By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dyshohej për një mjet shpëthyes në Prishtinë, policia jep detaje
September 17, 2025
Begaj takim me Orban: Anëtarësimi në BE rrit sigurinë në rajon
September 17, 2025
Rainer Rudolph është Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë
September 17, 2025
Ambasadori gjerman Rohde përfundon mandatin në Kosovë
September 17, 2025
LDK mbajti tubim elektoral në Hajvali të Prishtinës
September 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mrekullia vetëm një herë ka zbritur nga qielli për shqiptarët!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Mrekullia vetëm një herë ka zbritur nga qielli për shqiptarët!
Opinion

Mrekullia vetëm një herë ka zbritur nga qielli për shqiptarët!

Kosova Times
Last updated: 2024/09/14 at 7:37 AM
Kosova Times Published September 14, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Pas kërkesave 7 pikëshe të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe shpërndarjes së pamfleteve luftënxitëse në veriun e vendit, Qeveria e Kosovës duhet të merret seriozisht e jo ta neglizhojë situatën e krijuar pas konferencës për media të presidentit serb. Nuk mjaftojnë deklaratat e kryeministrit Albin Kurti në rrjetet sociale se “Kosova është më e fortë se kurrë më parë, nuk trembet nga kërcënimet e Serbisë” etj.

Qeveri të Shpëtimit Kombëtar për t’i dalë zot vendit

Menjëherë dhe pa humbur kohë, kryeministri Albin Kurti duhet të thërrasë një mbledhje urgjente me Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe me forcat politike në vend për të shqyrtuar ndërmarrjen e veprimeve të duhura dhe të koordinuara me të gjitha forcat politike në vend, e jo t’i tregojë opinionit se “sa larg është Serbia nga vlerat demokratike dhe njerëzore!

Për arsye se Serbia është duke e ashpërsuar fjalorin luftënxitës në Kosovë, ndërkohë që bashkësia ndërkombëtare është duke qëndruar indiferente ndaj veprimeve të shtetit serb. Merreni me mend sikur të njëjtën gjë ta bënin liderët e shtetit të Kosovës, menjëherë do të alarmohej bashkësia ndërkombëtare, Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mblidhej urgjentisht për ta qortuar, e mbase edhe për ta ndëshkuar Kosovën.

Pavarësisht se kemi garanci mbrojtëse nga faktori ushtarak ndërkombëtar mobilizimi i forcave të sigurisë së Kosovës dhe krijimi i një qeverie të shpëtimit kombëtar karshi situatës së krijuar, është i domosdoshëm dhe imperativ i ngutshëm kohor.

Edhe pse Kosova ndjehet e mbrojtur dhe e siguruar me prezencën e forcave të NATO-s, assesi nuk bën të neglizhohen kërkesat e Vuçiçit, për faktin se veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në veri i kanë dhënë alibi të mjaftueshme Vuçiqit për realizimin e shpejtë të disa prej kërkesave të parashtruara!

Politika e gabuar e kryeministrit Albin Kurti, e cila i dëmtojë seriozisht raportet e shtetit tonë me aleatët strategjik, në veçanti me ShBA-të, e ka trimëruar Aleksandër Vuçiqin, i cili pandërprerë provokon destabilizim në pjesën veriore të vendit tonë, duke i paraqitur serbët si “viktima të rrezikuara nga pushteti në Prishtinë”!

Pas zhvillimeve të fundit në veri dhe lansimit të 7 kërkesave të presidentit serb, shumë lehtë mund të ndodhë që agresioni politik i Serbisë të kthehet në veprime ushtarake, të cilat nuk do të ndaleshin aq lehtë dhe aq shpejtë siç e mendon një pjesë e politik-bërjes kosovare.

Që kjo të mos na zë në befasi, duhet mobilizim i përgjithshëm në nivel vendi dhe bashkërendim i veprimeve i të gjitha forcave politike, qoftë nevoja edhe për krijimin e një ‘Qeverie të Shpëtimit Kombëtar’, për të shpëtuar atë që e kemi fituar me gjak dhe sakrifica të panumërta.

Nuk është koha e thurjes së lëvdatave nga qeveria dhe as e kritikave nga opozita.

Por është koha unifikimit të faktorit politik dhe shoqërorë në Kosovë në përballimin e situatave të (pa)pritura, të cilat mund të jenë afër, madje edhe shumë më afër se që mendohet nga ekspertët e sigurisë shtetërore!

Serbia nuk do t’na pres, derisa ne të mbajmë zgjedhje dhe të konsolidohemi si shtet, sikurse që nuk do t’na pres, derisa ne të forcohemi në aspektin ushtarak dhe ekonomik. Do të mashtrohemi keq nëse rrimë duarkryq dhe presim vetëm nga ndërkombëtarët.

Mrekullia vetëm një herë ka zbritur nga qielli për shqiptarët! (Ak. Prof. Mark Krasniqi)

Arusha nuk trembet me shoshë o bashkatdhetarët e mi!

Kështu e shoh unë situatën e krijuar, qofsha gabim në konstatimet e mia

You Might Also Like

Me këtë lloj çorbé opozitë, Edi Rama e ka të gjatë ‘mbretërimin’ politik!

Pse Kremlini po këmbëngul që Ukraina të mbajë zgjedhje?

Evropa duhet ta ndryshojë shpejt strategjinë ndaj Ukrainës

Protestimi në Hagë dhe imazhi i Kosovës

Kosova nuk mund të fajësohet për dështimet e politikës së jashtme amerikane

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times September 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vdiq në spital një grua në Pejë

Kosova Times Kosova Times May 11, 2025
Një ditë para nisjes së gjykimit të Thaçit dhe të tjerëve, Specialja del me njoftim
Punëtori bie nga skela e një pallati në Shëngjin, humb jetën rrugës për spital
Vdes gazetari dhe shkrimtari Bajram Sefaj
Deklarohet Kremlini në lidhje me shitjen e armëve serbe në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?