By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona
January 29, 2026
Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm
January 29, 2026
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë
January 29, 2026
Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit
January 29, 2026
Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Paraqitje e mirë e përfaqësueses së Kosovës në kampionatin ballkanik të pingpongut për senior
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Paraqitje e mirë e përfaqësueses së Kosovës në kampionatin ballkanik të pingpongut për senior
Sport

Paraqitje e mirë e përfaqësueses së Kosovës në kampionatin ballkanik të pingpongut për senior

Kosova Times
Last updated: 2024/09/08 at 2:32 PM
Kosova Times Published September 8, 2024
Share
SHARE

Nga 4 deri më 8 shtator, Sarajeva ka qenë nikoqire e Kampionatit Ballkanik të Pingpongut për seniorë, ku Kosova ka marrë pjesë me ekipet e të dyja gjinive.

Në kategorinë e meshkujve, Kosova është përfaqësuar nga Fatih Karabaxhaku, Kreshnik Mahmuti dhe Blendi Hajdari, nën udhëheqjen e trajnerit Dardan Imami. Në fazën e parë, Kosova ishte në grupin C së bashku me Rumaninë dhe Bullgarinë, ku pësuan humbje. Në fazën e dytë për plasman, Kosova ishte në grup me Italinë dhe Shqipërinë, duke i mundur të dyja me rezultat 3:0 dhe kështu zuri vendin e 7 nga 9 shtete pjesëmarrëse.

Në kategori të femrave, Kosova u paraqit me Shega Hashanin, Lenë Osmani dhe Alma Mehmetin, të udhëhequra nga trajneri Ridvan Hashani. Në fazën e parë, Kosova ishte në grupin B me Bullgarinë, Greqinë dhe Shqipërinë, duke fituar ndaj Shqipërisë, por duke humbur ndaj Greqisë dhe Bullgarisë. Në 8-shen e finales, Kosova humbi ndaj Turqisë dhe në garat për vendin e 5-8, përjetoi një humbje nga Bosnja dhe Hercegovina dhe një fitore ndaj Shqipërisë, duke përfunduar në vendin e 7 nga 8 shtete pjesëmarrëse.

Në garat individuale, të gjithë sportistët dhanë maksimumin e tyre, por vetëm Lenë Osmani kaloi fazën e grupit dhe fitoi ndaj sportistes nga Bosnja dhe Hercegovina në të 32-shen e finales, për të humbur më pas në të 16-shen e finales nga sportistja rumune, e cila u shpall kampione e këtij Kampionati.

Në garat e çifteve, sportistët kosovarë paraqitën performanca të mira. Megjithatë përveç çiftit të meshkujve,  Fatih Karabaxhaku dhe Kreshnik Mahmuti, të cilët fituan ndaj çiftit nga Bullgaria dhe u kualifikuan në të 8-shen e finales, çiftet e tjera humbën në xhiron e parë.

Në ndeshjen për plasman në gjysmëfinale, ata dhanë maksimumin ndaj çiftit nga Greqia, por nuk arritën të kalonin përpara.

Kosova ka bërë një paraqitje të mirë dhe ka treguar potencial të lartë në këtë Kampionat Ballkanik të Pingpongut. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit

Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026

Komiteti Olimpik i Kosovës prezanton ekipin olimpik për Milano Cortina 2026

Ylli arrin fitoren e pestë radhazi në Superligë

Ademi viziton klubet kosovare në Turqi: Pranvera premton futboll të fortë

TAGGED: #FPPK, #Kampionati Ballkanik për Senior
Kosova Times September 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamundëson efikasitetit e sistemit gjyqësor

Kosova Times Kosova Times November 29, 2024
Vazhdon rregullimi i Kompleksit Memorial të varrezave të dëshmorëve
nxhinieri lufton për jetën pasi ra 6 metra nga një aeroplan i British Airways mbi beton në aeroportin Heathrow
Vdes një person në Prishtinë, Policia jep detaje
Cili është roli i Kishës Ortodokse Serbe në ngjarjet tragjike në Kosovë?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?