By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përurohen dy libra të Sami Pirajt në bibliotekën `Hivzi Sulejmani`
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Përurohen dy libra të Sami Pirajt në bibliotekën `Hivzi Sulejmani`
Lajme

Përurohen dy libra të Sami Pirajt në bibliotekën `Hivzi Sulejmani`

Kosova Times
Last updated: 2024/09/11 at 10:57 PM
Kosova Times Published September 11, 2024
Share
SHARE

Pas përvojës së gjatë me gazetarinë e kulturës, me theks të veçantë atë të muzikologjisë shqiptare dhe të huaj, kompozitori Sami Piraj ka mbledhur disa prej atyre shkrimeve të veta botuar ndër vite dhe i ka botuar në librin “Jeta muzikore në Kosovë 1990 – 1999, periudha e deinstitucionalizimit”, të cilin libër Biblioteka “Hivzi Sulejmani” e Prishtinës e ka paraqitur para publikut.

Përveç këtij libri, ditë më parë është publikuar edhe vepra tjetër e Pirajt, “Imazhe muzikore”.

Përurimi i këtyre dy librave mblodhi shumë miq dhe dashamirë të tij në bibliotekën “Hivzi Sulejmani”, të cilët përcollën një video të punuar për këtë ngjarje me disa nga punimet e publicistit Piraj.

Drejtoresha e bibliotekës “Hivzi Sulejmani”, Naime Beqiraj, e cilësoi Pirajn kronikan dhe zë kritik i cili për rreth 40 vjet, përveç si kompozitor, është shquar në qenësinë kulturore shqiptare me shkrimet analitike në fushat e të gjitha zhanreve të muzikës. Samiu u zhvillua si publicist në Rilindjen e viteve ’80, asokohe kur mediumi i vetëm ditor i Kosovës pasurohej çdo ditë me vlerësime kritike e shkrime të përzgjedhura të pjesëtarëve të saj, emra të shquar të letërsisë dhe kulturës shqipe si: Musa Ramadani, Ymer Shkreli, Mehmet Kraja, Binak Kelmendi, Ramadan Musliu, Ibrahim Berisha, Xhemail Mustafa, Abdullah Konushevci, Gani Mehmetaj, Jusuf Buxhovi etj.

Për veprat folën edhe autoritete muzikore, duke i cilësuar kontribute të çmueshme në fushën informimit të kësaj periudhe dhe literaturës së gjinisë së këngës përcjellë me piano.

Periudha e viteve 1990-1999 cilësohet periudhë e errët në të gjitha sferat e jetës për shqiptarët në Kosovë. Pas aplikimit të masave të dhunshme në institucionet kulturore, arsimore, informative dhe përgjithësisht në të gjitha fushat e jetës te ne, u krijuan rrethana dhe kushte të vështira për shqiptarët. Shuarja e institucioneve dhe dëbimi masiv i shqiptarëve nga vendet e punës, rezultoi me vështirësi të shumta dhe të mëdha në jetën e përgjithshme. Informimi u vështirësua shumë pas mbylljes së Radiotelevizionit të Prishtinës dhe gazetës “Rilindja”. Kjo ishte temë e trajtimit të panelistëve: Ahmet Bella, muzikolog, me banim në Malmo të Suedisë, Elife Podvorica Jashari, profesoreshë e solokëndimit, Kushtrim Jakupi, etnomuzikolog dhe Visar Munishi, etnomuzikolog, të cilët i referoheshin shkrimeve të botuara në gazetën e atëhershme “Bujku”.

Trajtimi i deinstitucionalizimit të jetës muzikore, që rrodhi nga shkrimet e botuara në gazetën “Bujku” të autorit Sami Piraj, gazetar i rubrikës së kulturës në të përditshmen “Rilindja”, u cilësua si kontribut i rëndësishëm për informimin e asaj periudhe dhe dokumentimin e ngjarjeve në librin “Jeta muzikore 1990-1999.”. Kurse libri tjetër “Imazhe muzikore” paraqet, po ashtu, një kontribut në sferën e pjesëve të kompozuara në periudhat e ndryshme kohore e që gjithsesi e pasurojnë literaturën muzikore të formave kamertale. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Berisha: Instituti Albanologjik përmbylli me sukses vitin 2025

Vdiq aktorja e famshme botërore, Brigitte Bardot

Përparim Rama i ndan `Hyjneshën në Fron` Dafina Zeqirit

Zeqiri: Viti 2025 shumë i suksesshëm për kinematografinë kosovare

Sot mbahet mbledhja komemorative për Shemin e ‘Ilirëve’

Kosova Times September 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kisha Ortodokse Ruse thirrje të bombardohet Ukraina me një lutje

Kosova Times Kosova Times March 22, 2023
Detaje nga mbledhja dramatike: “Vuçiq pyeti ministrat kush eshte pro sanksioneve kundër Rusisë, tre ngritën duart lart!
IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për kanosje
Arrestohet prishtinasi, rrahu babanë e tij
Coq au vin, gjel në verë në stilin francez
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?