By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: 11 shtatori ishte sulm ndaj Amerikës dhe ndaj çdo demokracie
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: 11 shtatori ishte sulm ndaj Amerikës dhe ndaj çdo demokracie
Lajme

Kurti: 11 shtatori ishte sulm ndaj Amerikës dhe ndaj çdo demokracie

Kosova Times
Last updated: 2024/09/11 at 11:41 PM
Kosova Times Published September 11, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar 11 shtatorin e vitit 2001, kur u sulmuan Kullat Binjake në Nju Jork të ShBA-ve.

“Sot, para 23 vjetëve, e kuptuam me mosbesim se një aeroplan pasagjerësh po përplasej në Kullat Binjake në Nju Jork.  Aeroplani i dytë, pak minuta më vonë, e vërtetoi faktin që nuk donim ta pranonim: nuk ishte aksident. Simbolet e fuqisë botërore, qendrat e financave, u mbushën me tym dhe rrënoja. Njerëzit që e kuptuan se do të vdisnin, linin porosi lamtumire për të dashurit e tyre”, shkruan Kurti në Facebook.

Ai tha se Amerika, fuqia më e madhe botërore, ajo që kishte ndihmuar Kosovën të kishte paqe pak vite më parë, ishte sulmuar.

“Realitetit dhe kahjes së historisë i duhet vetëm një ditë për të ndryshuar. Në këtë ditë rutinat dhe ritmi i jetës amerikane, që nënkuptonin paqe, ishin thyer. 11 shtatori na kujton për rrezikun e terrorizmit, për globalitetin e këtij rreziku dhe pasojat e tij. Në këtë rast, ndër pasojat ishin jetët e 2977 njerëzve, ndër ta edhe tre shqiptarë, dhe dhimbje për mijëra e miliona të tjerë”, shkruan Kurti.

Tuje tha ai se 11 shtatori ishte sulm ndaj Amerikës dhe ndaj çdo demokracie, ndaj kujtdo që beson në paqe dhe drejtësi. Ishte gjithashtu një alarm për të gjithë që lufta kundër terrorizmit është një luftë e përbashkët, që na kërkon e na takon të gjithëve sepse askush nuk është i kursyer.

“Sot, bashkë me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, pesë ministra të kabinetit qeveritar e tre zëvendësministra dhe me zëvendësambasadoren amerikane në Kosovë, Anu Prattipati bëmë homazhe pranë pllakës përkujtimore për viktimat e 11 shtatorit dhe kujtuam familjet e viktimave, jeta e të cilëve u ndryshua në mënyrë të pakthyeshme në këtë ditë”, ka përfunduar Kurti. /Kosovatimes/

You Might Also Like

KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Mbi 1 miliard euro, fondet peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës

Rasti i BSK-së, i përkeqësohet gjendja të dyshuarit gjatë seancës

Presidentja Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri

Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbeten nën zero

Kosova Times September 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ukraina dhe Rusia akuzuan njëra-tjetrën për përgatitjen e një sulmi terrorist në termocentralin bërthamor të Zaporozhye

Kosova Times Kosova Times July 5, 2023
Protestuesit dhe familjet e pengjeve u mblodhën jashtë rezidencës së Netanyahut
Osmani me Backes: Kosova e përkushtuar për avancim në mbrojtje e siguri
Gazetari Lirim Mehmetaj ftohet nga prokuroria, reagon AGK-ja
Macronin nuk do ta shohe: Milorad Dodik ka udhëtuar në Francë, po takohet me…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?