“Për kontributin e paçmim të komandantit në ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare përmes lidershipit strategjik, përkushtimit ndaj bashkëpunimit transatlantik dhe veçanërisht vëmendjes që Aleanca e NATO-s i ka kushtuar Evropës, Gjeneral Cavoli do të cilësohet gjithmonë si miku i shqiptarëve”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Tutje ministri ka thënë se përderisa bota është në përballje me krizën, Kosova po qëndron krah Aleancës së NATO-s dhe Komandant Cavolit në misionin për mbrojtjen e Ukrainës. Ai ka shtuar se Kosova po ofron mbështetjen e pakursyer brenda kapaciteteve në dispozicion.

Ceremonia për nderimin e gjeneralit Cavoli është mbajtur nga Universiteti Evropian i Tiranës.