“Viktima mashkull kosovar ishte dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren për shkak se kishte pësuar lëndime pasi dyshohet se ishte rrëzuar në shkallë. Si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti thuhet se është në procedurë hetimore.