Nga Skënder Mulliqi
Spektri politik i Kosovës është i vetëdijshëm se dialogu me Serbinë është i një rëndësie nacionale. Këtë duhet ta dëshmojë edhe me veprime konkrete. Nëse kemi arritur të bëhemi bashkë në kohë lufte, atëherë është pakuptueshme se si nuk arrijmë ta bëjmë një gjë të tillë sot kur jemi shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht.
-Proceset e zorshme politike me të cilat po ballafaqohet Kosova, siq është procesi i dialogut për normalizim të marrëdhënjeve më Serbinë, kërkon më shumë se kurrë më parë bashkëpunim dhe besim reciprok të të gjithë akterëve politikë se në pyetje edhe një herë tjetër ka ardhur e ardhmja e shtetitit të Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi në Ballkan. Po ballafaqohemi qe shumë kohë me një proces të zorshëm, siq është maratona e dialogimit më Serbinë e pa reformuar të Aleksandër Vuqiqit. Kosova dhe presioni që po i bëhët nga BE-ja dhe Amerika , e ka pru një situatë politike shumë të veshtirë, ku aksionarë të këtij dialogu janë pozita dhe opozita , e kjo e fundit nuk po është konstruktive .Mos uniteti është duke e dëmtuar Kosovën në këtë proces. Serbia i ka mobilizuar të gjitha kapacitetet duke e pasur edhe Rusinë e Putinit në krah për ta shkëputur me dhunë veriun e Kosovës në objektivin e lënë gjysmë të Millosheviqit , për formimin e Serbisë të Madhe. Këtë projekt fashistë dashur apo pa dashur janë duke e ndihmuar miqtë tanë të deridjeshëm perëndimor, të cilët kan ngritur zërin për implementim të Asociacionit me kompetenca ekzekutive të vitit 2013 dhe 2015 të nënshkruar nga Thaqi dhe Musfafa në Bruksel. Këtë gjë e dinë mirë opozita e cila pataten e nxehtë të tyre po tënton tia lënë në dorë Qeverisë së Albin Kurtit. Inati po bëhet më i madh se arsyja dhe ky inat buron nga lakmia e madhe për më shumë pushtet. Kjo logjikë nuk po tejkalohet edhe pse faza e dialogimit me Serbinë ka hy në një fazë kritike, jo më fajin palës tonë, por nga apetitet serbomëdha në rajon dhe nga interesat gjeopolitike dhe ekonomike të BE-së në Ballkan. Spektri politik i Kosovës është i vetëdijshëm se dialogu me Serbinë është i një rëndësie nacionale. Këtë duhet ta dëshmojë edhe me veprime konkrete. Nëse kemi arritur të bëhemi bashkë në kohë lufte, atëherë është pakuptueshme se si nuk arrijmë ta bëjmë një gjë të tillë sot kur jemi shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht. Edhe diçka tjetër kur jemi këtu. Një shoqëri nuk duhet të këtë përqarje për tema jetike për shtetin. Demokracia është shikimi nga kënde të ndryshme për një ngjarje apo rrethanë politike. Si duket shumë njerëz të politikës , nuk kan njohuri për ndarje të sistemeve , apo edhe çka nënkuptojnë ato. Politika fillon më mosmarrëveshje , apo me pikëpamje të ndryshme .Ideja e bashkimit organik të popullit është përgatitje politike ,e cila dërgon në fashizëm.Ende po na mungon emancipimi shoqëror dhe politik.Po mungon ky emancipimi, se po të kishim emancipim në nivel të duhur, do ti kishim punët shumë më mirë edhe me Serbinë grabitqare të tokave shqiptare .Kosovës nuk i duhet kurrfarë organizmi organik, u duhet mendimi dhe shprehja lirshëm . Dihet se çka sanksionohet më ligje. Procedurat demokratike të sistemit shumë partiak pluralist duhet të funksionojnë .Populli është një , i cili nuk po i shkakton ndarjet politike dhe ndarjët klasore. Këto po i bëjnë ata që nuk po mendojnë mirë më tru, ose truri po iu punon keq. Vikamet, ulurimat si të ujqërve , nëpër studiot televizive dhe mjete të tjera të informacionit, nuk i shërbejnë të mirës, dhe as avansimit të proceseve demokratike. Nuk i shërbejnë të ardhmës së Kosovës, i shërbejnë mirë armiqëve tanë shekullor serbosllavë. Mungesa e demokracisë të mirëfilltë sistematikisht e rrënon shoqërinë. Të gjithë duhet të jemi të përgjegjshëm para shoqërisë, për të mos i kontribuar të keqës edhe ndërmjet qytetarëve . Mediet nuk lejohet të krijojnë kriza të pa qena, të cilat pastaj krijojnë pasiguri dhe huti në opinionin e gjerë publik. Disa medie akuzohen për mercenarizëm, që është shumë e pafalshme. Për këtë edhe duhet të ndodhë hapja e dosjeve politike që është temë e veqantë , e cila u aktualizua kohën e fundit nëpër studio televizive me ish udbashet shqiptarë. Nomeneklatura politike e mbetur nga ish-Jugosallavia nëpër sisteme, është duke i shkaktuar dëme të mëdha Kosovës, edhe në relacion më Serbinë.