Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një burrë në Klinë, meqë i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij.
Policia njofton se dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dy viktimat nënën dhe motrën e tij. Viktimat kane pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.