By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Betohet kryetari Alban Hyseni dhe këshilltarët e Kuvendit të Gjilanit
December 10, 2025
KQZ nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe, LVV votoi kundër
December 10, 2025
Paga e 13-të, Murati i përgjigjet opozitës: Është paraparë në buxhetin 2026
December 10, 2025
OVL UÇK për lirimin e Kilajt: Vendim i rikthimit të një të drejte të mohuar
December 10, 2025
Policia e Ambasada Amerikane me ushtrim për reagim ndaj krizave
December 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqiptarët paguajnë 130 mln euro, për largimet e padrejta nga puna në shtet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shqiptarët paguajnë 130 mln euro, për largimet e padrejta nga puna në shtet
Lajme

Shqiptarët paguajnë 130 mln euro, për largimet e padrejta nga puna në shtet

Kosova Times
Last updated: 2024/09/05 at 8:25 AM
Kosova Times Published September 5, 2024
Share
SHARE

Shpenzimet për dhënien e dëmshpërblimeve për të larguarit nga puna për periudhën 2015 deri në 2023, arrijnë në vlerën e 13 mld lekëve apo rreth 130 mln euro.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për Monitor, për vitin 2023 janë shpenzuar në total si nga administrata qendrore dhe vendore 975,8 milionë lekë për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore për largim nga puna.

Pra bëhet fjalë për punonjës të qeverisjes qendrore dhe vendore të cilët janë larguar padrejtësisht nga puna, por pas vendimeve të formës së prerë të gjykatës kanë përfituar dëmshpërblimin.

Për vitin 2022, u shpenzuan 1,4 mld lekë për dhënien e dëmshpërblimit për të larguarit nga puna. Vlera më e madhe e dhënies së dëmshpërblimit, ishte për të larguarit nga puna në administratën qendrore, përkatësisht në vlerën e 1 mld lekëve.Ndërsa për të larguarit nga puna në pushtetin vendor, u paguan 324,6 mln lekë.

Në totalin e shpenzimeve për vendimet gjyqësore të formës së prerë, pagesat me të larta janë kryer nga qeverisja qendrore.

Totali i faturës së paguar për largimet nga puna prej administratës qendrore për vitet 2015-2022, llogaritej në 9,9 miliardë lekë.

Fatura e paguar nga pushteti vendor për të njëjtën periudhë ishte 2,2 miliardë lekë. Nga bashkitë pagesat më të larta për dëmshpërblimet e të larguarve nga puna, ishin në vitin 2016 në vlerën e 315,5 milionë lekë dhe kanë kulmuar në 2022, para vitit zgjedhor në vlerën e 324,6 milionë lekë.

Po ashtu, në harkun e 9 viteve, përkatësisht në vitet 2015-2023 fatura më e lartë e paguar për të larguarit nga puna, të cilët kanë fituar çështjet gjyqësore ishte në vitin 2017, në vlerën e 1,8 mld lekëve.

Fatura e shpenzimeve të buxhetit të shtetit, si pasojë e ndërprerjes së paligjshme të marrëdhënieve të punës dhe përfitimit të dëmshpërblimit financiar nga të larguarit, pritet të ndryshojë, pasi një numër i lartë dosjesh të mbetura stok pritet të shqyrtohen.

Sipas të dhënave të Këshillit të Lartë Gjyqësor, deri në muajin Shtator 2023 stoku i dosjeve të prapambetura në Gjykatën Administrative të Apelit, arriti në 23,104 çështje. Nga totali i stokut 13% e tyre ishin dosje për marrëdhënie pune.

Sipas avokatëve afatet e arsyeshme për gjykimin e çështjeve në Gjykatën e Apelit Administrativ janë 3 vite. Po ashtu, sipas avokatëve shumë çështje për shqyrtimin e të larguarve nga puna, po rrëzohen nga Gjykata e Lartë me argumentin se nuk përmbajnë shkaqe për rekurs.

Si rrjedhojë të larguarit nga puna, po i drejtohen për shqyrtim të dosjeve të tyre Gjykatës Kushtetuese.

Kontrolli i lartë i Shtetit, gjithashtu në raportin vjetor 2023 ngre shqetësimin se në shoqëritë e audituara, vijon të konstatohen raste të pagesave të konsiderueshme për shkak të humbjeve të proceseve gjyqësore si rrjedhojë e largimeve të padrejta nga puna, konkretisht në të paktën 5 subjekte: Albpetrol sh.a., OSHEE sh.a., KESH sh.a., Posta Shqiptare sh.a., UKT sh.a. etj.

“Pavarësisht rekomandimeve të herëpashershme të dhëna nga KLSH, shoqëritë publike vijojnë me dhënien e shpërblimeve në kundërshtim me kuadrin ligjor e rregullator, konkretisht pa miratimin e tyre në organet eprore dhe/ose në kushtet kur vetë shoqëria ka qenë me rezultat financiar negativ”, citohet në raport./Monitor

You Might Also Like

Betohet kryetari Alban Hyseni dhe këshilltarët e Kuvendit të Gjilanit

KQZ nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe, LVV votoi kundër

Paga e 13-të, Murati i përgjigjet opozitës: Është paraparë në buxhetin 2026

OVL UÇK për lirimin e Kilajt: Vendim i rikthimit të një të drejte të mohuar

Policia e Ambasada Amerikane me ushtrim për reagim ndaj krizave

Kosova Times September 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Konjufca: Kosova e palëkundur në përpjekjet për integrim evropian, demokraci dhe barazi

Kosova Times Kosova Times March 26, 2024
Tentim vrasje në Lipjan, persona të panjohur gjuajnë me armë e granata dore
Peci dhe Wieland diskutuan qasjen në tregun evropian
OBSH: Mbi 20,000 njerëz mbyten në Evropë çdo vit
Produktet e Kosovës së shpejti me barkoda ndërkombëtare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?