By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dy trena dalin nga shinat në Andaluzi, duke lënë të paktën dy të vdekur dhe disa të plagosur
January 18, 2026
Bashkimi triumfon ndaj Rahovecit me 20 pikë diferencë
January 18, 2026
Kërkohet rinumërim i plotë dhe ndëshkim i deformuesve të votës
January 18, 2026
Trepça mban ritmin e fitoreve, mund Vëllaznimin me rezultat të ngushtë
January 18, 2026
Startup-i i Silicon Valley hap rezervimet për hotelin e parë në Hënë
January 18, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në Holandë mbahet takimi rajonal për personat e zhdukur, pjesëmarrëse edhe Kosova
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Në Holandë mbahet takimi rajonal për personat e zhdukur, pjesëmarrëse edhe Kosova
Lajme

Në Holandë mbahet takimi rajonal për personat e zhdukur, pjesëmarrëse edhe Kosova

Kosova Times
Last updated: 2024/09/14 at 11:37 PM
Kosova Times Published September 14, 2024
Share
SHARE

Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se gjatë kësaj jave në Holandë, në një bashkëorganizim me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur është mbajtur takimi i Grupit Rajonal për Personat e Zhdukur.

Sipas Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, ky grup funksionon sipas Planit Kornizë Rajonal në zbatim të Deklaratës për Personat e Zhdukur nga Samiti i Londrës i vitit 2018, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Bëhet e ditur se krahas diskutimeve dhe përgatitjeve për takimin e radhës në kuadër të Procesit ët Berlinit, sipas kërkesës paraprake të kryesuesit të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, pjesëmarrësit kanë prezantuar edhe angazhimin rajonal në përmbushje t objektivave të Planit Kornizë, me theks, adresimin dhe punën në terren.

Drejtoresha e Përgjithshme e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, Kathryne Bomberger, theksoi se puna e Grupit Rajonal është thelbësore për të siguruar përgjigje për ata që janë ende të zhdukur.

“Kjo çështje ka të bëjë me sigurimin e drejtësisë për familjet e të zhdukurve – njohjen e vuajtjeve që kanë kaluar, sigurimin e llogaridhënies dhe rivendosjen e dinjitetit për viktimat, dhe se zgjidhja e këtyre rasteve nuk është vetëm një proces teknik, por është detyrim moral dhe ligjor”, tha Bomberger.

Ndërsa, udhëheqësi i njësisë së Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Kushtrim Gara, tha se Kosova mbetet shembull për trajtimin dhe adresimin e çështjes së personave të zhdukur, që sipas tij, është plagë e hapur e shoqërisë kosovare.

“Shteti ynë, Komisioni Qeveritar i Republikës së Kosovës, mbetet shembull për trajtimin dhe adresimin e kësaj çështje, plage të hapur e shoqërisë sonë dhe tema më prioritare e të gjitha agjendave. Që nga koha kur jemi bashkuar kësaj nisme, të konkretizuar me marrëveshjet në vitin 2018, ne kemi mbështetur e vazhdojmë të mbështesim iniciativat e tilla me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit rajonal, por gjithnjë me kërkesat tona konsistente qe ky bashkëpunim te rezultoi me i efektshëm dhe te sjellë përgjigje për familjarët që vazhdojnë te jetojnë me dhimbjen dhe ankthin e pritjes”, tha ai.

Tutje, Gara tha se Kosova ka nevojë ta di të vërtetën edhe për 1 mijë e 595 personat e zhdukur nga lufta në Kosovë.

You Might Also Like

Kërkohet rinumërim i plotë dhe ndëshkim i deformuesve të votës

Trepça mban ritmin e fitoreve, mund Vëllaznimin me rezultat të ngushtë

Abdixhiku kërkon rinumërim dhe drejtësi për votat e manipuluara

Ligji për shkeljet në trafik hyn në fuqi më 1 shkurt në Maqedoninë e Veriut

I ftohti përkeqëson sëmundjet e zemrës dhe mushkërive

TAGGED: #Holanda, #Kosova, #Kushtrim Gara, #Takimi rajonal për personat e zhdukur
Kosova Times September 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Kush po frikësohet pas votimeve dhe për çfarë arsye?

Kosova Times Kosova Times February 14, 2025
Kuvendi shqyrton propozim-rezolutën për gjendjen në shëndetësi
Sot mot i vranët dhe me riga shiu
Ndërron jetë personi që u godit nga një veturë të shtunën në Prishtinë
Sipas hulmtuesve botet ruse po punojnë në favor të Milanovicit përpara raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale kroate
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?