By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Propagandistët rusë përhapin thashetheme për kokainë rreth Macron, duke pretenduar se një faculete në një video nga udhëtimi i udhëheqësve në Kiev është një ‘qese e vogël e bardhë’
May 12, 2025
Gjykata e Londrës shpall fajtorë gjashtë bullgarë për spiunazh për Rusinë
May 12, 2025
ICAO e shpalli Rusinë përgjegjëse për rrëzimin e Boeing-ut në vitin 2014
May 12, 2025
Ultimatumi i BE-së ndaj Rusisë është gati të skadojë. “Heshtje e çuditshme në Moskë”
May 12, 2025
Anglezi vret motoçiklistin me makinë sepse po udhëtonte mbi një rrotë, përplaset dy herë me të
May 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vulin në misionin e veçantë në Moskë, kthehet me mbështetjen për çdo luftë të Serbisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Vulin në misionin e veçantë në Moskë, kthehet me mbështetjen për çdo luftë të Serbisë
Rajon / Botë

Vulin në misionin e veçantë në Moskë, kthehet me mbështetjen për çdo luftë të Serbisë

Kosova Times
Last updated: 2024/09/15 at 10:58 PM
Kosova Times Published September 15, 2024
Share
SHARE

Koment i Redaksise

Presidenti Aleksander Vuciq është duke e përdorë si një arme diplomatike zëvendëskryeministrin Aleksandër Vulin i cili shkoi ne një mision të “shenjt” për të santazhuar rrugën e proklamuar evropiane. Përveç pjesëmarrjes në një forum të BRISC, ai në rolin e tij, u ftua në një mbledhje të organizuar nga Këshilli për Siguri të Federatës ruse me përfaqësues të vendeve të BRISC në Shën Peterburg në bibliotekën presidenciale “Yeltsin”.  Në takim me presidentin rus Putin, ky i fundit në mënyrë diplomatike ia bëri me dije se vitin e ardhshëm skadon marrëveshja për gaz. Në një Forum ku theksi bie mbi bashkëpunimin, të rikujtohet marrëveshja, nuk mund të perceptohet ndryshe përveç një presioni ndaj politik bërjes serbe. A ishte ky një alarm për Serbinë lidhur me interkoneksion gazi me Bullgarinë e cila u bë në dhjetor të vitit të kaluar duke fituar akses në gazin nga

Azerbajxhani apo marrëveshja së fundmi më 8 gusht më Rumanin, i dyti ku do të ketë me partnerë nga Bashkimi Evropian, pas një varësie të plotë nga gazi rus për më shumë se një çerek shekulli, mbetet e paqartë.

Në një intervistë për gazetën ruse Izvestia Vulin beson se do të bien dakord me Moskën rreth furnizimit me gaz për ketë vit. Vulin tha se Presidenti rus Vladimir Putin, Ministri i Energjisë Sergei Tsivilev dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik Maxim Reshetnikov mbështetën idenë e fillimit të punës për një propozim për furnizimin me gaz nga Rusia në Serbi para skadimit të kontratave ekzistuese. Se me çfarë kushte ishte propozimi nuk u sqarua.  “I jam shumë mirënjohës, para së gjithash, Presidentit Putin, si dhe Ministrit të Energjisë dhe Ministrisë së Ekonomisë, të cilët na thanë menjëherë: “Të fillojmë punën. Mos prisni derisa marrëveshja jonë të përfundojë në mars. Ne do ta bëjmë këtë në shtator, në tetor.” Po nëse ka marrëveshje deri në mars dhe furnizimi bëhet në mënyrë të rregullt, pse të fillohet puna tani dhe për çfarë pune bëhet fjalë?

Për politikën zyrtare të BE ishte shqetësuese vetë pjesëmarrja e Vulinit në Forumin e BRISC për çka kishte një reagim zyrtar. Se ka një vazhdimësi të santazhimit evropian në gjithë këto zhvillime tregon edhe deklarata e përfaqësuesit të Serbisë në forumin e BRISC në Moskë më 28  gusht të këtij viti, deputeti Aleksandër Paviq, Ai në një deklaratë për  Russia Today Ballkan tha se  vetë pjesëmarrja e tyre është shumë e rëndësishme, të paktën në planin simbolik.

” Është e rëndësishme t’i tregohet publikut vendas dhe ndërkombëtar se Serbia është e hapur ndaj integrimeve të tjera, jo vetëm atyre euro (atlantike). Sigurisht, ne besojmë se Serbia duhet të tregojë shumë më tepër se një interes simbolik për botën e re multipolare që po zhvillohet me shpejtësi para syve tanë, veçanërisht BRICS si integrimi i saj më i rëndësishëm për momentin ” , tha Paviq. Ai kishte thënë se hapi i parë në këtë drejtim duhet të jetë pjesëmarrja zyrtare e Serbisë në samitin e BRICS në tetor dhe kërkimi i statusit të vëzhguesit në vetë organizatën. Fakti që në qeverinë e re, edhe zëvendës presidentit Aleksandër Vulin i është dhënë pozita lidhur me përmirësimin e bashkëpunimit me vendet e BRICS-it, është sinjal se Serbia bojkoton integrimin evropian. Ndërsa Vulin  i tha së fundmi agjencisë ruse të lajmeve RIA Novosti se BRICS është një shans për Serbinë dhe një alternativë reale ndaj Bashkimit Evropian,  nuk kërkon asgjë nga Serbia, por mund të ofrojë më shumë sesa kërkon Serbia. Ai përveç që tregoi se nuk do ti bashkëngjitet sanksioneve ndaj Rusisë, lëshoi një deklaratë sipas së cilës gjoja Perëndimi po “përgatit” për presidentin serb Aleksandar Vuçiq të njëjtin fat që i ishte rregulluar ish-kreut të shtetit Sllobodan Millosheviq, i cili u rrëzua dhe vdiq në paraburgim në Hagë më 5 tetor 2000.Ai më tej premtoi në Moskë se Serbia kurrë nuk do të bëhet anëtarë e NATO-së.

Vulin në ketë mënyrë po tenton ta santazhojë BE, në një kohe kur i gjithë fokusi është orientuar në çështjen e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, ku Beogradi përmes grupeve kriminale po tenton ta ndez  tensione në kohën kur autoritetet e Prishtinës zyrtare po vendosin zbatimin e ligjshmërisë në pjesën veriore të vendit. Jo rastësisht Vulin takoi në Moskë   Sekretarin e Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse Sergei Shoigu, ku diskutuan zhvillimet në Kosovë.

14 shtator 2024. Në një intervisët për “Veçernje Novosti” lidhur me reflektimin në Moskë të blerjes së avionëve Rafael, Vulin tha se kjo nuk u diskutua, por zbardhi mbështetjen që ka marrë nga Putini për çfarëdo lufte që mund të zhvillojë Serbia. “…presidenti rus Vladimir Putin, gjatë takimit të tyre të fundit në Rusi, nuk përmendi “shpërthimet”, “por përmendi shkëmbimin tregtar, marrëveshjen e gazit dhe mbështetjen e Rusisë për çdo luftë serbe”. Një ditë më herët përfaqësuesja zyrtare e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova në Samitin e Mediave të BRICS në  Moskë , transmeton RIA Novosti, tha se zgjerimi i i BRICS erdhi si një “shok i vërtetë” për vendet perëndimore. Ajo tha se  Federata Ruse po monitoron aktivitetin e shteteve që deklarojnë plane për t’u bashkuar me shoqatën ndërshtetërore, përfundoi ajo në fillim të shtatorit, Bloomberg raportoi se Turqia kishte aplikuar zyrtarisht për t’u bashkuar me BRICS për të forcuar ndikimin e saj në arenën ndërkombëtare dhe për të vendosur lidhje me vende të tjera përveç partnerëve tradicionalë perëndimorë. Para kësaj, zëvendëskryeministri serb Aleksandër Vulin deklaroi se vendi mund të anëtarësohet në BRICS. Se a do ti bashkohet Serbia Samitit të paralajmëruar që pritet të zhvillohet nga mesi i muajit të ardhshëm në Kazan mbetet për tu parë.

You Might Also Like

Propagandistët rusë përhapin thashetheme për kokainë rreth Macron, duke pretenduar se një faculete në një video nga udhëtimi i udhëheqësve në Kiev është një ‘qese e vogël e bardhë’

Gjykata e Londrës shpall fajtorë gjashtë bullgarë për spiunazh për Rusinë

ICAO e shpalli Rusinë përgjegjëse për rrëzimin e Boeing-ut në vitin 2014

Ultimatumi i BE-së ndaj Rusisë është gati të skadojë. “Heshtje e çuditshme në Moskë”

Anglezi vret motoçiklistin me makinë sepse po udhëtonte mbi një rrotë, përplaset dy herë me të

Kosova Times September 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ngritet aktakuzë për ngasje në gjendje të dehur: Një i mitur humb jetën

Kosova Times Kosova Times December 23, 2024
Policia: Protestuesit shfaqën dhunë dhe hodhën gaz lotsjellës
Rusia e kërcënon Perëndimin se do të përgjigjet “ashpër”, nëse i konfiskohen asetet
Kurti: Nuk mund të barazohet fjala komunitet me Asociacion
Rahoveci e fiton ndeshjen e fortë me Kastriotin në Ferizaj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?