By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gazetarja Olga Komleva, e dënuar me 12 vjet burg ka humbur te folurit
October 27, 2025
Italia ka miratuar ekstradimin e një ukrainasi në rastin e bombardimit të gazsjellësit Nord Stream 2
October 27, 2025
Partizanët ukrainas sulmuan “trurin” e operacioneve të FSB-së. “Çlirimi i Krimesë është afër”
October 27, 2025
Ministri gjerman propozon mësime shkollore mbi përgatitjen për luftë
October 27, 2025
Propozohet mural për Vedat Muriqin në Prizren
October 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Udhëtimi në kohë: “Nuk jeni shqiptarë, jeni myslimanë”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Udhëtimi në kohë: “Nuk jeni shqiptarë, jeni myslimanë”
Opinion

Udhëtimi në kohë: “Nuk jeni shqiptarë, jeni myslimanë”

Kosova Times
Last updated: 2024/09/15 at 8:48 AM
Kosova Times Published September 14, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Shenoll MUHARrEMI

Kjo është, me gjasë, formula e asimilimit që ka funksionuar më herët për disa shekuj. Shtoje këtu edhe vendosjen e emrave arab ose osman ‘muharremi’ ‘osmani’ ‘hashimi’ etj. dhe kompletohet edhe më shumë korniza. Pastaj pas disa gjeneratave imponoju këto emra të bëhen mbiemra. Kështu e kreve gjysmën e punës. Ndërto sa më shumë objekte fetare xhami/kisha ndalo shkollat.

Mos lejo gjuhën shqipe në administratë lokale e as në shkolla më von, por vetëm në gjuhët fetare (turqisht, serbisht) dhe ja ku e ke formulën si ka funksionuar asimilimi me shekuj. Shtoja disa benefite si incentive dhe ndëshkime si masa dhe ja ku e asimilove një shoqëri. Kështu pak a shumë do të dukej si ka funksionuar një plan i asimilimit.

Në rastin tonë specifik, edhe në libra historik kur lexon rreth të kaluarës, ka kogja shumë raste kur ne shqiptarët jemi paraqitur si ‘myslimanë’. Psh në Ballkan jetojnë ‘grekët, serbët dhe myslimanët ‘ (jo shqiptarët). Për shembull në Prishtinë jetojnë 75% myslimanë në vend të shqiptar. Në fakt, shekuj më herët religjioni ka qenë burimi i parë i identifikimit. Edhe për të krishterë ka qenë e njëjta. Por mbase për shqiptarë zgjati më shumë.

Për me ilustrua sa thellë kjo metodë e asimilimit kishte shkruar, ndoshta më së miri është me shikua periudhën kur nacionalizmi dhe përpjekjet për liri dhe paravëni po ndodheshin në Ballkan në shekullin XIX.

Derisa të gjithë kombet e rajonit filluan të punojnë dhe luftojnë për liri dhe pavarësi nga Perandoria Osmane, shqiptarët ishin akomoduar aq shumë dhe aq mirë në perandori, saqë ishin bërë më myslimanë se vet myslimanët në disa raste.

Kjo gjendje eskaloj aq shumë saqë kur kombet e Ballkanit po adresoheshin në Kongresin e Berlinit me 1878, çështja shqiptare nuk po adresohej fare. As që po përmendej shumë. Shqiptarët, bejlerët, në Lidhjen e Prizrenit kishin kërkuar të mbesnin nën Sulltanin.

Kishin shkruar në rezolutë të Lidhjes së Prizrenit nene si “nuk pranojmë asnjë autoritet tjetër pos Sulltanit”… ose “duam që ligji Islam, sheriati, të bëhet ligj zyrtarë”. Nuk ka dyshim që kjo ishte bërë me ndikim lart të Stambollit, por me votën dhe gojën e shqiptarëve të cilët ishin akomoduar shumë tashmë. Ky është ai rasti kur ne po bëheshim ndoshta më myslimanë se myslimanët në Arabi.

E kjo bëri që kancelari gjerman, i cili ishte organizatori dhe kryesuesi i Kongresit të Berlinit, z. Bismarck, të thotë (mos na lodhni se) ‘nuk ka komb shqiptar’. Me fjalë tjera, nuk do të diskutojmë çështjen shqiptare, se ata nuk ‘ekzistojnë’ janë bërë myslimanë, s’ka më shqiptar.

Kjo nuk ka ndodhur brenda ditës. Në ato kohëra, metoda e asimilimit ishte përmes religjionit. Kështu hapeshin sa më shumë objekte fetare dhe shkollat në ato gjuhë që më shumë bënin propagandë fetare sesa që ishin për të i mësuar. Kjo jo vetëm me fenë islame, ngjashëm ka ndodhur edhe me ato krishtere. Por Sulltani po lejonte në Prishtinë shkollat në gjuhën turke e serbe, por jo edhe në shqipe. Ishte e ndaluar mësimi në shqip.

Gjithashtu ka pasur raste kur ka pasur edhe konkurrencë brenda një religjioni. Në Maqedoni bullgarët, serbët dhe grekët ortodoksë po garonin kush do të hapë më shumë shkolla në objekte fetare se ashtu ata do të thoshin që ju takojnë ato territore dhe ato shoqëri. Kjo ishte një metodë e vjetër e asimilimit, por edhe e agresionit dhe ekspansionit territorial në Ballkan.

Por tash në shek XXI, më nuk funksionon ashtu, sigurisht. Kur e dëgjova imamin nga Serbia që po thoshte ‘nuk jemi shqiptarë, jemi myslimanë’ sikurse na kthej në kohë me një ‘time machine’. Po ata që duartrokitën, kush ishin? Ishte situatë simpatike, për shkak se, sikurse ky zotëri kishte fjetur gjatë me shekuj dhe ishte zgjuar në një kohë tjetër me mendjen dhe metoda e vjetra, të para disa shekujve.

Fundja, imami ndoshta nuk ka faj, ai po zbatonte agjendën e tij. Po si ai kishte guxim dhe ku gjeti pjesëmarrës që e dëgjojnë një gjë të tillë pa protestuar? Këtë duhet të kuptojmë dhe të adresojmë. Imami le të vazhdon punën e tij nëse ka njerëz që e ndjekin dhe e dëgjojnë.

You Might Also Like

“Shkretëtira e ndjeshmërisë”

Teknologji e keqe: Ndjekja e Rusisë për një raketë bërthamore të Ditës së Gjykimit

Treni që nuk ndalet nga zhurma!

Pika e verbër e Evropës: Mediat sociale janë një kërcënim strategjik

Qeveri Kurti 3 në mes të dëshirës dhe realitetit

Kosova Times September 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

VIDEO: Policia amerikane publikon videon: Gruaja bërtet “Ndihmë”, burri e rrëmben atë

Kosova Times Kosova Times October 14, 2025
Trupat elitare ruse i thanë “Jo” Putinit. Kush janë ushtarët që refuzojnë urdhrat e presidentit të Rusisë: “Është MISION VETËVRASJE”
Mbi 100 zyrtarë policorë serbë kanë dorëzuar dorëheqjet me shkrim
Tri raste të dhunës në familjes gjatë 24 orëve të fundit
Natën, ushtria ruse sulmoi rajonin e Odessa me dronë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?