By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nese senati amerikan miratone ligjin, do sjellin dite te veshtira per te korruptuatit
November 20, 2025
Ky është apartamenti me pamjen më të bukur në Paris
November 20, 2025
Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor
November 20, 2025
Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore
November 20, 2025
Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjilani bëhet me qendër ditore për fëmijët me nevoja të veçanta
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gjilani bëhet me qendër ditore për fëmijët me nevoja të veçanta
Lajme

Gjilani bëhet me qendër ditore për fëmijët me nevoja të veçanta

Kosova Times
Last updated: 2024/09/10 at 2:25 PM
Kosova Times Published September 10, 2024
Share
SHARE

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se është përuruar Qendra Ditore për fëmijët me nevoja të veçanta në lagjen Arbëria.

Nënkryetarja Leonora Morina-Bunjaku, në emër të kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, ka shprehur mirënjohje për Fondacionin për Edukim Special dhe Rehabilitim për hapjen e kësaj qendre.

“Hapja e kësaj qendre shënon një kapitull të rëndësishëm në përfshirjen, mbështetjen dhe fuqizimin e fëmijëve me aftësi të veçanta”, tha Morina Bunjaku.

Ajo shtoi se për dhënien në shfrytëzim të objektit të ish-ambulancës në lagjen Arbëria është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me fondacionin.

Sipas saj, në këtë qendër do të ofrohen shërbime për rreth 40 fëmijë me aftësi të veçanta deri në moshën 21-vjeçare. Për këta fëmijë do të kujdeset një ekip profesional prej 15-20 personash nga fusha të ndryshme.

Ndërsa drejtoresha e Fondacionit për Edukim Special dhe Rehabilitim, Mimoza Dema, njëherësh eksperte e edukimit, u shpreh se janë të lumtur që kanë hapur Qendrën Ditore për fëmijët me aftësi të veçanta dhe Fondacionin në komunën e Gjilanit.

Ajo theksoi se kjo është një ditë e rëndësishme, pasi së bashku po nisin një udhëtim të ri për ta përmirësuar arsimimin dhe mbështetjen për fëmijët me aftësi të veçanta.

“Mezi presim ta shohim ndikimin pozitiv që do të sjellim së bashku”, tha Dema, thuhet në njoftim.

Drejtoresha shtoi se kjo qendër ditore ofron një mjedis mbështetës dhe gjithëpërfshirës për fëmijët me aftësi të ndryshme, duke ofruar programe dhe aktivitete të përshtatura për t’i përmbushur nevojat unike të secilit fëmijë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore

BE shpreh keqardhje për ngërçin politik

Kosova dhe Shqipëria luajnë në të njëjtin orar në play-offin e Botërorit

Osmani nderon fëmijët që dorëzuan portofolin në polici

Pezullohet nga detyra zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku

TAGGED: #Komuna e Gjilanit, #Qendra Ditore për fëmijët me nevoja të veçanta
Kosova Times September 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Edhe Hungaria thërret mbledhje urgjente të Këshillit të Mbrojtjes

Kosova Times Kosova Times November 15, 2022
Austin: Do t’i ofrojmë Ukrainës gjithçka i nevojitet në luftën përballë Rusisë
Kurti fton bashkatdhetarët të votojnë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian
Hapet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit, Kosova një potencial turistik
Imamoglu u përgjigjet prokurorëve për aktakuzën prej 4,000 faqesh: “Turp të keni”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?