Kosova Times Kosova Times November 21, 2023
Haradinaj takon shefin e OSBE-së, i kërkon mbështetje për Kosovën
GAP: Planifikim i dobët i ndërmarrjeve publike qendrore në Kosovë
Moti sot kryesisht me diell
Në Orsk te Rusise, një pjesë e qytetit po evakuohet për shkak të thyerjes së digës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?