By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sveçla pas ndalimit të Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së
July 18, 2025
Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet
July 18, 2025
Hoxha dhe Kelmendi diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në Mitrovicë
July 18, 2025
Policia e Kosovës ndalon Igor Popoviqin për deklarata fyese kundër UÇK-së
July 18, 2025
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OKB: Shqipëria në mesin e 6 vendeve me rënien më të madhe të popullsisë në botë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > OKB: Shqipëria në mesin e 6 vendeve me rënien më të madhe të popullsisë në botë
Lajme

OKB: Shqipëria në mesin e 6 vendeve me rënien më të madhe të popullsisë në botë

Kosova Times
Last updated: 2024/09/11 at 8:25 AM
Kosova Times Published September 11, 2024
Share
SHARE

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), në projeksionet e reja për ecurinë e popullsisë së botës deri më 2054, referon se Shqipëria renditet në mesin e vendeve me rënien më të madhe të popullsisë, ndërmjet 2024-2054 në rang global.

Raporti referon se grupi i vendeve ku përfshihet Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Lituania, Porto Riko dhe Moldavia, do të përballet me një rënie të popullsisë në nivelet 14% në 30 vitet e ardhshme. Këto vende do të kenë normat më të larta globale të rënies së popullsisë.

Në 63 vende dhe zona te tjera, që zotërojnë 28% të popullsisë së botës popullsia e tyre arriti kulmin para vitit 2024. Ky grup përfshin Kinën, Gjermaninë, Japoninë dhe Rusinë.

Në 48 vende dhe zona, që përfaqësojnë 10% të popullsisë së botës në vitin 2024, numri i popullsisë parashikohet të arrijë kulmin midis 2025 dhe 2054.

Ky grup përfshin Brazilin, Iranin, Turqinë dhe Vietnamin. Numri i popullsisë në këto lokacione parashikohet të rritet me 5.3% në tridhjetë vitet në vijim.

Në 126 vendet dhe zonat e mbetura, popullsia ka të ngjarë të vazhdojë të rritet deri më 2054, potencialisht duke arritur një kulm pas vitit 2100.

Ky grup përfshin disa nga vendet më të populluara në botë: India, Indonezia, Nigeria, Pakistani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Numri i njerëzve që jetojnë në këto lokacione, parashikohet të rritet me 38% deri 2054.

Në nëntë nga këto vende dhe zona, duke përfshirë Angolën, Republikën e Afrikës Qendrore, Republika Demokratike e Kongos, Nigeria dhe Somalia, rritja e popullsisë ka të ngjarë të jetë shumë e shpejtë, me dyfishimin e popullsisë midis 2024 dhe 2054. Këto vende do të çojnë popullsinë e globit drejt pikut referon OKB-ja.

Në vendet ku nivelet e fertilitetit, janë tashmë nën normën e zëvendësimit 2,1 fëmijë për grua dhe gjithashtu kanë emigrim të lartë të njerëzve në moshë riprodhuese, do të përballen me rënie popullsie. Në këtë grup bën pjesë edhe Shqipëria.

Migrimi ndërkombëtar gjithashtu, ndikon në mënyrë indirekte numri i lindjeve në vendet e destinacionit dhe në vendet e origjinës.

Në vende si Shqipëria, Armenia, Guadalupa apo Xhamajka, emigrimi i një numri të madh të grave në moshë riprodhuese mund të zvogëlojë numrin e lindjeve që ndodhin në ato vende, referon OKB teksa vë në dukje se në vende të tilla si Portugalia, Federata Ruse dhe Spanjë kthimi i emigranteve dha efektin e kundërt.

Nga një perspektivë demografike, lindjet “të humbura nga emigracioni” ose “të fituara nga imigracioni” i kanë të dyja pasojat afatshkurtra dhe afatgjata, pasi vajzat e lindura sot janë gra të moshës riprodhuese gjenerata e ardhshme.

Në vendet me shkallë të lartë emigracioni, nëse krijohen më shumë mundësi dhe sidomos punë të denjë promovimi i migrimit të kthimit, mund të jenë qasje për t’u eksploruar dhe mund të jenë më efektive në ngadalësimi i rënies së popullsisë në afat të shkurtër, se sa politikat që synojnë rritjen e niveleve të lindshmërisë.

Së fundmi, Censi i vitit 2023 i INSTAT, gjeti se popullsia e Shqipërisë ka zbritur në 2.4 milionë banorë, ose 420 mijë banorë më pak se në Censin e vitit 2011./Monitor

You Might Also Like

Sveçla pas ndalimit të Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së

Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet

Hoxha dhe Kelmendi diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në Mitrovicë

Policia e Kosovës ndalon Igor Popoviqin për deklarata fyese kundër UÇK-së

Sa do të paguajnë qytetarët e Kosoves për të hyrë në Bashkimin Evropian

Kosova Times September 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Bordi i Drejtorëve të AKP-së, miraton shitjen e disa aseteve

Kosova Times Kosova Times April 4, 2025
Peshkatarët tmerrohen: Gjejnë trupin e turistes amerikane, 68 vjeçe, në barkun e peshkaqenit të kapur
Hovenier: Radoiçiq është kriminel që duhet të mbahet përgjegjës për Banjskën
Këngëtarja e njohur greke pësoi goditje në tru gjatë një koncerti
Osmani: Regjimi gjenocidal i Serbisë dëshmoi barbarinë e tij
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?