By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tortë me mus çokollate a: Një fantazi kremoze që do t’ju lërë pa fjalë
May 31, 2025
Temperaturat e larta, fluks udhëtarësh në pikën kufitare Morinë-Vërmicë, lëvizja e lirë ka shmangur krijimin e radhëve të gjata
May 31, 2025
Nga Duma ruse kërcënojnë nëse Ukraina refuzon kushtet:Do të mbetesin pa shumë territore
May 31, 2025
Serbia blen “Rafale” me një kredi franceze prej 1.9 miliardë eurosh
May 31, 2025
Rama ndan pamje magjike nga fshati Bastar në Tiranë
May 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rrënimit të parimeve të Badinterit për mos ndryshim të kufijve po e kthejnë Evropën në rrëmujë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Rrënimit të parimeve të Badinterit për mos ndryshim të kufijve po e kthejnë Evropën në rrëmujë
Opinion

Rrënimit të parimeve të Badinterit për mos ndryshim të kufijve po e kthejnë Evropën në rrëmujë

Kosova Times
Last updated: 2024/09/06 at 5:53 PM
Kosova Times Published September 6, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Skënder MULLIQI

Për evropianët, integriteti territorial i shteteve demokratike është imperativ i përbashkët. Lufta në Ukrainë kishte kthyer në fokus edhe një herë këtë çështje. Nëse ky parim mbrohet duke dënuar invazioinin ushtarak rus mbi këtë shtet, pse kjo po vihet në peshore për Kosovën, e cila në vitin 2008 u shpall shtet sovran dhe i pavarur i pranuar ndërkombëtarsht në kufijtë ekzistues nga shtetet më kualitative të botës. Shumica e kufijve të Evropës, janë nxjerrë më gjak, kështu edhe Kosova e cila u çlirua përfundimisht nga zgjedha e egër serbe në vitin 1999. Lejimi i ndryshimit të kufijve në rajon, do të shkaktonte edhe më shumë gjakderdhje. Për dekada, kufijtë janë konsideruar të pa prekshëm, duke pasur parasysh së respektimi i integritetit territorial është themeli i paqes dhe demokracisë në një kontinent, që deri në vitin 1945 u shkatërruan nga luftërat. Komuniteti Evropian edhe kishte formuar lidhur më këtë çështje një komision juristësh të dalluar në krye më francezin, Robert Badinter, për të zhvilluar parimet për menaxhimin e krizës në ish –Jugosllavi. Ballkani shquhet më një mozaik gjuhësor, kulturor, etnik e fetar me kufij të përcaktuar që pasqyron dallime. Komisioni i Badinterit kishte arritur deri të mendimi së kufijtë e vendosur gjatë shekujve, duhet të respektohen, mos të ndryshohen me dhunë duke zhytur rajonin tonë në luftëra të reja të tmerrshme. Udhëheqësit evropianë pranuan rekomandimin e komisionit dhe vendosën integritetin territorial si gur themeli të përpjekjeve të tyre për t’u marrë me shpërbërjen e Jugosllavisë. Po, ka pasur vështirësi. Statusi i Kosovës, e cila nuk ishte një republikë e plotë në nivelin e të tjerave, u kontestua. Nëse do t’i ishte dhënë një status i ngjashëm me ish republikat e tjera të ish-Jugosllavisë në vitin 1991, njohja e pavarësisë së saj do të ishte më e thjeshtë. Por kjo ndodhi në vitin 2008, pas punës së gjerë diplomatike brenda dhe jashtë Kombeve të Bashkuara. U pranua se njohja e pavarësisë së Kosovës e vetmja rrugë realiste përpara. Kosova megjithatë ishte pjesë konstituive e federatës jugosllave duke i konsideruar kufijtë të paprekshëm. Tash pas shumë vitesh të ekzistimit të Kosovës shtet, sikur nuk po vlen ky parim nga BE-ja dhe Amerika. Janë duke këmbë ngulur që Kosovës ti aneksohet veriu i Mitrovicës me pasuri të mëdha nëntokësore Serbisë e cila nuk e ka la borxhin ndaj shqiptarëve me vise të okupuara,me njerëz të vrarë dhe me dëme të tjera të mëdha materiale të shkaktuara në luftën e fundit çlirimtare, por edhe historikisht. BE-ja sikur bëhet se ka harruar se kur njerëzimi mëson parimin e lirisë nuk ka kthim mbrapa të proceseve, siç po pretendojnë Rusia dhe Serbia. Duket se ndërkombëtarët kanë bërë një kontratë të re me shtetin serb-Gjermania dhe Franca, që përmes Asociacionit shumë të kërkuar që të implementohet, që është ndarje mbi baza etnike, të cilën gjë e kishin kundërshtuar me planin mulitietnik të Marti Ahtisarit. Të pretendohet se një ish pushtues i tokave të huaja siç është Serbia fashizoide, ka të drejtën mbi një territor të një shteti të pavarur dhe sovran me kufijtë e saj, është absurditet dhe është detyrim i pa pranueshëm për shqiptarët. Qeveria e kriminelëve të luftës në krye me presidentin serb, Vuçiq po e qon rajonin drejtë rrënimit, dhe kjo sikur po lejohet nga faktori vendimmarrës ndërkombëtar. Ky regjim fashist po vazhdon provokimet për luftë ndaj Kosovës, duke zgjedhur metodat më brutale. Qeveria e Serbisë janë hapur kundër BE-së dhe për një lidhje më të fortë me Rusinë dhe BRICS. Serbia refuzon me këmbëngulje të vendosë sanksione ndaj Moskës të kërkuar nga BE-ja. Në Serbi, mbështet BE-ja vetëm kur bëhet fjalë për vjeljen e donacioneve të ndryshme. Evropa nuk njihet më. Vizioni i një rruge paqeje që çon një Evropë të Bashkuar drejt prosperitetit të përbashkët ka filluar të zbehet të popujtë e rajonit, por edhe më gjerë. Pushtimi rus ne Ukraine bëri transformim jo shumë për të mirë të BE-së. Kështu siç është rrjedha e ngjarjeve të politikave ndërkombëtare, Evropa është duke u thyer në rrëmujë.

You Might Also Like

Zgjedhjet janë kontratë me qytetarin-nuk janë lojë bixhozi

“Sulmet e inteligjencës ruse ndaj Serbisë – një përpjekje e qëllimshme për destabilizim”

Thirrje mediave: bojkotoni intervistat në hollin e Kuvendit!

Zgjedhjet e jashtëzakonshme solucion i vetëm për dalje nga kriza

VETTING i thellë në drejtësi dhe alternativë e re politike për shtetin e Kosovës

TAGGED: #Skënder Mulliqi
Kosova Times September 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sveçla në Slloveni flet për sulmet terroriste të Serbisë në Kosovë

Kosova Times Kosova Times March 28, 2025
Zelensky: Ukraina është e përgatitur të ofrojë shkëmbim territoresh me Rusinë
Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale janë kryer 1 mijë 184 operacione
Kurti drejt Zvicrës për takim me mërgatën
AGK sfidon Ligjin për Komisionin e Pavarur për Media në Gjykatën Kushtetuese: Një rast historik për lirinë e shtypit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?