By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Washington Post: Putini nuk është gati t’i kthejë Ukrainës pjesë të rajoneve të Khersonit dhe Zaporizhzhyas të pushtuara nga Rusia
August 10, 2025
Tre persona humbën jetën në rajonin e Odesës për shkak të shpërthimeve në det
August 10, 2025
“Harta” e Instagramit shkaktoi një stuhi reagimesh, përdoruesit ankohen për shkelje të privatësisë
August 10, 2025
Një linjë e rrallë planetare prej gjashtë planetësh do të jetë e dukshme në qiellin tonë
August 10, 2025
Udhëtim tmerrues në një vendpushim shëndetësor në Kaukaz: Litari i teleferikut këputet ndërsa pasagjerët janë në ajër, disa persona të plagosur
August 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia has në vështirësi të shesë gazin nga Arktiku
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rusia has në vështirësi të shesë gazin nga Arktiku
Rajon / Botë

Rusia has në vështirësi të shesë gazin nga Arktiku

Kosova Times
Last updated: 2024/09/06 at 4:39 PM
Kosova Times Published September 6, 2024
Share
SHARE

Rusia duket se po has në vështirësi të gjejë blerës për gazin e saj natyror të lëngshëm të nxjerrë nga Arktiku. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell problemet për këtë janë shkaktuar nga sanksionet që vendosi Perëndimi pas sulmit të Moskës ndaj Ukrainës në shkurtin e vitit 2022. Sanksionet e kanë detyruar Moskën të mbajë gazin në anije-cisterna në Detin Arktik.

Projekti gjigant i Rusisë ‘Arctic LNG 2’ në qytetin Murmansk do të fillonte punën me kapacitet të plotë në janar të këtij viti. Ai synonte të prodhonte pothuajse 20 milionë ton gaz natyror të lëngshëm çdo vit, duke i siguruar kështu miliarda dollarë kompanisë Novatek, që ka në pronësi centralin, si dhe Kremlinit.

Në vend të kësaj, Rusia duket se po has në vështirësi për të shitur gazin e lëngshëm. Ky është vlerësimi i analistit Tom Marzec-Manser i cili ka përdorur të dhënat satelitore për të vëzhguar lëvizjet e anijeve në këtë fabrikë.

“Deri më tani, ne jemi në dijeni të tre anijeve që janë ngarkuar nga firma ‘Arctic LNG 2’ në Siberi dhe të gjitha nuk kanë shkuar askund. Dy prej tyre u është dashur ta shkarkojnë ngarkesën në këtë platformë lundruese që Novatek-u i Rusisë e ka ankoruar afër Murmansk-ut. Kjo ka ndodhur para më shumë se një viti dhe nuk e ka përdorur atë kurrë më. Ajo është gjithashtu nën sanksione. Kjo po ndodh sepse nuk mund të gjejnë blerës”, thotë zoti Marzec-Manser.

Ai thotë se platforma lundruese, e quajtur Saam, do të mbushet shpejt nëse Rusia nuk mund të gjejë ndonjë blerës.

Firma ‘Arctic LNG 2’ ishte një investim me rëndësi për presidentin rus Vladimir Putin. Ai bëri këtë parashikim para një viti.

“Prodhimi i gazit natyror të lëngshëm në zonën e Arktikut të Rusisë do të trefishohet deri në vitin 2030, duke arritur në 64 milionë tonë në vit”.

Kjo ambicie tani duket e pamundur. Perëndimi, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, vendosi sanksione ndaj bizneseve të lidhura me firmën ‘Arktik LNG 2’ pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë, në shkurtin e vitit 2022. Masat zbatohen edhe për anijet që synojnë të transportojnë gazin.

“Ekziston një flotë e tërë anijesh për mallra që ndodhen në kantieret detare në Azi, të cilat janë projektuar posaçërisht për të lundruar nëpër detet e Arktikut. Ato nuk kanë mundur t’i shesin ato te firma ‘Novatek’ për shkak të sanksioneve”, thotë analisti Tom Marzec –Manser.

Rusia po kërkon mënyra për të shmangur sanksionet. Analisti Marzec-Manser thotë se Kremlini është duke krijuar një të ashtuquajtur “flotë të errët” të anijeve të gazit të lëngshëm që janë të vështira për t’u gjurmuar.

“Është një përpjekje për t’iu shmangur pasojave. Vetëm kur sheh anije që janë në pronësinë e entiteteve të panjohura nga Lindja e Mesme që hyjnë në ujrat ruse, e kupton se ato po përdoren në shërbim të disa prej këtyre projekteve dhe duhet t’u nënshtrohen sanksioneve”, thotë analisti Marzec-Manser.

Novatek nuk iu përgjigj kërkesave të Zërit të Amerikës për koment.

You Might Also Like

Washington Post: Putini nuk është gati t’i kthejë Ukrainës pjesë të rajoneve të Khersonit dhe Zaporizhzhyas të pushtuara nga Rusia

Tre persona humbën jetën në rajonin e Odesës për shkak të shpërthimeve në det

Udhëtim tmerrues në një vendpushim shëndetësor në Kaukaz: Litari i teleferikut këputet ndërsa pasagjerët janë në ajër, disa persona të plagosur

Gjendet një foshnjë e vdekur në Rogotin

Ukraina çliron një fshat në kufirin rus

TAGGED: #Arktik, #Gazi, #Rusia
Kosova Times September 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Xhamajka përshpejton planet për t’u ndarë nga Mbretëria e Bashkuar

Kosova Times Kosova Times May 4, 2023
Aktori i njohur shpallet mashkulli më i bukur në botë…
Bllokadë e konfuzion në kufirin Kosovë-Serbi
Osmani: Flamuri ynë kombëtar simbol që nga viti 1443, 1912 dhe 1999
Vuçiq: Nuk ka afat për miratimin e planit për Kosovën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?