By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rojet kapën një mace që po sillte pako me drogë NË BURG: Kokainë dhe marihuanë të “kontrabanduar”
May 19, 2025
Oficeri ukrainas jep dorëheqjen nga komanda në brigadën e elitës, kritikon gjeneralët e lartë për ‘misione budallaqe’
May 19, 2025
Merz: Evropa do të rrisë presionin ndaj Moskës përmes sanksioneve
May 19, 2025
Koncerti i parë i Filharmonisë së Kosovës në Bullgari
May 19, 2025
Ndalohen dy zyrtarë publikë, dyshohen për manipulim me patentë-shofer
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vuçiq dhe tentativa për të ndal dridhjen tektonike nën këmbët e tij
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Vuçiq dhe tentativa për të ndal dridhjen tektonike nën këmbët e tij
Opinion

Vuçiq dhe tentativa për të ndal dridhjen tektonike nën këmbët e tij

Kosova Times
Last updated: 2024/09/11 at 8:14 PM
Kosova Times Published September 11, 2024
Share
SHARE

Koment i Redaksise

Më pak se një muaj i kanë mbetur presidentit të Serbisë  Aleksandër Vuçiq të vendos nëse do të marrë pjesë në Samitin e BRICS në Kazan të Rusisë. Se cila karrige do ti pëlqejë më shumë e Brukselit apo Moskës do të jetë në zgjedhjen e tij. Por ai, me vetëdije  është futur në një sandviç.  Vuçiq mori një mesazh nga Brukseli se “këtë herë nuk po tallej” ndërsa nga analist të oborrit qeveritar rusë thonë se një refuzim i pjesemarjes se tij ne Samitin e BRICS nuk do të ishte vetëm një skandal i madh që do të trondite marrëdhëniet ruso-serbe, por edhe “një skandal brenda vetë Serbisë”. I gjetur në një situatë të tillë, përmes disa figurave ekstremiste, u tentua bllokimi i kufijve, derisa kanaleve diplomatike perëndimore i është tërhequr vërejtja për rrezikun që merr mbi vete. Menjëherë pasoi tërheqja e tyre. Tash sërish në momentin kur Kurti po vizitonte pjesën veriore të qytetit, disa figurave militante, duke e gjykuar si “terror” ndaj tyre vizitën e Kurtit në vendin e vet, filluan ti fishkullojnë për të prodhuar ndonjë incident, që do të ishte një “Joker” për presidentin serb. Dhe pikërisht arrestimi i katër qytetarëve i shërbeu atij, që të kërkoj masa ndaj kryeministrit Kurti, me të cilin nuk i ka të lehta bisedat. Ai po tenton ti vë në sprovë Lajcakun dhe ambasadorin amerikan Hill. “Me masa serioze do t’i drejtohemi publikut brenda 72 orëve dhe do të flas për atë që kërkon Serbia dhe për shkak të sulmit esencial dhe “brutal” ndaj popullatës serbe në veri të Kosovës” – ka thënë presidenti i Serbisë Vuçiq, pas një takimi me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak dhe ambasadorin amerikan Christopher Hill. Vuciq tenton që incidentet eventuale individuale ti hiperbolizojë në nivelin e popullatës serbe. Kjo është mënyra e tij,  e qeverisjes nacionaliste nga e cila asnjëherë nuk u distancua.

Dridhja tektonike nën këmbët e Vuciqit, u shkaktua nga vetë ai pa dëshirën e tij.  Tashmë edhe në Bruksel edhe në Moskë është shpërfaqur loja e tij, zvarritëse. Por ai e ka futur njërën këmbë në një grackë të thellë, të cilën vështirë e ka ta nxjerrë brenda 72 orëve. Ai duhet të formulojë përgjigjen  në ftesën e Putinit për të marrë pjesë në Samitin e BRICS, për ta parë Putini nëse është aleat i vërtetë apo do ti mbetet besnik familjes politike evropiane ashtu siç proklamon. Madje Putin ftesën e bëri aq hapur edhe pse gjithçka koordinohet paraprakisht. Pasi Vuciq bëri të ditur një agjendë të ngjeshur duke vënë në pikëpyetje pjesëmarrjen, menjëherë ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Bochan-Kharchenko, i njohur me dashuri me pseudonimin “guvernatori i Putinit për Ballkanin” takoi Vuciqin duke i pëshpëritur në vesh se nuk do të ishte e përshtatshme të “refuzohej Putini”, dhe së shpejti do të hidhet në tryezë një “ofertë e re gazi” për Serbinë ku gjithçka mund të ndryshojë me skadimin e marrëveshjes vitin e ardhshëm.

Që në fillim ishte tejet e pazakontë që Putin personalisht në vizitë ta pranojë zëvendëskryeministrin e Serbisë Aleksandër Vulin. Diplomatë me përvojë e dinë se zakonisht takohen politikan të të njëjtit nivel. Mbetet çështje e hapur se çfarë do të thotë kjo.  Është e mundur që Putin nuk ka më me kënd të takohet andaj edhe i dëshiroi mirëseardhje Vulinit i cili nuk ka ndonjë resorë por vetëm titullin. Pra një përgjigje mund të jetë që në Moskë mund të thonë se Putini u takua me zëvendëskryeministrin e qeveris së Serbisë por jo me Vulinin. Kështu Putini mund të thotë se ka aleatë në tërë botën por edhe në Evropë .

Pse në Moskë e mbështesin fuqishëm Vuciqin për Litium dhe pesë protestuesit kundër litiumit në Moskë i shohin si agjentë të perëndimit, kur këtyre të fundit u duhet litiumi?. Për këtë nuk ka ndonjë përgjigje. Në rrethanat aktuale të Rusisë, presidenti i saj, doemos do të lidhë çdo gjë me Ukrainën. Putini do të vazhdojë të bombardojë Ukrainën dhe të shkatërrojë objektet e saj energjetike. Ai shpreson që ukrainasit, të lodhur nga vuajtjet e pabesueshme, duke humbur të dashurit, duke vuajtur nga i ftohti, do të fillojnë të kërkojnë paqe dhe dorëzim nga qeveria e tyre. Ai e kupton se atje ka demokraci, që do të thotë se lidershipi ukrainas nuk mund të injorojë qëndrimin e qytetarëve.

Natyrisht, ai është indiferent ndaj kritikave të Perëndimit dhe vetë opozitarëve të tij. Për më tepër, është e mundur që ai, e konsideron pasqyrimin në Perëndim të mizorive të kryera nga trupat e tij, si të dobishme për veten e tij: ata nuk do të duan gjithsesi, ndaj le të kenë frikë! Ai do të vazhdojë luftën e tij për Rendin e Ri. Ai ndjen pakënaqësinë e vendeve të nivelit të dytë dhe të tretë dhe po përpiqet t’i bashkojë ato në konfrontim me Perëndimin. Dhe deri më tani ai ka sukses. Azerbajxhani dhe Turqia duan t’i bashkohen BRICS; andaj atje po mundohen ta joshin Serbinë. Çështja nuk është vetëm në rëndësinë reale të kësaj dhe aleancave të tjera të rëndësishme për të, por në formimin e një identiteti të ri. Për shembull, ne, BRICS dhe filialet e tij, e perceptojnë si rivalitet kundër vendeve të G-7 dhe pjesës tjetër të Evropës. Dhe për njerëzit dhe strukturat me një identitet të tillë, konflikti me Ukrainën e konsiderojnë si një çështje e brendshme e Putinit. Megjithatë, gjërat nuk po shkojnë mirë me BRICS e cila është një aleancë e situatës dhe, sipas përkufizimit, e brishtë. Kjo është një shoqatë e atyre që nuk arritën në klubin kryesor, por ëndërrojnë për të. Nëse, për shembull, Indisë i kërkohet të bashkohet me G7, ajo do të harrojë menjëherë BRICS. Përveç kësaj, aleancat kryesore perëndimore, BE dhe NATO, bazohen jo vetëm në interesa pragmatike, por edhe në një ndjenjë të fatit të përbashkët dhe unitetit qytetërues. Nuk ka një identifikim të tillë të ndërsjellë midis vendeve BRICS (për shembull, midis Rusisë dhe Etiopisë ose Afrikës së Jugut) ku janë jashtëzakonisht larg njëri-tjetrit.

You Might Also Like

“Odisejada” e talljes së deputetëve edhe sot në seancën e 18…

A është demokracia në Kosovë iluzion që vetëm të privilegjuarit mund ta rezervojnë?

Edi Rama; si një “Ajatullah” i ri “enverian” i shqiptarëve!

Faleminderit Aurela!

Kosova është zemra e kombit shqiptar

Kosova Times September 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjermania do t’i dërgojë Ukrainës dhjetëra autoblinda në pranverë

Kosova Times Kosova Times January 6, 2023
Banesat për çifte fillojnë këtë vit, duhen 15 vite për të paguar kredinë
Policia: Kemi funksionalizuar sistemin e hallkave në të gjitha drejtoritë rajonale
Roja i sigurimit Calin Georgescu mbajti një hanxhar dhe sëpata në Bukuresht
Sulmet izraelite vrasin mbi 30 persona në Gazë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?