By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Treni i natës për në Siçili: Treni i fundit evropian që “hip” me traget
November 1, 2025
Zgjerimi i paketave turistike rrit kohëqëndrimin e turistëve në Berat, interes për turizmin natyror e të aventurës
November 1, 2025
Tërheqja ushtarake amerikane: A është e sigurt krahu lindor i NATO-s?
November 1, 2025
Ukraina shkatërron tre linja të tubacionit strategjik rus në rajonin e Moskës
November 1, 2025
Reuters: Ukraina dërgoi një grup forcash speciale për të luftuar në Pokrovsk
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Stano: Zbatimi i marrëveshjes kërkesë e Brukselit dhe e Uashingtonit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Stano: Zbatimi i marrëveshjes kërkesë e Brukselit dhe e Uashingtonit
Lajme

Stano: Zbatimi i marrëveshjes kërkesë e Brukselit dhe e Uashingtonit

Kosova Times
Last updated: 2024/09/10 at 2:41 PM
Kosova Times Published September 10, 2024
Share
SHARE

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano u tha gazetarëve se nuk ka çfarë të shtoj më shumë lidhur me pohimet e emisarit evropian për dialog Miroslav Lajçak se Serbia e ka tërhequr letrën me anë të së cilës konteston disa pika nga marrëveshja e Ohrit.

 

“Nuk do të përsëris atë që Përfaqësuesi Special i BE-së ka thënë tashmë. Mund të theksoj vetëm atë që është përfshirë në një sërë porosish, qëndrimesh, komentesh të BE-së, duke përfshirë edhe nga shtetet anëtare dhe është përfshirë edhe në konkluzionet e Këshillit Evropian, se edhe Serbia edhe Kosova duhet të kenë për detyrë të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit dhe nëse nuk e bëjnë, nuk do të mund të vazhdojnë në rrugën e tyre drejt BE-së. Është shumë e qartë. Pra, për ne ky është dokumenti përfundimtar dhe i detyrueshëm sipas të drejtës ndërkombëtare si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë dhe nuk nevojiten hapa të mëtejshëm për ta zbatuar apo për t’u sforcuar”, ka deklaruar Stano.

Sipas zëdhënësit evropian, domosdoshmëria për nisje të zbatimit të marrëveshjes nuk është vetëm kërkesë e Brukselit por edhe e Uashingtonit.

Emisari evropian për dialog Miroslav Lajçak të premten e kaluar në Prishtinë  ka konfirmuar që Serbia është tërhequr prej letrës së dërguar në Bruksel vitin e kaluar, në të cilën ka shprehur rezerva për zbatim të Marrëveshjes së Ohrit, në ato pikat që paraqesin vija të kuqe për shtetin serb. Ish kryeministrja Ana Bërnabiq në këtë letër kishte precizuar se marrëveshja është e pranueshme vetëm në një kontekst që nuk i referohet njohjes de fakto apo de jure të Kosovës, përfshirë këtu pikat që i referohen respektimit të integritetit territorial si dhe mos pengimit të anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Përpos komentit se “nuk ka çfarë t’i shtoj asaj çfarë tashmë e kishte thënë Lajçak”, Peter Stano nuk dha detaje se kur dhe në ç’mënyrë Serbia e ka njoftuar BE-në lidhur me tërheqjen e letrës.

You Might Also Like

Kelmendi: Ruajtja e integritetit dhe paanshmëria janë detyrime për prokuror

IPK rekomandoi suspendimin për tre zyrtarë policorë

Nesër zbulohet përmendorja e Lekë Dukagjinit në Shpenadi të Prizrenit

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 300 gjoba në trafik

Bëri presion që për ta votuar kandidatin e LS-së në Viti, arre

Kosova Times September 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Patatet gatuhen më shpejt nëse shtoni këtë përbërës në ujë dhe gjithashtu kanë një shije shumë më të pasur.

Kosova Times Kosova Times March 11, 2025
KRU “Prishtina” paralajmëron aksion të shkyçjeve në Veternik
Ndikimi i votuesve të pavendosur në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në ShBA
Zodiaku dhe e vërteta mbi horoskopin?
Vitia: Mbyllën 8 institucione shëndetësore private që operonin pa licencë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?