By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 dhjetor
December 11, 2025
VIDEO: Aeroplani ulet mbi çatinë e makinës!
December 10, 2025
Hakohet llogaria e drejtorit ekzekutiv të bursës më të madhe të kriptomonedhave në botë
December 10, 2025
Tre sulme amerikane në Karaibe lanë tre të mbijetuar. Secili u trajtua ndryshe
December 10, 2025
Trump prezantoi “biletën e artë”: Për një milion dollarë bëhesh amerikan, dhe për pesë përfiton përfitime shtesë
December 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti merr pjesë në demonstrimin e njësive elite të Policisë: Krenarë me ju
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti merr pjesë në demonstrimin e njësive elite të Policisë: Krenarë me ju
Lajme

Kurti merr pjesë në demonstrimin e njësive elite të Policisë: Krenarë me ju

Kosova Times
Last updated: 2024/09/06 at 8:07 PM
Kosova Times Published September 6, 2024
Share
SHARE

Në shënim të 25-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren Emilja Rexhepi dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën, mori pjesë në një demonstrim të përgatitjeve dhe aftësive të njësive elite të policisë.

Ai aty pa nga afër pajisjet taktike, mjetet e punës dhe përgatitjet profesionale të njësive elite të Policisë në përballje me çdo rrezik.

Kryeministri Kurti i falënderoi pjesëtarët e policisë për demonstrimin e përgatitjeve profesionale dhe të aftësive të jashtëzakonshme në mbrojtjen e personaliteteve shtetërore dhe në përballje me turma që mund të synojnë destabilzimin e vendit tonë e të rendit kushtetues e juridik.

“Sot me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës ne jemi krenarë që ju kemi juve për punën e shërbimin që keni bërë, për kontributin që keni dhënë deri në sakrificë, e ku para së gjithash e mbi të gjitha kujtojmë e përkujtojmë 23 heronjtë e Kosovës nga radhët e policisë tonë”, tha kryeministri, duke shtuar se ky demonstrim i të gjitha njësive të specializuara të policisë sonë që nga mbrojtja e afërt e deri te Njësiti K9, padyshim që e ngjallë besueshmërinë tek të gjithë njerëzit dhe e rritë atë për të gjithë ata të cilët tashmë e kanë pasur.

Kryeministri Kurti tha se Policia e Kosovës është më e afta, më e disiplinuara dhe më profesionalija jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.

Duke shprehur mirënjohjen e përzemërt dhe falënderimin e thellë, kryeministri Kurti u uroi edhe një një herë të gjithë pjesëtarëve të policisë 25-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, nënkryetarja e Kuvendit të Republikës, Saranda Bogujevci, dhe drejtues dhe përfaqësues tjerë institucionalë.

Adresimi i plotë i kryeministrit Kurti:

Ju faleminderit shumë për këtë demonstrim të jashtëzakonshëm të përgatitjes profesionale dhe të aftësive tuaja që edhe të shpëtoni nga rreziqet e mëdha personalitetet shtetërore, por gjithashtu edhe të përballeni me turma të cilët synojnë destabilizimin e vendit tonë e të rendit kushtetues e juridik.

Sot me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës ne jemi krenarë që ju kemi juve për punën e shërbimin që keni bërë, për kontributin që keni dhënë deri në sakrificë, e ku para së gjithash dhe mbi të gjitha kujtojmë e përkujtojmë 23 heronjtë e Kosovës nga radhët e policisë tonë.

Ky demonstrim i të gjitha njësive të specializuara të policisë sonë që nga mbrojtja e afërt e deri te Njësiti K9, padyshim që e ngjallë besueshmërinë tek të gjithë njerëzit dhe e rritë atë për të gjithë ata të cilët tashmë e kanë pasur. Edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, edhe ndonjë skeptikë që mund të ketë ngelur ndokund, me këtë demonstrim e ka parë që Policia e Kosovës është jo vetëm më e afta, më e disiplinuara, më profesionalja në rajon, por edhe më gjerë.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të jetë përherë pranë jush, sepse ju jeni pranë qytetarëve për hir të sundimit të ligjit, ruajtjes së sovranitetit shtetëror e të integritetit territorial, mbrojtjes së paqes e të sigurisë.

Urime të gjithëve 25-vjetori i Policisë së Kosovës, e unë shpreh mirënjohjen time të përzemërt dhe falënderimin e thellë e ju dëshiroj sa më shumë suksese e sa më pak punë.

Gëzuar! /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kabineti i Osmanit takim me zyrtarin e DASH-it

Hargreaves: PZAP s’duhet t’i nënshtrohet presionit e sulmeve politike

Basha: Mizoritë e së kaluarës nuk guxojnë të përsëriten kurrë

Ndahen Çmimet Vjetore të Gazetarisë – 2025

Kurti: Të akuzuarit për sulmin në “Ibër-Lepenc”, pjesë e strukturave serbe

TAGGED: #25 vjet, #Albin Kurti, #Policia e Kosovës
Kosova Times September 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gazetari shqiptar Enkel Demi promovon në Beograd librin `Flama`

Kosova Times Kosova Times October 28, 2024
Lagumxhija konfirmoi shtyerjen e sesionit: Ja kur pritet votimi i rezolutës për Srebrenicën
Autoritetet turke kërcënojnë se do të bllokojnë mesazherin Telegram
Kandidatët e mundshëm për postin e kryeministrit në Britaninë e Madhe
Nisja e raketës Angara-5 nga Vostochny u anulua përsëri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?