By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rama ironizon gjyqin në Hagë për ish-krerët e UÇK-së: Drejtësi ndërkombëtare, nivel i lartë shumë
September 26, 2025
Barduani thekson rëndësinë e dialogut dhe besimit për sigurinë në rajon
September 26, 2025
“Oh vëllau jem…”, momenti i rëndë kur Gjesti merr lajmin e trishtë
September 26, 2025
Gjerdani natyror i Kurbinit
September 26, 2025
Autoritetet malazeze po hetojnë incidentet me armë në kufirin me Kosovën
September 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Putini pretendon se inkursioni ukrainas në Rusi s’ka ndikuar në synimet e luftës së saj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Putini pretendon se inkursioni ukrainas në Rusi s’ka ndikuar në synimet e luftës së saj
Rajon / Botë

Putini pretendon se inkursioni ukrainas në Rusi s’ka ndikuar në synimet e luftës së saj

Kosova Times
Last updated: 2024/09/05 at 2:56 PM
Kosova Times Published September 5, 2024
Share
SHARE

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë të enjten se inkursioni i ushtrisë ukrainase në tokën ruse nuk ka ndikuar në të ashtuquajturin “operacion special ushtarak” të Moskës, një shprehje që Kremlini e përdor për ta përshkruar luftën e tij kundër Ukrainës.

Duke folur në Forumin e Euroazisë Lindore në qytetin rus Vlladivostok, Putini pretendoi se, duke dërguar trupa në rajonin Kursk të Rusisë, Ukraina i ka dobësuar forcat e veta në rajonin lindor të Donbasit, ku forcat ruse kanë çarë përpara në ditët e fundit.

“Synimi i armikut ishte të na zemëronte, të tallej, t’i zhvendoste trupat tona nga njëra anë në tjetrën, dhe ta ndalte ofensivën tonë në drejtime kyçe, para së gjithash në Donbas”, tha Putin.

“A ia doli armiku ta arrijë këtë? Jo, nuk arriti asgjë”, shtoi ai.

Putini pretendoi se forcat ruse “e stabilizuan gjendjen dhe filluan ta zmbrapsin dalëngadalë armikun nga territoret përgjatë kufirit”, ku forcat ukrainase u futën në territorin rus në fillim të gushtit.

Ky veprim e la Ukrainën pa mjete për “ta ndalur ofensivën tonë” në lindje të Ukrainës, tha Putin.

Kievi pretendon se i ka marrë nën kontroll më shumë se 1.200 kilometra katrorë të tokës ruse falë inkursionit befasues muajin e kaluar. Kjo është hera e parë prej Luftës së Dytë Botërore që ndodh një inkursion në tokën ruse.

Ndërkohë, forcat ruse kanë shënuar përparime të mëdha në përpjekjet e tyre për ta kapur qytetin strategjik të rajonit lindor të Ukrainës, Pokrovsk.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha në një intervistë për televizionin amerikan NBC këtë javë se synimi i inkursionit befasues në Kursk grumbullimi i trupave dhe i territorit rus për këmbime në të ardhmen, duke nënvizuar se Ukraina nuk ka nevojë për tokë ruse.

“Operacioni ynë ka për qëllim rikthimin e integritetit tonë territorial. Ne kapim trupa ruse për t’i zëvendësuar me ukrainase. Ne u themi atyre, e dini, ne duam kthimin e ushtarëve tanë në këmbim të ushtarëve rusë. E njëjta gjë vlen edhe për territoret. Ne nuk kemi nevojë për tokën e tyre”, tha Zelensky.

Në të kaluarën, Putini e ka quajtur “provokim” inkursionin ukrainas dhe ka thënë se nuk i ka lënë Rusisë arsye për të biseduar me Kievin.

“Çfarë ka mbetur për të biseduar me ata tani”, kishte thënë ai.

Por, më 5 shtator ai u tërhoq nga ky qëndrim duke thënë se “ne kurrë nuk kemi refuzuar të bisedojmë”.

Megjithatë, Putin tha se në bisedimet për paqe duhet patjetër të merren parasysh kushtet e kamotshme të Rusisë, se pjesë të okupuara të Ukrainës nga trupat ruse duhet të mbesin nën kontrollin e Moskës.

Rusia i ka uzurpuar pjesë të rajoneve ukrainase Donjeck, Luhansk, Zaporizhja dhe Herson, ndërsa në shtator 2022 ajo i aneksoi ato plotësisht në mënyrë të jashtëligjshme.

Kombet e Bashkuara vazhdojnë t’i njohin këto rajone si pjesë të Ukrainës.

Ukraina vazhdimisht ka kërkuar që t’i kthehen territoret e okupuara nga Rusia, përfshirë edhe Gadishulli i Krimesë, i aneksuar nga Moska më 2014.

You Might Also Like

Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor 2025 rikthehet në Shkup më 1–2 tetor

Përmbysje pranë Pokrovskut, rusët bien në kurthin ukrainas: “Po i shkatërrojmë”

Bisedimet sekrete në Moskë

Aduti i ri ukrainas: Balonat me eksplozivë fluturuan mbi Rusinë?

Ministri i Jashtëm rus largohet nga salla, ish-Ministri i Jashtëm Britanik reagon ashpër…

TAGGED: #Inkursioni ukrainas, #Vladimir Putin
Kosova Times September 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ambasadori Hovenier dënon plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë

Kosova Times Kosova Times January 7, 2023
Si të gatuaj gjelin e detit
Të fluturosh në Evropë është më lirë se të udhëtosh me tren, por mjedisi e paguan çmimin.
Të dyshuarit për një duzinë krimesh të ndryshme do t’i shmangen përgjegjësisë nëse bien dakord të luftojnë kundër Ukrainës
Legjislatura e re e Kuvendit hapet më 12 shtator, Begaj: Të përballemi me çdo sfidë për Shqipërinë në BE
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?