By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nese senati amerikan miratone ligjin, do sjellin dite te veshtira per te korruptuatit
November 20, 2025
Ky është apartamenti me pamjen më të bukur në Paris
November 20, 2025
Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor
November 20, 2025
Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore
November 20, 2025
Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dialogu me Serbinë të shpallet i vdekur sepse elita politike serbe ka një qëllim të vetëm kriminal, ripushtimin e territorit të Kosovës!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Dialogu me Serbinë të shpallet i vdekur sepse elita politike serbe ka një qëllim të vetëm kriminal, ripushtimin e territorit të Kosovës!
Opinion

Dialogu me Serbinë të shpallet i vdekur sepse elita politike serbe ka një qëllim të vetëm kriminal, ripushtimin e territorit të Kosovës!

Kosova Times
Last updated: 2024/09/18 at 9:10 PM
Kosova Times Published September 18, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Skënder MULLIQI

Marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës tani janë në trajektorën më të ulët , sepse Serbia e Vuçiqit ka shprehë hapur pretendimet territoriale që me luftë ta ndanë veriun e Mitrovicës nga jugu. Prandaj, Kosova nuk duhet të ulet më në tryezën e bisedimeve më palën serbe.

-Serbia dhe serbët ka shekuj që janë mbyllur në guaskën e ultranacionalizmit.Patriotizëm është me dashtë atdheundhe popullin tëndë , ndërsa nacionalizmi ekstrem është urrejtje ndaj popujve të tjerë, e vendeve të tjera.Nacionalizmi serb ka futur urrejten e madhe ndaj popullit shqiptarë. Kjo është shpikje fiktive e formësuar në trurin dhe imagjinatën e të kaluarës dhe të tashmes serbe. Serbia nuk ka ikur nga blasfemia dhe metafizika duke e konsideruar Kosovën si zemra e popullit serb. Në të njëjtën kohë, po harrojnë jo vetëem pushteti por edhe populli serb se Serbia e humbi me luftë Kosovën e okupuar gjate në vitin 1999. Edhe kjo elitë aktuale politike serbe kujdeset më shumë për territorin, se sa për minoritetin serb në Kosovë. Nuk ka dyshim se elita politike po preferon pushtimin e territorit të Kosovës. Ajo e tregoi atë në fillim dhe në fund të shekullit të kaluar. Ajo elitë, edhe kjo e tanishmja, nuk e dallojnë realitetin nga ëndrrat dhe iluzionet më të thjeshta. E kaluara, është më e rëndësishme në politikën serbe se sa realiteti që Kosova ështe e pavarur. Nacionalizmi serbomadh gllabëron zemrën dhe shpirtin e popullit serb, dhe një popull pa zemër e shpirt mbetet popull pa mendje! Dashuria serbe për atdheun e tyre nuk mund të mbijetojë pa urrejtje për atdheun e disa kombeve të tjera. Serbët si popull dhe pushtetet e tyre nuk po gjejnë rrugë të dalin nga humnera e katandisur qe shumë kohë. Marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës tani janë në trajektorën më të ulët , sepse Serbia e Vuçiqit ka shprehë hapur pretendimet territoriale që me luftë ta ndanë veriun e Mitrovicës nga jugu. Prandaj ,Kosova nuk duhet të ulet më në tryezën e bisedimeve më palën serbe. Iniciativat diplomatike evropiane dhe amerikane që nga fillimi kanë qenë në drejtim të asaj se si ta bindin Serbinë që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ky qëndrim ndërkombëtar ka pësuar ndryshim pas invazionit ushtarak të Rusisë mbi Ukrainën sovrane.Haptas po ia mbajne ison në bisedime Serbisë. Bisedimet, të cilat filluan në vitin 2011 ishin të dizajnuara për ta nxitur Serbinë që gradualisht të pranojë autoritetin e qeverisë së Kosovës mbi të gjithë territorin e Kosovës, pa e ngritur hapur çështjen e statusit.Nga bisedimet teknike u kalua në bisedime politike ku prejudikohet statusi i Kosovës. Kjo Serbi e Vuçiqit është çmendur, duke menduar se me kalimin e kohës do të kthehen në Kosovë, duke menduar së BE-ja do të shpërbëhet, SHBA-ja do të jetë fuqi e dorës së tretë , se Rusia dhe Kina do të sundojnë botën. Serbia pos që i ka shpresat të fitorja e Putinit në luftën në Ukarinë, shpesojnë gjithashtu se me ardhjen në pushtet të Donald Tramp, do të kthehet edhe ideja për shkëmbime territoriale e cila ishte në qendër të projekt marrëveshjes në vitin 2018. Ideja e ndarjes ishte kundërshtuar nga Gjermania, edhe për faktin këtë e kundërshtuan Bosnja dhe Maqedonia e Veriut. BE-ja po kërkon autonomi të gjerë për minoritetin serb përmes Asociacionit me kompetenca ekzekutive të marrëveshjës së Brukselit të vitit 2013. Serbët sipas këtij plani të pa pranueshëm për Kosovën, do të kishin kuvendin, ligjet, policinë , gjykatën dhe burimin e financimit. Zotimet e Vuçiqit për zbatim të marrëveshjeve të Brukselit dhe aneks marrëveshjen e Ohrit, nuk po ndodhin dhe Serbia luftënxitëse nuk po ndëshkohet nga BE-ja, siq u ndëshkua Kosova pa asnjë faj. Qëndrimi i shovenizmit serbomadh në rajon, dhe në raport më Kosovën po gjenë përkrahje nga Rusia e Putinit. Ky qëndrim aniti Kosovë po bëhët në kor të përbashkët nga regjimi i Putinit dhe Kishes ruse në njërën anë, kurse në anën tjetër kemi regjimin kriminal dhe Kishën Ortodokse Serbe. Kjo retorikë dhe kjo fushatë active serbomadhe për luftë të re në Ballkan, ka pru në sprova të mëdha qetësinë dhe paqën në rajon dhe në Evropë.

You Might Also Like

Çipa: “Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë: një skenë politike e pasigurt”

Si të negociohet me Rusinë

Aristidh Kola “Nderi Kombit” historia që u ringrit pas 25 vjetësh heshtje!

Sa përqind do të marrë LDK-ja në këto zgjedhje?

Tragjedia njerëzore si mundësi për Luftën Speciale të Rusisë në Ballkan

TAGGED: #Skënder Mulliqi
Kosova Times September 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shenja mospajtimi: Protestat e heshtura të rusëve kundër luftës

Kosova Times Kosova Times July 23, 2024
Southgate dëshiron me çdo kusht ta fitojë EURO 2024-shin
Kurti bëri homazh në Marec dhe Makoc: Angazhimin për drejtësi për viktimat, ndëshkim për kriminelët
Horoskopi ditor për 18 qershor
Tuxhmani deshi ta sulmojë Beogradin me S-300! Yeltsini ia shiti raketat përmes Gadafit !
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?