By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vuçiç nënçmoi delegacionin e PE-së: Njerëz të parëndësishëm erdhën të na vizitonin
January 25, 2026
Në 140 metra lartësi: Një urë qelqi dredha-dredha që vetëm më të guximshmit do ta ngjitnin në majë
January 25, 2026
Një recetë për gjellën e lirë të përgatitur nga 10 përbërës
January 25, 2026
Radioja Kombëtare Bullgare feston 91-vjetorin
January 25, 2026
Spitali i Mitrovicës rrit ndjeshëm shërbimet shëndetësore gjatë vitit 2025
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kisha Ortodokse Maqedonase mbështet Kishën Ortodokse Ukrainase, të ndaluar nga Kievi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kisha Ortodokse Maqedonase mbështet Kishën Ortodokse Ukrainase, të ndaluar nga Kievi
Rajon / Botë

Kisha Ortodokse Maqedonase mbështet Kishën Ortodokse Ukrainase, të ndaluar nga Kievi

Kosova Times
Last updated: 2024/09/12 at 10:09 PM
Kosova Times Published September 12, 2024
Share
SHARE

Sinodi i Shenjtë i Ipeshkvijve të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopatës së Ohrit, gjatë një mbledhjeje më 12 shtator mbështeti Kishën Ortodokse Ukrainase, e cila u ndalua në gusht të këtij viti nga Parlamenti i Ukrainës.

Kjo çështje u diskutua në takimin e rregullt të Sinodit, kur edhe disa çështje të tjera të lidhura me kishën u trajtuan, sipas njoftimit të lëshuar nga Kisha.

“Sinodi i kushtoi vëmendje të veçantë situatës me Kishën simotër Ortodokse Ukrainase, e cila administrativisht u shpërbë nga Parlamenti ukrainas përmes projektligjit 8371. Kështu, miliona besimtarë, që e kanë ndjekur atë kishë, po privohen nga e drejta themelore e përkatësisë fetare, besimit dhe kryerjen e shërbesave fetare”, u tha në njoftimin e Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopatës së Ohrit.

Kisha maqedonase tha po ashtu se “duke dëshmuar të vërtetën ungjillore, i shprehim mbështetje Kishës Ortodokse Ukrainase, mitropolitit të saj të Kievit dhe mbarë Ukrainës, zotit Onufrius, vëllezërve tanë peshkopë duke u lutur se Zoti t’u japë forcën e duhur për të kapërcyer këto sprova”.

Më 24 gusht presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, nënshkroi në ligj ndalimin e kishave ortodokse në Ukrainë, të lidhura me Rusinë, pasi paraprakisht projektligji ishte miratuar nga Parlamenti.

Në ligj thuhet se organizatat fetare që operojnë në territorin ukrainas nuk mund të kenë qendra administrative në Rusi, përfshirë në Kishën Ortodokse të Rusisë.

Kisha që njihet në Ukrainë është Kisha Ortodokse e Ukrainës.

Ukraina ka tentuar që ta distancojë vetën nga Kisha ruse që nga viti 2014, por përpjekjet e Kievit u intensifikuan pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 2022.

Kisha Ortodokse Ukrainase zyrtarisht u nda nga Patrikana e Moskës më 2022, por autoritetet ukrainase vazhdimisht kanë akuzuar priftërinjtë se vazhdojnë të jenë besnikë ndaj Rusisë.

Pushtimi rus i Ukrainës mbështetet nga udhëheqësi i Kishës Ortodokse në Rusi, patriarku Kirill, aleat i presidentit rus, Vladimir Putin.

Kisha Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit u njoh në maj të vitit 2022, përmes një vendimi të Sinodit të Shenjtë të Patrikanës Ekumenike të Kostandinopojës, që udhëhiqet nga patriarku Bartolomeu. Më pas, Kisha Ortodokse Serbe e njohu autoqefalinë e Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopatës së Ohrit.

Që nga viti 1967, kur shpalli pavarësinë nga Kisha Ortodokse Serbe, Kisha Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit ka qenë e izoluar ndërkombëtarisht dhe nuk është njohur nga bota ortodokse.

You Might Also Like

Vuçiç nënçmoi delegacionin e PE-së: Njerëz të parëndësishëm erdhën të na vizitonin

Trump tërhoqi deklaratat për trupat britanike pas ndërhyrjes së mbretit

Qindra mijëra amerikanë pa energji elektrike për shkak të borës dhe akullit

Ukrainë: 1,700 pallate në Kiev pa ngrohje pas sulmit rus

Burri gjendet i vdekur në bagazhin e makinës – Djali i tij arrestohet, kishte vrarë nënën e tij në vitin 2014

TAGGED: #Kiev, #Kisha Ortodokse Maqedonase, #Kisha Ortodokse Ukrainase
Kosova Times September 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Zgjedhjet në veri, KQZ njofton qytetarët se si mund ta gjejnë qendrën e votimit

Kosova Times Kosova Times April 22, 2023
Të akuzuarit për kanosje ndaj Kurtit, deklarohen të pafajshëm
Vuçeviq: Qeveria e re e Serbisë do të mbajë miqësi me Kinën, Rusinë dhe ShBA-në
RUSËT rrafshuan me tokë një qytet të tërë: shikoni si duket sot Marinka ukrainase (VIDEO)
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?