By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rrëshqitje dheu godet anijet e ankoruara në Peru. Të paktën 12 të vdekur dhe 50 të zhdukur
December 1, 2025
“Diaspora në qendër të betejës politike: polemikat rreth qendrave alternative të votimit”
December 1, 2025
Gruaja eritreane (32) u copëtua dhe u hodh në anë të rrugës në Gjermani. E lanë foshnjën në manastir
December 1, 2025
Partitë zyrtarizuan format e garimit në zgjedhjet e 28 dhjetorit
December 1, 2025
Afatet e nëntorit dhe prillit do të zbatohen në të gjitha njësitë e UP-së
December 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti e Zeqiri flasin për punën, progresin dhe arritjet e deritashme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti e Zeqiri flasin për punën, progresin dhe arritjet e deritashme
Lajme

Kurti e Zeqiri flasin për punën, progresin dhe arritjet e deritashme

Kosova Times
Last updated: 2024/09/17 at 2:20 PM
Kosova Times Published September 17, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq dhe ministri i Administrimit e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, pritën për mëngjes pune Kryetarin e Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, nënkryetarin Sefer Veselin dhe kabinetin e drejtorëve komunalë me një përbërje multietnike.

 

Përmes një njoftimi për media nga Qeveria e Kosovës, thuhet se ata diskutuan mbi punën, progresin, arritjet e deritashme në njërën anë dhe në anën tjetër rreth sfidave aktuale e të trashëguara dhe mundësitë për t’i trajtuar dhe adresuar ato gjatë pjesës së mbetur të mandatit qeverisës.

Tutje në njoftim thuhet se kryetari Zeqiri nënvizoi angazhimin dhe përkushtimin e tij për shërbime sa më të mira komunale dhe për gjithëpërfshirje të të gjitha komuniteteve në jetën sociale dhe institucionale.

Ai tha se nga takimet me qytetarët është vërejtur interesim i shtuar për pjesëmarrje dhe bashkëpunim në proceset vendimmarrëse.

Me qëllim rritjen e kapacitetit dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët e Zubin Potokut, drejtues të kësaj komune thanë se po punohet në shtimin e stafit të administratës komunale.

Ata e njoftuan kryeministrin në lidhje me mbarëvajtjen e procesit të konvertimit të dokumenteve dhe pajisjes së qytetarëve me dokumente të Republikës së Kosovës, si dhe me rezultatet e deritanishme të masave të punësimit të mbështetura nga Qeveria, ndërkohë që veçuan fillimin e procesit të mbledhjes së tatimit në pronë dhe procesit të vlerësimit të pronave.

Gjatë takimit u diskutua edhe rreth projektet ekzistuese, ato që kanë përfunduar dhe që janë në proces të punës, por në të njëjtën kohë edhe për projekte të reja.

Nga drejtuesit e komunës u veçua rëndësia dhe nevoja e investimeve në infrastrukturë, sidomos në fshatrat e thella të komunës, por edhe e programeve të mbështetjes dhe mirëqenies sociale. Në këtë drejtim, ata e njoftuan kryeministrin Kurti mbi përgatitjet që Zyra e Kryetarit dhe drejtoritë komunale po bëjnë për seancën e kuvendit komunal, në të cilin pritet të diskutohet dhe votohet buxheti komunal për vitin 2025, projekte investive, nga i cili do të reflektohen edhe në Ligjin për Ndarjet Buxhetore për vitin 2025.

Kryeministri Kurti dhe ministrat e pranishëm në takim, falënderuan kryetarin Zeqiri, drejtuesit e stafin e Komunës së Zubin Potokut për angazhimin e përditshëm dhe gatishmërinë për bashkëpunimin e ngushtë me nivelin qendror, duke i ofruar njëkohësisht përkrahje në adresimin dhe realizimin e kërkesave në interes të komunës.

You Might Also Like

“Diaspora në qendër të betejës politike: polemikat rreth qendrave alternative të votimit”

Partitë zyrtarizuan format e garimit në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Afatet e nëntorit dhe prillit do të zbatohen në të gjitha njësitë e UP-së

Lumir Abdixhiku, kandidat për kryeministër të Republikës së Kosovës

Murati: Po pengohet vota e diasporës

Kosova Times September 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për datën 27 Qershor

Kosova Times Kosova Times June 27, 2024
7 sugjerime për mëngjes me proteina të dizajnuara për njerëzit me rezistencë ndaj insulinës
Haradinaj uron 8 Marsin: Të jemi më aktiv në promovim të barazisë gjinore
Trupat amerikane të gatshme për vendosje të mundshme në Lindjen e Mesme
Ukraina dhe Rusia këmbejnë të burgosur të luftës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?