By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!
May 9, 2025
Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj
May 9, 2025
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Promovohet libri “Luz S. Thaçi – veprimtar dhe humanist i shquar në diasporë”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Promovohet libri “Luz S. Thaçi – veprimtar dhe humanist i shquar në diasporë”
Lajme

Promovohet libri “Luz S. Thaçi – veprimtar dhe humanist i shquar në diasporë”

Kosova Times
Last updated: 2024/09/14 at 10:16 PM
Kosova Times Published September 14, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Lekë MRIJAJ

Promovimi i librit monografik “LUZ S. THAÇI – VEPRIMTAR DHE HUMANIST I SHQUAR NË DIASPORË” i koautorëve të mirënjohur, Mikel Gojani dhe Engjëll I. Berisha u mbajt në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore në Bibliotekën Publike “Dr. Ibrahim Rugova” në Gjakovë, pikërisht në Sallën “Teki Dervishi” ku figura e Luz S. Thaçit u nderua për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në shërbim të kombit shqiptar, kulturës dhe humanizmit.

Ky promovim i sotëm është organizuar nga Klubi Letrar “Gjon Nikoll Kazazi” në Gjakovë, i cili shënoi një ngjarje të rëndësishme kulturore dhe intelektuale, duke mbledhur miq nga Gjakova, Klina, Peja, dhe figura të njohura nga fusha e letërsisë, kulturës, politikës, akademisë, dhe të aktivitetit kombëtar.

Po ashtu në këtë ngjarje kulturure tê pranishëm ishin edhe deputetë të Parlamentit të Kosovës, gjeneral Anton Çuni, deputeti Armend Zemaj, ish nenkryetari i LDK-së dhe bashkëpunetori me i denjë i presidentit historik të Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, profesor Anton Kolaj etj.

Promovimi i librit “LUZ S. THAÇI – VEPRIMTAR DHE HUMANIST I SHQUAR NË DIASPORË” u hap në një atmosferë të veçantë, përmes një interpretimi muzikal me violinë tejet të ndjerë që përçoi emocionin e thellë të kësaj ngjarjeje kulturore. Pra një kombinim artistik, mes fjalës së shkruar dhe muzikës së violinës qe e e ngriti promovimin në një nivel të lartë ndjesor dhe kombëtar, kulturor duke nderuar më së miri figurën e Luz S. Thaçit.

Fjalët e para që u drejtuan të pranishmëve nga ana e moderatorit, prof. Engjëll I. Berisha, përshkuan rëndësinë e koautorëve dhe subjektit të librit, Luz S. Thaçit dhe veprës së tij të jashtëzakonshme, duke krijuar një lidhje të ngushtë mes audiencës dhe temës qendrore të promovimit.

Në promovimin e librit “LUZ S. THAÇI – VEPRIMTAR DHE HUMANIST I SHQUAR NË DIASPORË”, përveç autorëve, pjesë e rëndësishme e diskutimeve me kumtesat e tyre ishin edhe studiues të njohur si prof. dr. Anton N. Berisha, prof. Hajdin Morina, prof. Pal Canaj, dhe publicisti Lekë Mrijaj, të cilët kontribuuan me kumtesa të vlefshme që thelluan analizën e figurës së Luz S. Thaçit.

  • Prof. dr. Anton N. Berisha vuri në dukje dimensionet intelektuale dhe njerëzore të Luz. S. Thaçit, duke e vendosur atë në kontekstin e meritorëve të diasporës shqiptare në Gjermani. Shkrimtari dhe studiuesi i letërsisë shqipe, dr. Berisha, më pastaj foli rreth angazhimit dhe të veprimtarisë së zotit Luz Thaçi përpos në fushën politike, të humanizmit, por edhe atë të kulturës, ”Diaspora jonë, gjithherë, edhe në të kaluarën, por edhe në periudhat e fundit të rrjedhave të historisë, ka luajtur rol të rëndësishëm në internacionalizimin e çështjes së Kosovës, por edhe të asaj shqiptare përgjithësisht, duke i dalë në ndihmë atdheut në kohët kur kishte më së shumti nevojë”, shtoi Berisha.
  • Prof. Hajdin Morina në kumtesën e tij veç tjerash theksoi se monografia e autorëve Gojani dhe Berisha është një vepër publicistike e madhe që trajton materialin gjuhësor dhe realizimin e personazheve, sidomos atë të Luz S. Thaçit, një intelektual i dalluar. Ajo përmban elemente të kronikës, prozës dokumentare, eseve argumentuese dhe përshkruese, si dhe pasazhe nga udhëpërshkrimet dhe letërkëmbimet. Përmes faksimileve dhe fotografive, autorët plotësojnë profilin e personazhit, duke ndihmuar lexuesin të ndërtojë mesazhe dhe nëntekste të reja nga leximi i tyre, duke zgjeruar kështu kuptimin e veprës dhe qëllimin e autorëve.
  • Prof. Pal Canaj, me kumtesën e tij zgjoi interesim tek auditoriumi prezent, i cili shkoqiti disa aspekte të rolit të diasporës sonë dhe kontributit që në momentet e nevojshme ka luajtur rol të rëndësishëm në çlirimin e Kosovës. Sipas profesor Canajt, diaspora jonë është shndërruar në një institucion që na garanton një ndihmesë të madhe për një zhvillim dhe përparim më të shpejtuar të vendit.
  • Nga moderatori Engjëll I. Berisha, u lexua edhe kumtesa e prof. Prend Buzhalës e cila është mirëpritur nga të pranishmit. “Do theksuar se autorët na bëjnë të kuptojmë që sfondi shoqëror dhe historik i një monografie është ndër elementet kyçe për ta kuptuar kontekstin në të cilin ky veprimtar e mërgimtar ka jetuar dhe vepruar. Ky sfond ofron kornizën në të cilën shtjellohet dhe kuptohet puna dhe ndikimi i tij, si dhe kushtet që i kanë formësuar veprimtarinë dhe qëndrimet e tij. Është sfond që shfaqet nëpër disa kontekste të tilla historike, nacionale e shoqërore, ashtu sikundër ka në kaluar nëpër to gjenerata e Luzit, thuhet në kumtesën e Buzhalës.
  • Publicisti Lekë Mrijaj, gjatë prezantimit të recensionit të tij për monografinë “LUZ S. THAÇI – VEPRIMTAR DHE HUMANIST I SHQUAR NË DIASPORË,” të shkruar nga koautorët Mikel Gojani dhe Engjëll I. Berisha, vlerësoi qasjen e autorëve në trajtimin e jetës dhe veprimtarisë së Luz S. Thaçit. Ai theksoi se libri është shkruar me një gjuhë të thjeshtë dhe të qartë, e cila e bën të lehtë për lexuesin e zakonshëm të përfshihet në rrëfimin e historisë së Luz S. Thaçit, pa u ndërlikuar nga terma të vështirë akademikë apo profesionalë. Sipas Mrijajt, kjo e bën veprën të qasshme për një audiencë më të gjerë. Libri fillon me një fjalë hyrëse, në vend të një parathënieje tradicionale, ku koautorët theksojnë rolin e jashtëzakonshëm të diasporës shqiptare, e cila ka luajtur një rol kyç në përpjekjet për liri, demokraci dhe çlirim kombëtar të Kosovës. Kjo pjesë hyrëse i bën jehonë kontributit të diasporës në ndërtimin e një shteti të lirë dhe të pavarur të Kosovës, duke vendosur në qendër të vëmendjes angazhimin e figurave si Luz S. Thaçi, i cili është përfaqësuar si një veprimtar dhe humanist i dalluar në diasporë. Mrijaj vuri theksin edhe në mënyrën sesi autorët kanë strukturuar monografinë, duke paraqitur një qasje narrative që e përfshin lexuesin në jetën dhe kontributet e Thaçit në kontekstin më të gjerë të historisë dhe çështjeve kombëtare.

Këto kumtesa të këtyre studiuesve plotësuan dhe thelluan rëndësinë e librit të koautorëve, duke treguar se Luz S. Thaçi jo vetëm që ishte një figurë kyçe në diasporë, por është dhe mbetet edhe një frymëzim për brezat e ardhshëm në diasporë, Kosovë dhe Shqipëri.

Ishte koautori i librit prof. Engjëll I. Berisha, i cili foli për procesin e hartimit të monografisë dhe për sfidat që u përballuan gjatë grumbullimit të materialit mbi jetën dhe veprën e Luz S. Thaçit. Ata e përshkruan Thaçin si një figurë të madhe që, përveç angazhimit politik, kishte një shpirt humanitar të theksuar, i cili dallohej për mbështetjen e tij ndaj njerëzve në nevojë, si dhe për përkushtimin ndaj diasporës shqiptare.

Në fjalimin e tij prof. Berisha gjithashtu i falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar për realizimin e këtij libri të cilët ndihmuan në ofrimin e dokumenteve dhe informacioneve të rëndësishme.

Me emocione të veçanta foli edhe z. Luz S. Thaçi, i cili shprehu mirënjohje për autorët e librit, duke theksuar se ndjehej i nderuar që jeta dhe veprimtaria e tij në diasporë janë përjetësuar në këtë monografi. Ai vlerësoi librin si një dëshmi të rëndësishme jo vetëm për jetën e tij, por edhe për rolin e diasporës shqiptare në përpjekjet e tija për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Ky libër i promovuar sot në ambientet e Bibliotekës Publike “Dr. Ibrahim Rugova” në Gjakovë, ofron një pasqyrë të plotë të jetës dhe veprimtarisë së Luz S. Thaçit, duke qenë një burim i rëndësishëm për studiuesit, por edhe për publikun e gjerë që dëshiron të mësojë më shumë për historinë e diasporës shqiptare. Pas promovimit të librit nga organizatorët është organizuar një koktej rasti për të gjithë të pranishmit.

You Might Also Like

Thimi Mitko, ndriçuesi i mendimit kombëtar dhe i kulturës shqiptare

Promovohet libri Ushtria Çlirimtare e Kosovës-në shënjestër të vazhdueshme

Promovohet libri `Ushtria Çlirimtare e Kosovës-në shënjestër të vazhdueshme

SENSACION NË TURQI: Arkeologët zbuluan vendbanime të një qytetërimi dy herë më të vjetër se ai i Egjiptit

Zbulime arkeologjike në Zagor

TAGGED: #Engjëll I. Berisha, #Mikel Gojani, Luz S. Thaçi – veprimtar dhe humanist i shquar në diasporë
Kosova Times September 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Nuk mund të krahasohet e pa krahasuera?!

Kosova Times Kosova Times October 29, 2022
Së paku 50 të vdekur në protestat antiqeveritare në Bangladesh
Çfarë ndodhi në darkën gala të Këshillit Atlantik në Nju Jork
Spanjollët votojnë në zgjedhjet që mund ta sjellin të djathtën në pushtet
P. Joseph: Shtëpisë së Bardhë iu mjaftuan manipulimet masive te Vuçiqit, gjithçka ka ndryshuar pas krizës në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?