Policia e Kosovës sot do të organizojë shkatërrimin e armëve të konfiskuara gjatë aksioneve të ndryshme për zbatimin e ligjit.
Sipas komunikatës së policisë bëhet e ditur se pjesëmarrës aty do të jenë personalitete të larta nga Policia e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe partnerë ndërkombëtarë dhe se organizimi nis në ora 09:00 në fshatin Prelez, në magjistralen Prishtinë- Ferizaj.