By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
SHBA-ja hedh poshtë retorikën bërthamore ‘të pamatur dhe të padobishme’ të Rusisë mes afatit të fundit të Trumpit
July 18, 2025
Rasti misterioz i një gruaje ruse që jetonte në një shpellë indiane me vajzat e saj: “Njerëzit janë të rrezikshëm”
July 18, 2025
Merz: E morëm seriozisht mesazhin e JD Vance
July 18, 2025
Rusët: Ukrainasit lëshuan dronë në Moskë, pezulluan fluturimet në tre aeroporte
July 18, 2025
Horoskopi ditor për 18 korrik 2025
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Buzëqeshjet kineze
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Buzëqeshjet kineze
Opinion

Buzëqeshjet kineze

Kosova Times
Last updated: 2024/09/06 at 7:58 AM
Kosova Times Published September 6, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Shqiprim PULA

– Autoritetet politike të kohës së pasluftës, me pak përjashtime, kishin nevojë për alibi, dhe atë jo vetëm për veten e tyre të përfshirë në procese por edhe për të argumentuar vendim-marrjen në nivelet ndërkombëtare, që ndërlidhej me argumentet e qëndrimeve politike për nevojën e rivendosjes lidhur me statusin juridik-politik të Kosovës.

Bisedimet e Vjenës rezultuan me pakon gjithëpërfshirëse të Ahtisaarit, si kompromis për mëvetësinë e shumë pritur, por edhe me bisedimet e Brukselit, padyshim, mendohej si zgjidhje, njohja nga Serbia dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, përfshirë OKB-në. Por, e gjitha e menduar veç hipotetikisht, referuar gjendjes reale politike!. Për aq sa bisedimet e Vjenës dhe të Brukselit, kishin për objekt trajtimin e realitetit politik, në esencë, prekën edhe aspektin subjektiv atë të ndërgjegjes kombëtare Shqipëtare. Nga propozimi gjithëpërfshirës i Ahtisaarit n’a derivoi kushtetuta e cila u arsyetua me ardhmërinë Europiane të vendit, duke krijuar “Kosovarët” e rinj nga Shqiptarët e hershëm. Sistemi politikë i krijuar përmes frymës kushtetuese Ahtisaariane, është që ne të mos mund të shprehim atë që ndjejmë e besojmë, por ta shprehim atë që nuk e besojmë, multietnicitetin!, këtë n’a e servuan me buzëqeshje Kineze.

Kosova e marrë peng! Kosovës i është marr peng gjithçka, e para së gjithash integriteti kombëtar, sepse 94 për qind Shqiptarë nuk mund të vendosin pa 6 për qind minoritar!. Dhe kjo mendësi politike kushtetutshmërie është antikushtetushmëri kombëtare Shqiptare. Madje, për t’i dhënë kuptim hershmërisë shqiptare edhe arkeologu Francez, Christophe Goddard, pjesë e ekipit të zbulimit të mbishkrimit të Justinianit në Kishën paleokristiane për qytetin Dardan, në Ulpianën e hershme, nga gjykimi i tij, theksoi; të gjithë ne në Europë kemi përqindje Dardane, “ne Evropianët dhe Shqiptarët e sotëm, jemi Ne pak si Ju dhe Ju jeni pak si Ne”.

Frikësimi e terrorizimi politik nga të buzëqeshurit Kineze! Ndërkohë që, Evropianët e ndërkombëtarët me buzëqeshjet e tyre Kineze vazhdojnë kërkesat për betonizimin e Serbisë brenda Kosovës, përmes Kishës Serbe Ortodokse dhe Bashkësisë së Komunave me shumicë Serbe (“zajednica”), të cilat paraqesin gjymtim për shoqërinë shqiptare, po edhe për idealin historik dhe liridashës por edhe për pakicat jo Serbe!, kështu, duke i dhënë pakicës Serbe epitet hyjnie (religjioze) dhe epërsie (institucionale). Shikuar në kronologji, dy çështjet; e para, Kisha Serbe Ortodokse u zyrtarizua si kërkesë, gjatë bisedimeve të Vjenës me dakordësi të palës shqiptare (fatkeqësisht), e cila më pas u shkrua tek propozimi gjithëpërfshirës i Ahtisaarit, përkatësisht tek Aneksi V mbi Trashëgiminë Fetare dhe Kulturore – ku flet për të drejtat, privilegjet dhe imunitetet e Kishës Serbe në Kosovë!, e që më parë, nuk ishte as tek Rezoluta 1244, dhe as tek Korniza Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme – ngaqë përgjithësisht i referohej vetëm parimeve të ruajtjes së trashëgimisë kulturore, fetare e historike; dhe e dyta, Bashkësia e Komunave me shumicë Serbe (“zajednica”) që u zyrtarizua si kërkesë, gjatë bisedimeve të Brukselit me dakordësi të palës Shqipëtare (fatkeqësisht), në Dokumentin 19 Prill, 2013. Po prej kohësh tashmë, procesi i bisedimeve përmbajtësisht në tërësinë e temave të trajtuara e të mbetura hapur kanë marrë ngjyrim kompleksiteti, sepse Serbia, vazhdon të ketë pretendim territorial; nuk e njeh pavarësinë dhe e minon sa herë e kudo ku mundet; pengon anëtarësimet në organizma ndërkombëtar përmes fushatave të pandërprera si dhe e pretendon trashëgiminë të krishtere Ortodokse në Kosovë, të përvetësuar veç si Serbe!. Nga të buzëqeshurit me buzëqeshje Kineze, në kohë ‘paqe’ e në tavolinë bisedimesh, për epilog kanë, betonizimin e Serbisë në Kosovë.

Është detyrë e jona me i dal Zot amanetit të t’parëve tanë Iliro-Arbnorë, kishte shkruar Papa Klement Albani.

Po si ta ribëjmë e ruajmë kombësinë shqiptare? Duke e rrënjosur fuqinë e të së vërtetës autentike shqiptare, për t’i mbajtur larg forcat e jashtme manipuluese; duke e ushqyer ndërgjegjen kombëtare shqiptare, që ndikon në nivelin e vetëdijes dhe aftësisë së veprimit politik për çdo situatë politike; duke e kultivuar fuqinë mbarë kombëtare, si forcë të brendshme tek secili pjesë e politikës për t’a ruajtur hershmërinë dhe vlerat shqiptare; duke e tejkaluar çdo frikë apo kërcënim politik, si motivim për për bashkim në guxim kombëtar; duke risjellë në vëmendje tek secili domosdoshmërinë e fuqisë individuale për reagime kombëtare shqiptare; duke e ruajtur ndershmërinë kombëtare, si një themel i fortë për të vepruar politikisht me integritet; duke marrë politikisht përgjegjësi kolektive, për rrethanat dhe realitetin e fateve tona kombëtarisht; duke vendosur qëllime të qarta politike, që u paraprijnë rezultateve të dëshiruara kombëtare shqiptare; duke mos i harruar idealet historike, dhe vlerat e rezistencës politike të Rilindësve tanë; duke e kultivuar për bashkimin, e garantojmë rezistencën e fuqisë tonë politike; duke qenë të unifikuar në qëndrimet politike kombëtare shqiptare, paraqesim fuqinë dhe aftësitë politike për t’iu përgjigjur me mençuri çdo situate; si dhe, duke e kuptuar fuqinë kombëtare reale, veprojmë si forcë politike rajonale e Evropiane. Pra, secila, veç e veç dhe të gjitha së bashku, na ofrojnë buzëqeshje kombëtare shqiptare, sepse Republika nuk është e garantuar, ajo duhet ruajtur e mbrojtur.

You Might Also Like

Në pritje të 120 deputetëve në zarf!

Zgjedhjet janë hapi i fundit ligjor për tejkalimin e krizës parlamentare në Kosovë

Kur politila e loparëve ulet në tavolinën e dialogut për shtetformim, dihet se çfarë e gjen Dardaninë

Zgjedhjet janë hapi i fundit ligjor për tejkalimin e krizës parlamentare në Kosovë

Mërgimi dhe Identiteti kombëtar

TAGGED: #Shqiprim Pula
Kosova Times September 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Media ruse: “Kamala me buton bërthamor është më keq se një majmun me granatë”

Kosova Times Kosova Times July 23, 2024
Një ‘kupolë nxehtësie’ po vjen në Evropë
Hajdari nënshkruan vendimin për rregullimin e çmimeve të naftës
Kurti: Asambleja Parlamentare i thotë PO Kosovës
Ali Ahmeti me thirrje për Qeverinë e Kosovës: Të mos heshtë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?