By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 14 dhjetor 2025
December 14, 2025
Dubai po shet luks që bota nuk e ka parë kurrë më parë: Penthouse shitet për 127 milionë euro
December 13, 2025
Të shtëna me armë në universitetin amerikan: I dyshuari nuk është arrestuar, të paktën 20 të plagosur
December 13, 2025
Në Zagreb mbahet manifestim në kuadër të Ditëve të Nënë Terezës
December 13, 2025
Erdogan pas bisedimeve me Putinin: Paqja në Ukrainë është e arritshme, e shohim
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Një aleancë perëndimore për të shpëtuar zinxhirin e furnizimit në tregun minerar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Një aleancë perëndimore për të shpëtuar zinxhirin e furnizimit në tregun minerar
Rajon / Botë

Një aleancë perëndimore për të shpëtuar zinxhirin e furnizimit në tregun minerar

Kosova Times
Last updated: 2024/09/08 at 5:51 PM
Kosova Times Published September 8, 2024
Share
SHARE

Përfaqësuesi i qeverisë amerikane në Partneritetin për Sigurinë Minerare, akuzoi muajin e kaluar se një kompani kineze po deformon tregun minerar në Republikën Demokratike të Kongos. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Wilkins, njofton se çfarë nënkupton kjo për Afrikën.

Muajin e kaluar, Jose W. Fernandez, përfaqësuesi i qeverisë amerikane në Partneritetin për Sigurinë Minerare (MSP), një aleancë e krijuar nga vendet perëndimore në vitin 2022, tha se një kompani minerare kineze, CMOC, po ul artificialisht çmimin e kobaltit që nxirret në Republikën Demokratike të Kongos. Bizneset e përdorin ndonjëherë këtë taktikë, që është e paligjshme në disa vende, për të mundur konkurrencën dhe për të krijuar monopolin.

Në një përgjigje me shkrim për Zërin e Amerikës, kompania kineze CMOC thotë se “i mohojmë me forcë akuzat… Kjo luhatje çmimesh është brenda niveleve normale dhe është një reflektim i vërtetë i tregut të kërkesës dhe të ofertës”.

Partneriteti për Sigurinë Minerare synon t’i eliminojë këto çmime artificiale dhe të reformojë industrinë minerare të botës, ku shfrytëzimi i punëtorëve dhe i institucioneve në vendet në zhvillim është i zakonshëm.

Zoti Fernandez, që ka njëkohësisht detyrën e nënsekretarit amerikan të shtetit për rritjen ekonomike, energjinë dhe mjedisin, thotë se mineralet afrikane, si kobalti, janë thelbësore për tranzicionin e botës drejt energjisë së blertë, ndërsa vazhdon ndryshimi klimatik.

“Na duhet Afrika. Na duhen burimet e Afrikës për ta arritur këtë. Kjo është një mundësi për Afrikën dhe Afrika mund të kërkojë atë çfarë ka dëshiruar gjithnjë, ndihmën teknike, transferimin e njohurive, përmirësimin e komuniteteve”, tha zoti Fernandez.

Analistët thonë se Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera anëtare të Partneritetit për Sigurinë Minerare synojnë ta largojnë kontrollin e burimeve strategjike nga duart e Republikës Popullore të Kinës, ndërsa intensifikohet rivaliteti me Perëndimin.

Zoti Fernandez thotë se nuk është ky realisht objektivi.

“Objektivi është të diversifikojmë zinxhirin e furnizimit. Është e vërtetë se përgjithësisht Kina ka nën kontroll pjesën më të madhe të këtyre mineraleve. Kjo është një pikë e dobët jo vetëm për Perëndimin, por për të gjithë. Synojmë ta arrijmë ndërsa ruajmë vlera të larta mjedisore, sociale dhe qeverisëse, duke punuar me komunitetet për t’u siguruar se ato do të përfitojnë nga burimet e tyre natyrore”, thotë ai.

Ekspertët e sektorit minerar i thanë Zërit të Amerikës se kompanitë kineze po zbatojnë disa nga praktikat më të këqija në industrinë minerare dhe se Partneriteti për Sigurinë Minerare është i rëndësishëm për t’iu kundërvënë atyre.

“Është e rëndësishme balanca ndaj atyre që nuk kanë skrupuj. Ka shumë investitorë privatë kinezë në Afrikë, që as qeveria e tyre nuk po i menaxhon më dhe sjellja e tyre mund të jetë nga më shokueset”, thotë Andre Baya, drejtor i kompanisë minerare “Kore Potash”, që ushtron aktivitet në Republikën e Kongos.

Një analist thotë se objektivi i Partneritetit për Sigurinë Minerare është i vështirë sepse vendet perëndimore nuk kanë të njëjtën influencë apo kontroll, siç ka Kina ndaj kompanive të saj private.

“Prandaj çfarëdolloj iniciative qoftë, në Evropë, Kanada apo Australi, të gjitha varen nga një gjë. Varen nga fakti nëse kompanitë private do të dëshirojnë ta zbatojnë strategjinë”, thotë Christian-Geraud Neema, nga Projekti “Kina-Globi Jugor”.

Zoti Fernandez thotë se në fund të fundit do të jetë në dorën e vendeve afrikane që të zgjedhin se me kë dëshirojnë të ndërtojnë partneritetin e tyre.

You Might Also Like

Dubai po shet luks që bota nuk e ka parë kurrë më parë: Penthouse shitet për 127 milionë euro

Të shtëna me armë në universitetin amerikan: I dyshuari nuk është arrestuar, të paktën 20 të plagosur

Erdogan pas bisedimeve me Putinin: Paqja në Ukrainë është e arritshme, e shohim

Partitë opozitare në Serbi akuzojnë pushtetin e Vuçiqit

Gruaja rumune e zhdukur prej 17 vitesh gjendet gjallë në Itali

TAGGED: #ShBA, #Tregu minerar
Kosova Times September 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

BE duhet ketë kokat e saj bërthamore

Kosova Times Kosova Times February 15, 2024
Deliu-Kodra: Vendi duhet sa më parë të shkojë në zgjedhje
Sveçla fton mërgatën të regjistrohet për votim
OKB: Zaporizhja është central i Ukrainës
Vulin do ta takojë Putinin këtë javë, thotë ndihmësi i presidentit rus
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?