By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kuvendarët që po vendosin vija, po i shndërrojnë njerëzit në skllevër të zakonshëm
June 29, 2025
The Telegraph: Kryeministri shqiptar zotohet se do të marrë mbrapsht çdo kriminel nëse Farage ka të drejtë
June 29, 2025
Azerbajxhani anulon ngjarjet që lidhen me Rusinë
June 29, 2025
Festa ekstravagante e 50 milionë dollarëve mbaroi: Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez u larguan nga hoteli në Venecia
June 29, 2025
Zelensky i jep titullin Hero të Ukrainës pilotit të rënë në F-16
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zhvillohet në Tiranë Takimi i organizatës “Gratë për Afganistanin”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Zhvillohet në Tiranë Takimi i organizatës “Gratë për Afganistanin”
Rajon / Botë

Zhvillohet në Tiranë Takimi i organizatës “Gratë për Afganistanin”

Kosova Times
Last updated: 2024/09/11 at 11:27 PM
Kosova Times Published September 11, 2024
Share
SHARE

Veprimtaret e të drejtave të njeriut për gratë dhe vajzat afgane po zhvillojnë në Tiranë një takim 3 ditor mbi gjendjen e vështirë, që ato po kalojnë nën regjimin taleban.

Organizata “Gratë për Afganistanin” synon që gjatë këtij takimi të krijojë një platformë dialogu mbi të drejtat e grave dhe vajzave afgane, të drejta që po shkelen sistematikisht me vendime shtetërore.

Gjatë Takimit të organizatës “Gratë për Afganistanin” folësit theksuan se nën regjimin taleban Afganistani është i vetmi vend në botë ku vajzave dhe grave u ndalohet e drejta për të ndjekur arsimin e mesëm dhe të lartë.

“Situata atje po keqësohet në mënyrë të përditshme, ndaj nevojitet një platformë mbështetëse për më shumë solidaritet dhe burime mbrojtëse për vajzat, gratë dhe fëmijët e tyre atje”, tha Presidentja e organizatës “Gratë për Afganistanin” Fauzia Koofi.

Ajo shtoi se mesazhet e këtij takimi janë për Afganistanin dhe drejtuar Afganistanit, dhe se gratë e Afganistanit nuk do të sakrifikohen, sepse të drejtat e tyre do të mbrohen nga komitetet e shoqeve të tyre, ndërsa nevojitet një strategji dhe një program, që talebanët të japin llogari dhe gratë afgane të kenë mundësi dhe të mbështeten që të mbajnë familjet e tyre.

“Vajzat dhe gratë afgane po vuajnë brenda dhe jashtë Afganistanit. Ato kanë 3 vjet që nuk shkojnë nëpër shkolla, dhe nuk shkojnë të punojnë nëpër zyra administrate. Por ato nuk do të mbeten vetëm”, tha zonja Koofi.

Mjedisi represiv ndaj grave dhe vajzave në Afganistan është është rënduar vitet e fundit me masat për kufizimet e tyre në mjediset publike, mundësitë e punësimit, deri tek të drejtat riprodhuese, kujdesin shëndetësor.

Rina Amiri, e Dërguara e Posaçme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për gratë dhe vajzat afgane dhe të drejtat e njeriut, tha se Shqipëria mbron me besnikëri njerëzit në nevojë që kanë humbur familjen, banesën dhe të drejtat e tyre.

“Tre vitet e fundit bota ka parë se si gratë afgane janë goditur me ashpërsi të madhe dhe të drejtat e tyre janë shkelur rëndë. Ideologjia talebane nuk është një ideologji afgane. Persekutimi gjinor që po ushtrojnë talebanët është shumëpërmasor dhe prek shumë breza, ndaj kjo dhunë duhet frenuar nga bashkësia ndërkombëtare, e cila nuk duhet ta pranojë atë gjoja si një kulturë afgane, as mendësinë që gjithçka që ndodh në Afganistan duhet të mbetet në Afganistan, port ë drejtat e njeriut duhen mbrojtur atje sipas standarteve ndërkombëtare, tha zonja Amiri.

Shqipëria e mirëpriti këtë takim të “Grave për Afganistanin” me shqetësimin se brenda tre vjetëve në pushtet regjimi taleban po shpërbën gjithë arritjet në shumë dekada mbi të drejtat e grave dhe vajzave atje përmes 70 dekrete dhe udhëzime, që godasin drejtpërdrejt të drejtat themelore dhe jetën e përditshme të grave dhe vajzave atje, të cilat diskriminohen sistematikisht mbi kritere gjinore dhe të drejta të njeriut, duke u përpjekur të shpërbarjë të drejtat, nderin dhe dinjitetin e tyre.

“Vendi ynë ka qenë i zëshëm në vlerësimin e guximit, qëndrueshmërisë dhe forcës së grave afgane, të cilat vazhdojnë të luftojnë për të drejtat e tyre themelore dhe me guxim denoncojnë brutalitetin e regjimit. Strehimi i Afganëve në arrati nga tmerri i rikthimit të talebanëve në pushtet nuk përbën vetëm një betim të thellë nderi, të lidhur me traditën unike të mikpritjes së Shqipërisë, por ai dëshmon qartë vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të siguruar çdo afgan që hyn në territorin tonë, veçanërisht gratë dhe vajzat, me të gjitha mjetet bazë të nevojshme për të gëzuar dinjitet njerëzor dhe siguri të plotë në Shqipëri”, tha ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Në Takim u theksua se bashkësia ndërkombëtare ka shumë punë për të lehtësuar jetën dhe sigurimin e të drejtave njerëzore të grave dhe vajzave afgane, duke zgjeruar dhe forcuar mbështetjen për respektimin e të drejtave themelore.

Shqipëria ka qenë pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të sjellë paqe dhe qëndrueshmëri në Ballkan përmes disa misioneve ku ka marrë pjesë, strehoi një numër të konsiderueshëm afganësh, që u larguan nga luftimet, si dhe aktualisht mbështet përpjekjet ndërkombëtare për të mbrojtur të drejtat e njeriut në Afganistan.

You Might Also Like

Azerbajxhani anulon ngjarjet që lidhen me Rusinë

Festa ekstravagante e 50 milionë dollarëve mbaroi: Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez u larguan nga hoteli në Venecia

Zelensky i jep titullin Hero të Ukrainës pilotit të rënë në F-16

Studentët dhe qytetarët kërkojnë zgjedhje, pushteti përgjigjet me represion

Nesër samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Shkupi me plan masash

Kosova Times September 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Pas dy vitesh edhe shahu do të futet si lëndë zgjedhore në shkollat publike

Kosova Times Kosova Times July 20, 2023
Shqipëri, PD nis procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë
Messi, më i miri i Botërorit
Shkolla `Pavarësia` nis mësimin, me 12 klasë të reja e me dy ndërrime
Edukimi për siguri, lëndë mësimore nga viti 2024-2025
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?