By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
ASK: Rriten çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë
January 30, 2026
Kosova shënon përparim në renditjen ushtarake globale
January 30, 2026
PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e papranueshme
January 30, 2026
Arrestohet një person i dyshuar për dhunim në Istog
January 30, 2026
Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti e vlerëson lart kontributin e ish-presidentit Rugova për pavarësi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti e vlerëson lart kontributin e ish-presidentit Rugova për pavarësi
Lajme

Kurti e vlerëson lart kontributin e ish-presidentit Rugova për pavarësi

Kosova Times
Last updated: 2024/09/07 at 6:02 PM
Kosova Times Published September 7, 2024
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti e ka vlerësuar lart figurën ish-presidentit Ibrahim Rugova për pavarësi.

Në postimin e tij, Kurti e ka përshkruar Rugovën si një figurë që përfaqësonte “fjalën e qetë dhe të urtë, me punën e vazhdueshme dhe të durueshme”, duke e cilësuar atë si një simbol të politikave për liri, demokraci dhe pavarësi në Kosovë dhe jashtë saj.

Kurti ka folur mbi sfidat e dekadës së fundit të shekullit të kaluar, duke theksuar figura kyçe në zhvillimet politike dhe shoqërore të kohës.

“Fillimi i dekadës së fundit të shekullit të kaluar ishte i rëndë dhe i vështirë, por: Dr. Gazmend Zajmi ishte në krye të hartimit të kushtetutës për mëvetësi me vetëvendosje; Anton Çetta i printe pajtimit të gjaqeve mes shqiptarëve; Adem Demaçi u kthye te populli i tij pas gjithsej 28 vite nëpër burgje; Dr. Ibrahim Rugova e udhëhiqte Alternativën për pavarësi me një rezistencë paqësore; Dr. Ejup Statovci ishte në krye të rimbëkëmbjes së Universitetit të Prishtinës; Ukshin Hoti organizonte demonstrata popullore e shkruante për demokraci autentike; Akademik Rexhep Qosja dominonte debatet historike dhe frymëzonte rininë patriotike; etj. E në fillim të asaj dekade, pasi ishin kthyer nga stërvitjet ushtarake në Shqipëri, Adem Jashari, Zahir Pajaziti dhe Sali Çekaj organizonin grupet e armatosura drejt formimit të UÇK-së.”, tha ai.

Në vazhdim, ai ka shtuar se “Qëndresa shoqërore që i parapriu protestave aktive studentore dhe luftës së lavdishme çlirimtare, kërkonte angazhim intelektual e kontribut qytetar, përkushtim kombëtar e nivel kulturor, vetëdije politike e afirmim ndërkombëtar. Me fjalën e qetë dhe të urtë, me punën e vazhdueshme dhe të durueshme, Presidenti Rugova përfaqësonte politikat e tij në Kosovë dhe jashtë saj, për liri, për demokraci dhe për pavarësi.”

Zbulimin e shtatores së Ibrahim Rugovës në Podujevë, të realizuar nga skulptori Gëzim Muriqi, Kurti e ka cilësuar si një kontribut të rëndësishëm në pasurimin e ikonografisë së shesheve publike, duke e nderuar dhe kujtuar kështu kontributin e Rugovës.

You Might Also Like

ASK: Rriten çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë

Kosova shënon përparim në renditjen ushtarake globale

PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e papranueshme

Arrestohet një person i dyshuar për dhunim në Istog

Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve

Kosova Times September 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gërvalla priti ambasadoren e Estonisë, diskutuan thellimin e bashkëpunimit

Kosova Times Kosova Times January 14, 2026
Vitia: 22 vetura do t’u shpërndahen Komunave për vizita mjekësore nëpër shtëpi
Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm
Ju zgjon më shpejt se kafeja dhe ju jep energji gjatë gjithë ditës: Një pije magjike për çdo mëngjes
Osmani: Kosova qëndron në solidaritet me popullin e Spanjës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?