By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 gusht
August 8, 2025
Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën
August 7, 2025
Arrestohen për falsifikim të parave dy shtetas të Shqipërisë në Vërmicë
August 7, 2025
Rama: Kuvendi i Kosovës të reagojë ndaj padrejtësive të Hagës
August 7, 2025
Krerët e partive politike: Kosova po kërkon drejtësi për çlirimtarët
August 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tre amerikanë në mesin e 37 të dënuarve me vdekje për tentimet për puç në RD të Kongos
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Tre amerikanë në mesin e 37 të dënuarve me vdekje për tentimet për puç në RD të Kongos
Rajon / Botë

Tre amerikanë në mesin e 37 të dënuarve me vdekje për tentimet për puç në RD të Kongos

Kosova Times
Last updated: 2024/09/13 at 8:48 PM
Kosova Times Published September 13, 2024
Share
SHARE

Tridhjetë e shtatë persona – përfshirë tre amerikanë, një britanik, një belg dhe një kanadez – janë dënuar me vdekje, për shkak të tentimeve për të rrëzuar nga pushteti presidentin e Republikës Demokratike të Kongos, Felix Tshisekedi.

Burrat janë akuzuar se kanë kryer sulmin në pallatin presidencial dhe në shtëpinë e një aleti të presidentit, në maj.

Christian Malanga, një shtetas amerikan me origjinë kongoleze, i cili dyshohet se ka qenë në krye të këtyre përpjekjeve, është vrarë gjatë sulmit, bashkë me pesë anëtarë tjerë.

Në total, 51 persona kanë dalë para një gjykatë ushtarake, ndërsa seancat janë transmetuar në televizionin dhe radion shtetërore.

Djali i Malagas, Marcel, njëri prej shtetasve amerikanë të dënuar me vdekje, i ka thënë gjykatës se babai i tij e ka kërcënuar se do ta vriste, nëse nuk do t’i bashkohej.

Shoku i tij, Tyler Thompson, është dënuar, po ashtu, me dënim me vdekje.

Të dy, në të 20-at e tyre, kanë luajtur futboll së bashku në Utah të Shteteve të Bashkuara.

Njerka e tij, Miranda Thompson ka thënë në qershor për media se nuk ka ide si ka përfunduar ai në Republikën Demokratike të Kongos.

Amerikani i tretë, Benjamin Zalman-Polun, ka pasur interesa biznesore me Christian Malangan.

Katërmbëdhjetë persona tjerë janë falur dhe liruar.

Dënime me vdekje nuk janë ekzekutuar në këtë shtet për gati dy dekada.

Mirëpo, Qeveria ka thënë se ekziston nevojë për largim të “tradhtarëve” prej ushtrisë jofunksionale të shtetit.

Tentimet për puç kanë nisur në kryeqytet, Kinshasa, në orët e para të 19 majit.

Disa burra të armatosur kanë sulmuar shtëpinë e kryetarit të Parlamentit, Vital Kamerhe në Kinshasa, dhe më pas janë nisur drejt rezidencës së presidentit.

Dëshmitarët kanë thënë se një grup prej 20 sulmuesish në uniforma ushtarake, e kanë sulmuar pallatin, dhe më pas palët kanë shkëmbyer sulme me armë zjarri.

Një zëdhënës ushtarak pati thënë më vonë se forcat e sigurisë e kanë bllokuar një “tentim për puç”.

You Might Also Like

CCTV i ri zbulon më shumë prova për krimet e luftës ruse në Bucha

NYP: Trump do të takohet me Putinin vetëm nëse ai takohet me Zelenskyn

Cilat janë kushtet amerikane për Serbinë?

Kremlini: “Samiti Putin-Trump në ditët në vijim.” Presidenti rus: “Nuk ka kushte për një takim me Zelenskyn.”

Arrestohet pjesëtari i ri amerikan-tentoi rusëve tu dorëzojë të dhëna sekrete pë Abrahams

TAGGED: #Dënim me vdekje, #Republika Demokratike e Kongos
Kosova Times September 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Edhe këtë vit blerja e teksteve shkollore do të subvencionohet nga MASHTI

Kosova Times Kosova Times July 30, 2025
Konsumatorët kanë të drejtë të shkëpusin kontratat me kabllorët që ndryshojnë kanalet
Një e treta e kompanive ruse u ankuan për rritjen e korrupsionit për shkak të sanksioneve
Anton Quni hap rast në polici, Facebooku dhe Instagrami i tij ishin cak i sulmit kibernetik
Bërnabiq: Tërhiqet nga agjenda kërkesa e Kosovës për status special në KiE
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?