By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bajrami: LVV nuk është e interesuar për konstituimin e Kuvendit
May 17, 2025
Bomba limoni me biskota
May 17, 2025
Qofte patate të skuqura të mbushura me spinaq dhe djathë
May 17, 2025
Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit
May 17, 2025
Krasniqi: Kosova po degradohet
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Të rinjtë në Mitrovicën e Veriut u arrestuan për sulm ndaj personit zyrtar, thotë Policia e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Të rinjtë në Mitrovicën e Veriut u arrestuan për sulm ndaj personit zyrtar, thotë Policia e Kosovës
Lajme

Të rinjtë në Mitrovicën e Veriut u arrestuan për sulm ndaj personit zyrtar, thotë Policia e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/09/10 at 2:13 PM
Kosova Times Published September 10, 2024
Share
SHARE

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se katër të rinjve, të ndaluar të martën në Mitrovicë të Veriut, për “sulm ndaj zyrtarit”, u është caktuar masa e paraburgimit.

Ata fillimisht janë ndaluar pasi është thënë se kanë fyer dhe sulmuar dy zyrtarë policorë – njëri prej të cilëve është plagosur – dhe më pas janë larguar prej vendit të ngjarjes.

“Njësitet policore kanë arritur t’i arrestojnë të dyshuarit në rrugën Knjaz Millosh. Ata janë dërguar në stacionin policor e më pas janë dërguar për kontroll mjekësor. Të arrestuarve u është bërë matja e nivelit të alkoolit dhe ka dalë që tre nga ta janë nën ndikimin e alkoolit”, është thënë në komunikatën e Policisë.

Ndërkohë, disa aktivistë politikë nga Mitrovica e Veriut kanë publikuar në rrjetet sociale një video të arrestimit të të rinjve, me pretendimin se Policia e Kosovës ka përdorur forcë të tepruar dhe se i ka rrahuar të ndaluarit.

Policia e Kosovës, në anën tjetër, ka thënë se “është përdorur forca minimale e nevojshme për arrestimin dhe vënien nën kontroll të personave”.

“Përdorimi i forcës minimale do të thotë se është dashur t’u vendosim pranga”, ka saktësuar Policia.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – ka thënë se “brutaliteti i Policisë së Kosovës, nën drejtimin e kryeministrit Albin Kurti, ndaj serbëve, është bërë dukuri e përditshme në veri të Kosovës. ”

Në reagimin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë është thënë se “ndalimi brutal dhe rrahja e të rinjve serbë” nga Policia e Kosovës, “pasqyron politikat antiserbe dhe represionin e torturën që vuajnë dhe përjetojnë serbët nga veriu i Kosovës çdo ditë”.

Sipas saj, ekzistojnë pamje ku shihet se “policët i hedhin në tokë dhe për 10 minuta i rrahin dhe i tërheqin të rinjtë serbë, ndërsa ata kërkojnë ndihmë, e më pas i arrestojnë me armë të gjata”.

Pretendohet se është arrestuar edhe një serb që “ka filmuar torturën për të zhdukur gjurmët dhe provat e brutalitetit të policisë”, por që “fatmirësisht janë ruajtur”.

Po ashtu, përmenden deklaratat e dëshmitarëve okularë që policët “ishin civilë dhe nuk kanë treguar identifikimet”.

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë se, sipas informacionit që ka, të rinjtë e arrestuar të kombësisë serbe në Mitrovicën e Veriut janë rrahur.

“Ata janë nxjerrë nga një objekt dhe më pas janë rrahur, ndërsa është arrestuar edhe i katërti që e ka regjistruar gjithë këtë me telefonin e tij, që ka filmuar atë represion dhe sulm”, është shprehur Vuçeviq për televizionin Prva.

Vuçeviq ka thënë se ka informacion se njëri nga të rinjtë është arrestuar sepse supozohet se është identifikuar në lidhje me protestën e vitit të kaluar në Zveçan. Sipas tij, vazhdon “maltretimi dhe presioni i përditshëm” ndaj serbëve.

Ai ka shtuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i “maltreton” serbët në Kosovë, për ta “pastruar etnikisht” dhe me qëllim që të provokojë një reagim të Serbisë dhe ta përfshijë atë në një konflikt. Ai ka vlerësuar se ka dy rrugë:

“Njëra është që politikisht, përmes dialogut dhe diplomacisë, të ushtrojmë presion, të grindemi dhe të luftojmë për serbët në Kosovë dhe Metohi”.

Vuçviq ka theksuar se “rruga tjetër çon në konflikte”.

“Kur u kemi bërë gjëra të këqija shqiptarëve, në disa kuadro historike, nuk ka sjellë rezultate të mira. Dhe, ata tani po përsërisin gabime shumë më të mëdha dhe po sillen shumë më keq. Mjafton t’i shikojnë pak librat e historisë, pak që ta kuptojnë politikën dhe gjeopolitikën dhe do të shihnin se kjo, në afat të gjatë është e paqëndrueshme”, ka theksuar kryeministri i Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të martën se do t’i prezantojë kërkesat e Serbisë, për shkak të “sulmeve substanciale dhe brutale ndaj popullsisë serbe në veri të Kosovës”.

Ai ka thënë se në 72 orët e ardhshme do t’i adresohet publikut për “ato që bashkësia ndërkombëtare nuk i ka përmbushur, për ato që Serbia kërkon, dhe synon të bëjë”.

Presidenti serb i ka bërë këto komente pasi është takuar me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Ditëve të fundit në vendkalimet kufitare të Kosovës dhe Serbisë janë organizuar bllokada, si përgjigje ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës për të mbyllur institucionet paralele serbe në veri të vendit.

Protestuesit, ndër të tjera, kanë kërkuar kthimin e institucioneve paralele serbe të mbyllura në veriun e Kosovës, kthimin e dokumenteve dhe valutës serbe, përdorimi i së cilës është ndaluar në fillim të vitit, si dhe tërheqjen e policisë së Kosovës nga veriu.

Kosova dhe Serbia në vitin 2013, në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në Bruksel, arritën një marrëveshje për shuarjen e institucioneve paralele, por marrëveshja ende nuk është zbatuar plotësisht.

You Might Also Like

Bajrami: LVV nuk është e interesuar për konstituimin e Kuvendit

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

Krasniqi: Kosova po degradohet

Presidenti Begaj pret presidenten e Moldavisë: Forcojmë marrëdhënien

Balje: Po presim vendimin për votim të fshehtë

TAGGED: #Arrest, #Sulm mbi personin zyrtar, #Veri
Kosova Times September 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Vuçiq në festën e Ditës së Rusisë; Bochan-Kharchenko: Detyra e Putinit do të përmbushet (VIDEO)

Kosova Times Kosova Times June 14, 2023
Fotografia e shtatzënës së plagosur në Ukrainë fiton çmimin e vitit
Çeçenët dënojnë brutalisht një ushtar për alkool!
Kosova pa Rexhbeçajn ndaj Qipros, në dyshime situata e Berishës
Tahir Emra la gjurmë të pashlyeshme në botën e artit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?