By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Greqi: Rruga me pagesë në Atikë, tarifat rriten nga 1 janari
December 12, 2025
Machado: Maduro do të largohet me ose pa negociata
December 12, 2025
Selanik: Fermerë nga e gjithë Greqia Veriore në port
December 12, 2025
Kurti: Veprimet në veri ishin të domosdoshme dhe ia kanë vlejtur
December 12, 2025
Ndahen çmimet ‘Ide të ndritshme për një të ardhme të gjelbër’
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: E reja shkon në urgjencë, infermieri e ngacmon: Në 10 të darkës ikim ku të duash, do të të bëjmë derman…
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > E reja shkon në urgjencë, infermieri e ngacmon: Në 10 të darkës ikim ku të duash, do të të bëjmë derman…
Uncategorized

E reja shkon në urgjencë, infermieri e ngacmon: Në 10 të darkës ikim ku të duash, do të të bëjmë derman…

Kosova Times
Last updated: 2024/09/18 at 11:39 AM
Kosova Times Published September 18, 2024
Share
SHARE

Një 24-vjeçare nga Pogradeci, ka denoncuar në  emisionin “Stop” një infermier të Urgjencës së Pogradecit, që sipas saj, e ka ngacmuar s**sualisht.

E reja ka shkuar në Spitalin e Pogradecit, për të marrë ndihmë, pasi vuan nga një sëmundje e rrallë dhe atë ditë kishte marrje fryme dhe rrahje të shpeshta zemre.

 

Pasi u ekzaminua nga Mjeku i Urgjencës, vajza u orientua, për të bërë një elektrokardiogramë.

Në këto momente, infermieri Metjan Muço rreth të 30-ave, fillon ta ngacmojë me fjalë dhe në pjesët intime.

“Mendova që të bëj një denoncim për një infermier Metjan Muço. Nuk ndihesha mirë një ditë. Kisha vështirësi në frymëmarrje. Shkoj në spital me një të afërmen time. Doktori bëri ekzaminimin dhe tha ka nevojë për një elektrokardiogramë. Cakton mjeku një infermier. Unë e di që elektrokardiograma bëhet në krahun e djathtë. Filloi të vendoste elektrodat. Kur po i vendoste tek pjesa e toraksit filloi ngacmimet te pjesa e gjoksit, sa të bukura… shumë fjalë. Më falni se nuk ndihem mirë”, tha denoncuesja.

Vajza e tronditur është çuar dhe ka ikur nga ambientet e Spitalit, por ngjarjen e ka mbajtur të fshehtë për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm.

“Atje kam pësuar një traumë shumë të fortë që nga ajo ditë për Zotin. Unë nuk e denoncova. Thjesht e mbajta në shpirtin tim. As kushërirës nuk munda t’i tregoja të gjithë të vërtetën. Kam një baba e kam të sëmurë, kam një nënë, kam vëlla, kam dhe një të fejuar që po ta marrin vesh ata, jo vetëm këta të katërt, do e bëjnë copa-copa. Prandaj vendosa që të mos bëj zhurmë pasi kam vëlla, kam të fejuar. Nuk di çfarë të them, dridhem në të gjithë anët”, tregon denoncuesja.

Pas këtij denoncimi, “Stop” duke kërkuar të verifikojë dhe investigojë këtë problem, çon të infiltruarën e vet në spitalin e Pogradecit.

Infermier qëllon sërish Metjan Muço, i cili sapo merr vesh se vajza është turiste në qytet, përsërit sjelljen e tij, duke e ngacmuar s**sualisht këtë të fundit./ALbeu

Biseda:

Infermieri Metjan Muça: Tani, ne këtej lart, mbaruam… Tani do fillojmë këtej poshtë.

E infiltruara: “Prapë do vej termometër”?!

Infermieri Metjan Muça: Ce e vendose njëherë ti qëparë?

E infiltruara: “Po ma vendosën njëherë…”.

Infermieri Metjan Muça: Na, vendose njëherë prej meje…!

E infiltruara: “Prapë”?!

Infermieri Metjan Muça: Varet, si e ke mbajtur.

E infiltruara: “Mirë e vura unë”.

Infermieri Metjan Muça: E, nuk e di unë…Do ta shikojmë gjendje tani mos ketë… Unë, kur e pashë atë të verdhin, mos e mbajte shumë kohë në dorë kushedi? Dhe mos i ra?

E infiltruara: “Ndoshta”!

Infermieri Metjan Muça: Se 36 e gjysmë ishte.

E infiltruara: “S’e di! Ajo e solli, e mbajta 5-6 minuta…”.

Infermieri Metjan Muça: Vere këtë njëherë, ta shikojmë, pastaj, kështu nuk të lemë. Do të të bëjmë derman! Të të bëjmë fil edhe të ikësh, se s’ka kuptim ashtu, që të na vish gjende herë tjetër.

E infiltruara: “Ca do bëj? Po të gjithë pacientët me kaq mirësjellje, me kaq dashuri”?!

Infermieri Metjan Muça: Me mirësjellje! Ata, që vuajnë nga zemra, me mirësjellje e duan, dhembshuri, dashuri, se vjen tanshi njëçikë i mërzitur njëçikë ashtu…, ëëë e kam mirë, ç’ke? Ke emocione?

… Metjanin e kërkon doktoresha e Urgjencës, ai është duke ngacmuar pacienten…

Doktoresha e Urgjencës, Pogradec: Metjan!

Infermieri Metjan Muça: Erdha doktoresha!

E infiltruara: “Aman mos më lër edhe 10 orë të tjera këtu…”!

Infermieri Metjan Muça: Jo de, ce 10 orë…,më e shumta deri në 10:00 të darkës jam unë këtu.

E infiltruara: “Deri kur”?

Infermieri Metjan Muça: Deri në 10:00 të darkës… Eeee edhe ikim pastaj.

E infiltruara: Pastaj ku?

Infermieri Metjan Muça: Ikim bashkë pastaj…

E infiltruara: “Ku të ikim pastaj”?

Infermieri Metjan Muça: Ku të duash…!

E infiltruara: “Unë me pushime jam”.

Infermieri Metjan Muça: Edhe unë me pushime! Ku të duash ti!

E infiltruara: “Po ti, je në punë”?

Infermieri Metjan Muça: Po s’ka gjë, një ditë do e le unë punën…, kështu që rri urtë…!

E infiltruara: “Ë..”?

Infermieri Metjan Muça: E kam me vërte! Ja të shikoj një çikë andej dhe erdha…!

Infermieri Metjan Muça: Të marrim një analizë, se na i kërkon ai doktori, kardiologu. Ke temperaturë?

E infiltruara: “Jo! Njëlloj si herën e kaluar”.

Infermieri Metjan Muça: Do të marr një analizë.

E infiltruara: “Jo, jo! Nuk bëj gjilpërë unë, absolutisht”.

Infermieri Metjan Muça: Jo gjilpërë! Do të marr një analizë, më tha ai doktori i zemrës.

E infiltruara: “Jo, jo! E kam tmerr! Nuk pranoj të jap gjak…,të lutem”!

Infermieri Metjan Muça: Pe meje, pe meje…

E infiltruara: “Tani shtyju një çikë! Unë erdha për t’u vizituar, jo për të gjetur diçka tjetër…”.

Infermieri Metjan Muça: Për t’u vizituar de, jo dedede gjë tjetër! Ulu tashi..!

E infiltruara: “Po mirë, o burrë i dheut, ngele duke…”.

Infermieri Metjan Muça: Ulu tashi, ulu tashi…!

E infiltruara: “Jo, jo! Nuk jap gjak…”.

Infermieri Metjan Muça: Do ta mbushim mendjen, me të mirë me të keq! Hajde shtrihu tani!

E infiltruara: “Jo, jo! Nuk jap gjak, seriozisht nuk jap gjak…”.

E infiltruara e Stop, refuzoi të japë analizat dhe firmosi edhe tek libri i vizitave në prani të doktoreshës.

E infiltruara: “Refuzoj të bëj analizat dhe…”?

Doktoresha: Mjekimin spitalor!

E infiltruara: “Ok”!

Infermieri Metjan Muça: Kështu që, të shkuara ti…! Ishalla s’vjen më këtu!

E infiltruara: “Ishalla jo…! Ju i trajtokeni shumë mirë pacientët”!

Infermieri Metjan Muça: Ja…

You Might Also Like

Lufta po konsumon njerëz, por Kremlini ofron paga të mëdha

Hakohet llogaria e drejtorit ekzekutiv të bursës më të madhe të kriptomonedhave në botë

Hetimet zbulojnë përfshirjen e shtetit serb në kanalin `Ibër Lepenc`

Qeverisja elektronike, më pak burokraci dhe reduktim i stafit

Amerika e Trump parashikon shembjen e Evropës në 20 vitet e ardhshme. Gjermania përgjigjet

Kosova Times September 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani njofton Metsola për sulmin në Iber dhe kërkon mbështetje për statutin e kandidatit

Kosova Times Kosova Times December 4, 2024
Gërvalla takon homologun austriak, bisedojnë për integrimin e Kosovës në BE
Mblidhet qeveria në detyrë, 14 pika në rend të ditës
Zelensky i viziton trupat ukrainase në kufi me rajonin rus
Kurti: Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për të zbardhur zhdukjet me dhunë gjatë luftës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?