By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin
January 1, 2026
Begaj: Krenar për shërbimin e ushtrisë në misionet ndërkombëtare
January 1, 2026
AUV alarmon për Acrylamide në kafen “Caffe Monaco”
January 1, 2026
Ahmeti për Dacin: Kosova humbi një akademik dhe personalitet të shquar
January 1, 2026
Haradinaj: Ndarja nga jeta e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti kutjon dëshmorët e Pollatës dhe Grabanicës që ranë heroikisht 34 vjet më herët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti kutjon dëshmorët e Pollatës dhe Grabanicës që ranë heroikisht 34 vjet më herët
Lajme

Kurti kutjon dëshmorët e Pollatës dhe Grabanicës që ranë heroikisht 34 vjet më herët

Kosova Times
Last updated: 2024/09/13 at 11:37 PM
Kosova Times Published September 13, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar dëshmorët e Pollatës dhe Grabanicës, të cilët ranë 34 vjet më herët.

Kurti tha se më 13 shtator të viti 1990, qindra policë dhe ushtarë serbë e rrethuan fshatin Pollatë të Podujevë, duke e realizuar një aksion kriminal të koduar me emrin “Munja” apo në shqip “Rrufeja”.

“Qëllimi i tyre ishte terrorizimi i popullit shqiptar të Kosovës, duke e dhënë një shembull të veçantë të brutalitetit të aparatit shtetëror të dhunës arbitrare dhe politike; si dhe pengimi i lëvizjeve dhe organizimeve të mëtutjeshme, gjashtë ditë pas mbledhjes së Kaçanikut ku më 7 shtator, delegatët e Kosovës e kishin miratuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

“Por banorët e Pollatës dhe të Llapit rezistuan me armë, duke i dhënë shembull gjithë Kosovës. Atë ditë në Pollatë, u vra Besim Latifi (1968) dhe Skënder Manolli. Student i drejtësisë në Universitetin e Prishtinës dhe pjesëmarrës në demonstratat e vitit 1989, Besimi, u vra në derë të odës së familjes së tij, teksa po dilte prej saj me pushkë në dorë. Po me armë në dorë dhe po para shtëpisë së tij, u vra edhe Skënder Manolli, gjithashtu nga Pollata”, shkroi Kurti.

Tutje, shefi i qeverisë tha se po atë ditë, më 13 shtator 1990, teksa vëllezërit Simon Dushi dhe Shtjefën Dushi, po ktheheshin nga fshati Doblibare i Gjakovës për në Deiq të Klinës, u ndaluan nga një patrullë e policisë në Grabanic, ku u malltretuan nga policia serbe.

“Policët serbë nisën t’i malltretonin arbitrarisht, e kështu në përleshje e sipër, e plagosën Simonin. Në atë situatë, Shtjefëni e nxori revolen dhe pasi e vrau një polic, mbeti edhe vetë i vrarë bashkë me vëllain e tij Simonin”.

“Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në varrimet e këtyre katër dëshmorëve të lirisë, të rënë duke i rezistuar dhunës policore, shtypjes politike dhe diskriminimit mbi baza etnike të regjimit të apartheidit që Serbia po e instalonte ato kohë në Kosovë”.

“Lavdi të rënëve Besim Latifi, Skënder Manolli, Simon Dushi dhe Shtjefën Dushi, mes të rënëve në rrugën e gjatë të rezistencës dhe luftës për lirinë e Kosovës”. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Begaj: Krenar për shërbimin e ushtrisë në misionet ndërkombëtare

AUV alarmon për Acrylamide në kafen “Caffe Monaco”

Ahmeti për Dacin: Kosova humbi një akademik dhe personalitet të shquar

Haradinaj: Ndarja nga jeta e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën

Abdixhiku: Daci, figurë shtyllë e institucioneve dhe lirisë së Kosovës

TAGGED: #Albin Kurti, #Dëshmorët, #Grabanicë, #Pollatë
Kosova Times September 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Vendbanimeve të çliruara ukrainase “po iu kthehet jeta”

Kosova Times Kosova Times October 5, 2022
KE i FFK-së emëron ekipin drejtues të Kombëtares së Kosovës
Rasti i helmimit në Malishevë, polica arreston pronarin e lokalit
Elina Duni nderohet me Çmimin Zviceran të Xhazit 2025
Isco: Ëndrra ime është të fitoj një titull me Real Betisin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?