By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Universiteti ‘Princeton’ do të ndihmojë në rindërtimin e Ukrainës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Universiteti ‘Princeton’ do të ndihmojë në rindërtimin e Ukrainës
Rajon / Botë

Universiteti ‘Princeton’ do të ndihmojë në rindërtimin e Ukrainës

Kosova Times
Last updated: 2024/09/08 at 7:40 PM
Kosova Times Published September 8, 2024
Share
SHARE

Në Ukrainë, dëmet e shkaktuara nga lufta, deri në fillim të këtij viti, kapin shifrën e mbi 150 miliardë dollarëve, sipas Fakultetit Ekonomik të Kievit. Por disa studiues në Shtetet e Bashkuara, krahas aktivistëve ukrainas që luftojnë korrupsionin, tashmë po planifikojnë periudhën e pasluftës dhe rindërtimin. Sipas korrespondentes së Zërit të Amerikës Iulia Iarmolenko, Universiteti “Princeton” së fundmi ka krijuar një bazë ligjore të të dhënave për të ndihmuar këto përpjekje.

Joshja e investimeve perëndimore në Ukrainë dhe zvogëlimi i korrupsionit gjatë përpjekjeve për rindërtimin e vendit, janë dy qëllimet e projektit të ri të Fakultetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Çështjeve Publike të Universitetit ‘Princeton’.

Në qershor, Programi për Inovacion dhe Shoqëri të Suksesshme i këtij universiteti, nisi përpilimin e një baze të detajuar të dhënash mbi ligjet ukrainase rreth rindërtimit.

Drejtorja e këtij programi, Jennifer Widner thotë se baza e të dhënave ua lehtëson kompanive të mësojnë ligjet e Ukrainës, të, cilat mund të jenë të vështira për t’u kuptuar dhe të bëjnë biznes në Ukrainë.

“Do t’u ndihmojë kompanive private të vendosin që të marrin pjesë ngaqë do të kenë parasysh pozitën ligjore, dobësitë dhe mundësitë ligjore,” thotë ajo.

Koalicioni për Integritet, një organizatë jofitimprurëse kundër korrupsionit, mbikëqyri këtë projekt. Përfaqësuesit e kësaj organizate thonë se qëllimi është të hiqen pengesat e mundshme që shkaktohen nga relievi i komplikuar ligjor që ndryshon vazhdimisht. Drejtuesi i organizatës, Worth MacMurray thotë se baza e të dhënave do t’u mundësojë kompanive perëndimore të mendojnë për investime në Ukrainë.

“Qëllimi i projektit është që kjo bazë e të dhënave të përdoret nga të gjitha kompanitë e sektorit privat dhe publik, jo vetëm për kompanitë amerikane, për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës,” thotë ai.

Kjo bazë të dhënash është vetëm njëra pjesë e një projekti më të madh që filloi në vitin 2022 kur ekspertja ukrainase kundër korrupsionit Oksana Nesterenko shkoi në Princeton për një vizitë studimore.

Ajo dhe zonja Widner filluan të punojnë së bashku për të gjetur mënyra të reja për ta rindërtuar Ukrainën me transparencë dhe ekspertja Nesterenko thotë se ato po ashtu filluan trajnimin e specialistëve në Ukrainë që të ndihmojnë në këtë drejtim.

“Synimi kryesor është të angazhojmë sa më shumë njerëz në Ukrainë, që punojnë në aspektin e zvogëlimit të rreziqeve të korrupsionit dhe idetë t’u përcillen niveleve drejtuese …”, thotë ajo.

Zonja Widner thotë se krizat krijon mundësi të shumta për zhvillim dhe për sukses në të ardhmen. Ajo është e bindur se brenda një dekade, përvoja e Ukrainës do të shërbejë si shembull se si duhet të menaxhohet periudha e pasluftës.

You Might Also Like

Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’

Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre

Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona

Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

TAGGED: #Rindërtimi, #Universiteti ‘Princeton’, Ukraina
Kosova Times September 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kryeministri kanadez mbërrin në Kiev për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës

Kosova Times Kosova Times August 24, 2025
Kurti e Rizvanolli informohen për projektet në ‘Hidroregjioni Jugor`
Vuçiç për FAS gjermane: Deklarata ruse për eksportin e municioneve është deklarata më fyese kundër Serbisë ndonjëherë
Moti në Shqipëri, i kthjellët
Kosova dhe Shqipëria diskutojnë për shkëmbimin e përvojave lidhur me sistemin e menaxhimit të lëndëve penale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?