By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BURSAÇ: A është Beogradi qendra e operacioneve ruse në Evropë?
December 8, 2025
Samiti BE–Ballkani Perëndimor mbahet më 17 dhjetor në Bruksel
December 8, 2025
Incident i çuditshëm: një burrë veshi një kostum dreri dhe hyri në pyll, gjuetarët e qëlluan gabimisht
December 8, 2025
Zelensky nuk mund t’ua dorëzojë territorin rusëve edhe nëse do, ja pse
December 8, 2025
Bloomberg: SHBA-të mbështetën planet e Irakut për të transferuar asetet e Lukoil
December 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 25 të vrarë nga sulmet ajrore të Izraelit në Gazë dhe Bregun Perëndimor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > 25 të vrarë nga sulmet ajrore të Izraelit në Gazë dhe Bregun Perëndimor
Rajon / Botë

25 të vrarë nga sulmet ajrore të Izraelit në Gazë dhe Bregun Perëndimor

Kosova Times
Last updated: 2024/09/11 at 6:18 PM
Kosova Times Published September 11, 2024
Share
SHARE

Sulmet ajrore izraelite në territoret palestineze vranë të paktën 20 palestinezë në Gazë dhe pesë në Bregun Perëndimor të mërkurën, sipas autoriteteve palestineze.

Ndër të vrarët në Gazë ishin 16 gra dhe fëmijë, gjashtë prej të cilëve nga e njëjta familje, sipas zyrtarëve në Spitalin Evropian në Gazë, ku u dërguan trupat e viktimave.

Ndërkohë, Presidenti amerikan Joe Biden dënoi të mërkurën vrasjen e aktivistes amerikane nga forcat izraelite ndërkohë që po protestonte ndërtimin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor. Ai tha se është “i indinjuar dhe thellësisht i tronditur”, duke e quajtur vrasjen e saj “plotësisht të papranueshme”.

“Duhet të përcaktohet përgjegjësia e plotë”, tha zoti Biden përmes një deklarate. “Izraeli duhet të bëjë më shumë për t’u siguruar se incidente të tilla nuk ndodhin kurrë më.”

Izraeli tha të martën se aktivistja 26 vjeçe Aysenur Ezgi Eygi nga qyteti i Siatëll mund të jetë qëlluar “pa qëllim dhe pa dashje” nga ushtarët izraelitë.

Ndërkohë, të mërkurën në mëngjes një makinë me ngarkesë karburanti goditi një stacion autobusi në Bregun Perëndimor duke lënduar rëndë një person. Zyrtarët izraelitë thanë se bëhet fjalë për një sulm dhe njoftuan se shoferi i makinës ishte qëlluar në vendin e ngjarjes, por ata nuk ofruan të dhëna të mëtejshme.

Ushtria izraelite njoftoi se gjatë natës dy pjesëtarë të saj humbën jetën dhe shtatë të tjerë u lënduan nga rrëzimi i një helikopteri në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Ushtria tha se po hetonte shkakun e rrëzimit të helikopterit, i cili ishte nisur për të evakuuar ushtarët e plagosur në Gazë, por përjashtoi mundësinë që ai të jetë rrëzuar si pasojë e luftimeve.

Ndërkohë, në deklaratën e parë që kur u emërua udhëheqës kryesor i Hamasit, Jahja Sinuar përgëzoi Presidentin algjerian Abdelmadjid Tebboune për rizgjedhjen në postin e presidentit dhe falënderoi Algjerinë për përkrahjen, siç tha ai, të “kauzës palestineze”.

Algjeria, që është shtet përfaqësues arab në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në muajin maj propozoi një projekt rezolutë që bënte thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë dhe për ndalimin e operacionit ushtarak izraelit në qytetin jugor të Rafahut.

Një marrëveshje e mundshme për armëpushim dhe për lirimin e pengjeve duhet të miratohet nga drejtuesi i militantëve Sinuar, i cili i përket vijës së skajshme brenda Hamasit. Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti po bëjnë përpjekje gati një-vjeçare për arritjen e një marrëveshjeje të tillë, por negociatat për arritjen e saj janë bllokuar vazhdimisht.

Sinuari ishte njëri prej arkitektëve të sulmit të 7 tetorit, që nxiti luftën e Izraelit në Gazë. Ai nuk është parë në publik që nga fillimi i luftës dhe besohet se është gjallë dhe fshihet në territorin e Gazës. Izraeli është zotuar se do ta vrasë.

You Might Also Like

Samiti BE–Ballkani Perëndimor mbahet më 17 dhjetor në Bruksel

Incident i çuditshëm: një burrë veshi një kostum dreri dhe hyri në pyll, gjuetarët e qëlluan gabimisht

Zelensky nuk mund t’ua dorëzojë territorin rusëve edhe nëse do, ja pse

Bloomberg: SHBA-të mbështetën planet e Irakut për të transferuar asetet e Lukoil

VIDEO Njeriu i Putinit: Unë nuk jam president, kështu që mund ta them këtë. Jemi në luftë me Evropën

TAGGED: #25 të vrarë, #Gazë, #Sulme izraelite
Kosova Times September 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zjarri në rrokaqiejt në Hong Kong është nën kontroll. Të paktën 55 të vdekur

Kosova Times Kosova Times November 27, 2025
Gjermania miraton pajisje mbrojtëse rekord me vlerë 20 miliardë euro
Peci: Bujqësia organike krijoi mbi dy mijë vende të reja pune
Një person vazhdon ta mbaje peng një fëmijë në aeroportin e Hamburgut
SHBA u bën thirrje rivalëve të mëdhenj të parandalojnë luftën bërthamore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?